Drithera?! Bulmet?!

Drithera?! Bulmet?!

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Zakonet moderne njerëzore të të ngrënit kanë ndryshuar plotësisht, dhe në të njëjtën mënyrë edhe ushqimet që ne zgjedhim. Paraardhësit tanë ishin të destinuar që të shkonin drejt karbohidrateve, dhe kishin një ndjesi natyrale drejt të ëmblave. Me zhvillimin, ne kemi mësuar që ta sfidojmë natyrën dhe të izolojmë sheqernat nga ushqimet, ashtu sikundër të zgjedhim ushqime me sheqerna të përqëndruara, siç janë lëngjet e frutave, frutat e thata dhe mjalti. Këto ushqime janë shumë të ëmbla në mënyrë që trupi t’i përballojë.
Një nga mënyrat më të zakonshme që ne tani konsumojmë karbohidrate janë drithërat, veçanërisht gruri. Që kur gruri është një pjesë e pandashme e ditës tone (me 600 milion ton që konsumohen çdo vit, ajo krijon rreth gjysmën e marrjes së kalorive të dietës mesatare të një personi), ideja që ajo nuk është shumë e mirë për ne, mund të jetë shumë e vështirë për tu kapërcyer.Nj ëpikëpamje vjetër ka qënë që 1 në 1000 njerëz kanë sëmundjen celiake, një çrregullim tretës që shkaktohet nga ndjeshmëria ndaj glutenit. Sëmundja celiake prek pothuajse 1 në 100 njerëz, ndërsa ndjeshmëria e glutenit prek përafërsisht 1 në 10 njerëz, shpesh pa asnjë simptomë tretjeje. Për disa njerëz, ndjeshmëria ndaj glutenit nënkupton të ndjerit të lodhur gjatë gjithë kohës, për disa të tjerë, të ndjerit të depresuar.
Cilat janë simptomat? Tabela më poshtë jep simptomat më të zakonshme të ndjeshmërisë së glutenit. Ndërkohë që problemet e tretjes janë të zakonshme ndërmjet atyre që janë të ndjeshëm ndaj glutenit, njerëzit të cilët janë më të ndjeshëm ndaj glutenit nuk kanë fare simptoma të tretjes. Nëse ju keni një numër të konsiderueshëm të këtyre simptomave, ose faktorë rerziku, unë ju këshilloj që të testoheni lidhur me intolerancën ndaj glutenit.
Simptomat e zakonshme të ndjeshmërisë ndaj glutenit:
– Probleme frymëmarrjeje, siç është sinoziti dhe infeksioni i veshit të mesëm
– Probleme të mostretjes të shkaktuara nga lodhja, anemia, osteoporoza, humbja e peshës
– Diare, kapsllëk, fryrje, sëmundja Crohn
– Depresion, probleme sjelljeje me fëmijët, sindroma kronike e lodhjes, sëmundje të mungesës së përqëndrimit
Pse duhet të ndodhi kjo? Kjo ndodh pasi në kohën e paraardhësve tanë nuk ekzistonte gluteni tek drithërat. Drithërat filluan që të kultivoheshin vetëm 10 mijë më vonë, dhe që në atë kohë, vetëm në disa pjesë të botës. Në shumë vende në atë kohë nuk kishte drithëra me gluten, derisa ato u prezantuan njëqind vite më pas. Kjo u bë në një kohë shumë të shkurtër. Shumë prej nesh thjesht nuk adoptohen dot për të toleruar drithërat, ndryshe nga kafshët ripërtypëse që jetojnë nga kullotat dhe drithërat.
Kjo mund të shpjegojë edhe faktin se përse alergjia e drithërave është kaq shumë e përhapur. Gruri modern është gjithashtu shumë më i ndryshëm sesa gruri që u rrit në epokat parahistorike. Një substancë që quhet gluten zëvendëson 78 % të proteinave totale në grurin modern. Tashmë, ekzistojnë mijëra kërkime që tregojnë se është një pjesë e glutenit, që quhet gliadin, që është një irritues i zorrëve që shkakton reaksione alergjie. Trupi reagon ndaj saj si të jetë një pushtues. Kur majaja reagon me sheqerin, ajo prodhon flluska gazi që përhapin më lehtësisht më shumë gluten që është në brumë. Kështu që, sa më e lartë që të jetë përmbajtja e glutenit, aq më e lehtë është copa, por më e vështirë është për zorrën tonë. Reaksionet e pafavorshme ndaj bukës janë shumë më të zakonshme sesa ato të makaronave, që zakonisht është bërë nga gruri i fortë që është në përmbajtje të ulët të glutenit. Kjo mund të ndodhë edhe sepse bukë përmban maja (që makaronat nuk e përmbajnë), që është një alergjen tjetër i zakonshëm.
Ndërkohë që gluteni është çelësi proteinik tek drithërat, ai gjëndet edhe tek shumë ushqime sic janë thekra, elbi dhe tërshëra. Në përgjithësi, njerëzit që janë shumë të ndjeshëm ndaj glutenit, duhet të shmangin të gjithë drithërat me gluten. Gliadina nuk gjëndet tek tërshëra. Gjithsesi, nëse ju ndiheni shumë më mirë pa drithërat, ja vlen që të filloni që të përdorni tërshërën për të parë se çfarë ndodh.
E njëjta teori mund të tregohet edhe me produktet e bulmetit. Paraardhësit tanë nuk ishin konsumues të qumështit.
Një shtesë relativisht e re në kuzhinë është edhe ngrohja. Njerëzit kanë zbuluar zjarrin 400.000 vite më parë, por që nga ajo koha ato kanë konsumuar pjesën më të madhe të ushqimeve të gjalla. Për miliona vite, përpara kësaj, çdo gjë është ngrënë e gjallë. Gatimi ndryshon molekulat tek ushqimet dhe shkatërron shumë vlera ushqimore dhe enzimat që shndërrojnë ushqimet në komponentë që mund të përdoren për trupin, kështu që një dietë natyrale përfshin shumë ushqime që janë të gjalla ose ushqime të gatuara shumë lehtë. Ushqimet e gjalla kërkojnë më shumë përtypje sesa ushqimet e gatuara. Kjo, jo vetëm që zbërthen ushqimin, duke e miksuar atë me enzimat tretëse në gojë, por gjithashtu i dërgon sinjale traktit tretës për të lejuar përzirjet e sakta të enzimave tretëse që të prodhohen, në varësi të asaj që është në gojë. Pjesa më e madhe e ushqimeve të shpejta është ushqim i butë që kërkon një përtypje minimale: si rrjedhojë e kësaj, nofullat e njerëzve në kohën moderne janë më të vogla se në kohërat e vjetra.
error: Nuk lejohet kopjimi!