Disa keshilla qe duhet te keni parasysh kur diagnostikoheni me kancer gjiri…

Disa keshilla qe duhet te keni parasysh kur diagnostikoheni me kancer gjiri…

 

Reduktimi i stresit

Sapo jeni diagnostikuar me kancer gjiri dhe me siguri qe jeta juaj eshte mbushur me stres dhe pasiguri. Por me kalimin e kohes stresi dhe ankthi reduktohen, edhe pse nuk largohen plotesisht. Kerkon kohe- pasi cdo njeri eshte i ndryshem po ashtu dhe menyra se si e perballojne stresin. Eshte e rendesishme te gjeni menyra qe funksionojne si duhet per ju dhe stilin tuaj te jeteses.
Disa teknika per perballimin dhe clirimin nga stresi perfshijne:
-Beni ushtrime fizike ne natyre, ecje ne natyre
-Kaloni me shume kohe me familjen dhe miqte
-Flisni me njerez te cilet kane perjetuar ose po perjetojne te njejten gje si ju
-Mbani nje ditar per te shkruar se si ndiheni.
-Beni aktivitete kreative: te pikturoni prsh
-Lexoni libra dhe shihni filmat qe ju pelqejne
-Provoni terapine masazhuese
-Beni joga, tai chi, meditin ose ushtrime frymemarrjeje te thelle.

Aktiviteti fizik

Ka shume prova shkencore te cilat provojne qe aktiviteti fizik luan nje rol te rendesishem gjate dhe pas trajtimit te kancerit.
Statistikat 10-vjecare per mbijetesen nga kanceri i gjirit tregojne qe shanset jane me te larta kur pacientet bejne rregullisht aktivitet fizik sesa pacientet qe nuk ushtrohen rregullisht. Organizata Boterore e Shendetit rekomandon ushtrime te moderuara se paku 3-5 ore ne jave. Ushtrimet e rezistences/forces jane gjithashtu beneficiale. Por merrini gjerat gradualisht!
Ushtrimet e rregullta gjate dhe pas trajtimit ju ndihmojne te reduktoni lodhjen qe lidhet me kancerin, stresin psikologjik dhe ndihmon ne reduktimin e disa prej efekteve anesore te trajtimit. Gjithashtu ndihmon ne reduktimin e peshes, qe lidhet gjithashtu me trajtimet e kancerit te gjirit. Ne shume studime, aktiviteti fizik ka treguar qe ka efekte te forta ne faktoret e stilit te jeteses, si dhe ne reduktimin e shanseve qe kanceri te rikthehet me vone, vecanerisht ne femrat post-menopauzale.

Mbajtja e nje peshe te shendetshme dhe keshilla per nje ushqyerje korrekte

Te mbani nje peshe te shendetshme, redukton shanset tuaja qe kanceri te shfaqet serish. Shume paciente fitojne peshe gjate dhe pas trajtimit te kancerit te gjirit. Kjo mund te vije si pasoje e stresit ne ushqyerje, reduktimit te aktivitetit per shkak te lodhjes, perdorimit te mjekimeve si dhe nga trajtimet e kimioterapise.
Gjithashtu trajtimet ne menopauzs sjellin shtim ne peshe per shume femra. Shume studime klike kane treguar qe shtimi ne peshe gjate dhe pas trajtimit si dhe te qenit mbipeshe ose obeze ne diagnostikim , sjell efekte negative.
Te gjitha femrat me kancer gjiri duhet te mbajne peshen e tyre brenda nje rangu normal. Nuk ka nje diete specifike por thjesht mundohuni te hani ne menyre organike, te eliminoni sheqerin etj, e cila eshte provuar qe eshte beneficiale ne reduktimin e rrezikut per perseritjen e kancerit.
Me pare mendohej qe cdo person i/e diagnostikuar me kancer gjiri duhet te shmangte konsumin e ushqimeve te sojes si fasule edamame, supe miso, tofu dhe tempeh, por studimet klike nuk e kane mbeshtetur kete rekomandim. Megjithate nje regjim i shendetshem ushqimor ka benefite te mrekullueshme.

Keshilla:
-Blini nje frut te ri ose perime sa here qe shkoni ne supermarket, Kjo do t’ju ndihmoje te konsumoni nje sere ushqimesh si dhe te merrni nje shumellojshmeri nutrientesh dhe vitaminash.
-Konsumoni nje frut te plote sesa te pini lengje te konservuara frutash. Frutat reduktojne kalorite, shtojne fibra dhe ndjesine e te ngopurit.
-Shmangni ushqimet me kripe, turshite dhe ushqimet e tymosura.
-Piqeni ne zgare ushqimin ose ziejeni-limitoni skuqjen.
-Zgjidhni buke me drithera te plota
-Hani me shume fibra-shtoni perime ku te jete e mundur, zgjidhni drithera te pasura me fibra, shtoni fasule ne forme veshke ose fasule te zeza ne supa ose sallata.
-Limitoni yndyrna te ngopura
Zgjidhni yndyrna mono te pangopura si avokado, vaji i ullirit dhe yndyrna poli te pangopura si arrat, farat etj.
-Shmangni yndyrnat-trans qe gjenden shpesh ne biskotat e blera, krakers, ushqimet e skuqura etj.
-Shmangni mishrat e procesuar si prsh salcicet, sallami. Organizata Boterore e Shendetit thote qe konsumi i rregullt i sasive te medha te ketyre ushqimeve ka treguar qe shkakton kancer te zorres se trashe, si dhe mund te lidhet pak me rrezikun e kancerit te gjirit.
-Perqendrohuni te ushqimi. Studimet kane treguar qe kemi me shume tendence te konsumojme me shume kalori kur hame para televizoit, kur ecim me makine, lexojme etj.

Diagnoza e kancerit te gjirit sjell nje impakt te madh ne mireqenien tuaj emocionale. Mbani mend qe mireqenia juaj emocionale eshte po aq e rendesishme si shendeti fizik dhe mund t’ju duhet shume mbeshtetje. Te perballeni me kancerin eshte nje nga situatat me te dhimbshme dhe me stresuese qe njeriu mund te perballoje dhe mbani mend nuk ka menyre te duhur per ta perballuar por vetem ajo qe funksionon per ju. Jepini vetes pak kohe per t’u pershtatur dhe mundohuni te jeni sa me te durueshem.
Ka gjithmone disa menyre per te ndihmuar veten ne kete faze te re te jetes suaj. .
Ju mund te perballeni me shume sfida si te pranoni faktin qe jeni diagnostikuar me kancer; stresin e trajtimeve mjekesore; ndryshimin e nevojave emocionale; depresioni; ankthi; perballimi i dhimbjes, probleme me gjumin dhe shume simptoma te tjera. Qendroni te forte! Mund t’ja dilni mbani!

error: Nuk lejohet kopjimi!