Disa nga ushqimet më të mira proteinike për humbje peshe

Disa nga ushqimet më të mira proteinike për humbje peshe

Nëse po përpiqeni të humbni disa kile, sigurohuni që të konsumoni proteinat e duhura. Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë proteinike kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur dhe metabolizuar që do të thotë që do të humbni më shumë kalori në përpjekje për t’i tretur ato. Jo vetëm kaq, por gjithashtu ju mbajnë të ngopur për më shumë kohë. Provoni këto ushqime për benefitet e shumta që sjellin në humbjen e peshës.

1. Bajamet
Provoni të konsumoni bajame gjatë një vakti të ndërmjetëm. Gjithashtu është e rëndësishme të konsumoni vakte të ndërmjetme që ju mbajnë të ngopur deri në vaktin tjetër. Ju ndihmojnë të rezistoni ndaj ushqimeve që janë të pashëndetshme.

2. Farat e kungullit
Spërkatini këto fara të shëndetshme në drithërat e mëngjesit që të ndiheni më të ngopur për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë do të jeni më pak të prirur të hani deri në vaktin tjetër.

3. Vezët organike
Vezët janë të shkëlqyera për mëngjes ose drekë. Gjithashtu do t’ju ndihmojnë të mbani  të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak. Ideale për këdo që po ndjek një program të humbjes në peshë.

4.Kos organik

Shtoni një lugë kos në muesli, në smoothie apo në vaktin tuaj të ndërmjetëm. Ky ushqim i pasur proteinik ndihmon në parandalimin e krizave dhe të rënies së sheqerit në gjak, që mund të shkaktojë shtim në peshë. Shmangni konsumin e kosit me sheqerna të shtuara.

5. Mishi i kafshëve të rritura në kullota

Të merrni një porcion të tillë proteinik kur stërviteni është mjaft e shëndetshme. Mishi i kafshëve të rritura në kullota është një burim i mirë proteinik por gjithashtu ka përmbajtje të lartë hekuri. Ju duhet mjaft hekur për të pasur energji, e cila është e rëndësishme kur fillon një regjim të ri ushtrimesh për humbjen në peshë.

6. Vaji i peshkut

Një tjetër faktor që duhet marrë në konsideratë kur mundoheni të balanconi nivelet e sheqerit në gjak janë acidet yndyrore omega-3, që gjenden në sasi të mëdha në vajin e peshkut si salmoni dhe sardelet. Të hani ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe proteina, gjithashtu do t’ju japin një ndjesi ngopjeje. Të hani këto yndyrna të mira do t’ju ndihmojnë shumë në humbjen e peshës.

7. Thjerrëzat

Thjerrëzat jo vetëm që janë të pasura në proteina por që gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme fibrash. Këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak dhe ju ndihmojnë që të qëndroni më të kënaqur pas një vakti.

8.Hummus (lloj salce)

Kjo lloj salce me lëndë ushqyese është një vakt i ndërmjetëm perfekt krahas disa perimeve ose krakers. Ka një përmbajtje proteinash dhe fibrash, dhe është një mënyrë mjaft e mirë për një vakt të ndërmjetëm gjatë mbasdites.

9.Quinoa

Këto fara pa gluten janë një alternativë e shkëlqyer ndaj orizit dhe drithërave të tjera. Plot me proteina dhe fibra , quinoa ju ndihmon të mbani urinë në kontroll. Të përdorni quinoa në vend të drithërave është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar karbohidratet. Gjithashtu mund ta përdorni në sallatëra apo në gatime të ndryshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!