Disa këshilla për trupat ginoid ose Në formë dardhe

Disa këshilla për trupat ginoid ose Në formë dardhe

Kundërshto mbajtjen e ujit. Aleatët më të mirë janë ushqimet që ndihmojnë në daljen e lëngjeve të tepërta dhe toksinave që në të kundërt provokojnë mahisjen e indeve dhe shfaqjen e celulitit. Preferohet koper, spinaq, angjinare, domate, mashurka, kunguj të njomë, speca pasi këto kanë ujë dhe kalium si dhe minerale që favorizojnë tretjen me efekte dezintoksikuese. Selinoja ndihmon veshkat për të eleminuar lëngjet e tepërta, ananasi-lehtëson tretjen dhe asimilimin. Pakësoni  konsumin e kripës pasi kripa favorizon mbetjen e lëngjeve në inde. Shmangni ushqimet e kripura si : sallamërat, djathërat, etj. Stimuloni qarkullimin e gjakut duke ngrënë sa më shumë agrume dhe kivi te pasura me vitaminë C, që mbron kapilarët , përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenon indet. Specialistët thonë se trupat në formë dardhe, pra trupat ginoidë  ku dhjami i tepërt grumbullohet në pjesën e legenit mund të jenë më të shëndetshëm se ato që e kanë trupin ne formën e mollës apo trupat android të quajtur ndryshe ku dhjami grumbullohet në pjesën e barkut sidomos nëse beli i kalon 89cm. Dhjami në bark shton rrezikun e tensionit të lartë, sëmundjeve të arteries koronare, diabetit, apopleksisë dhe disa llojeve të kancerit.
error: Nuk lejohet kopjimi!