Djersiteni dhe djersa juaj mban erê shumë të keqe?!

Djersiteni dhe djersa juaj mban erê shumë të keqe?!

Limoni ? jeshil lime është fruti qe eleminon eren e keqe te djerses ndoshta edhe me mire se deodorantet komerciale…

Djersa është produkt i mekanizmit që trupi ynë duhet të rregullojë temperaturën e trupit dhe të luftojë infeksionet. Një përbërje që përmban djersa quhet dermcidin dhe roli i saj eshte te parandaloje hyrjen e baktereve të dëmshme në trup.

Deodorantët industriale që blejmë në supermarket mund të bëjnë më shumë dëm sesa të mirë, duke parandaluar procesin natyror të djersitjes.

Duke bllokuar kanalet e djersës me toksinat që ato përmbajnë, të tilla si alumini dhe duke promovuar rritjen dhe zhvillimin e baktereve që më pas arrijnë në qarkullimin e gjakut, deodorantët komercialë na ekspozojnë ndaj shumë rreziqeve shëndetësore. Deodorantët janë të ngarkuar me kimikate të dëmshme që dëmtojnë shëndetin dhe na bëjnë më të prekshëm ndaj sëmundjeve të caktuara.

Era e keqe ne fakt nuk shkaktohet nga djersa, por është rezultat i baktereve që nuk janë shkatërruar nga dermcidin. Për fat të mirë, ka alternativa natyrore për deodorantët komercialë, dhe qe sigurojne një efekt shumë të efektshëm.

Limoni Lime është një agrume e njohur mirë në Amerikën Latine në Azi, por jo shumë e zakonshme në zonën e Mesdheut, është shumë efektive në luftën kundër erës së keqe të trupit dhe nuk ka efekt anesore në shëndetin tonë.

Priteni ne gjysmë, ferkoni me atë sqetullat tuaja dhe lereni të thahet para se të vishni rrobat tuaja.

Aroma e saj zgjat tërë ditën, nuk jep asnjë njollë dhe nuk ka efekt negativ në shëndetin. LImetta ose limoni jeshil lIme lufton bakteret e dëmshme, eliminon erën e keqe në vend që ta maskoje ate dhe na bën të jetojmë më mirë.

error: Nuk lejohet kopjimi!