DIETA PER HEPATITIN

DIETA PER HEPATITIN

Rekomandohet
  • Te konsumoni ushqime të shumëllojshme dhe eliminoni ushqimet e rafinuara.
  • Te plotësoni nevojat ushqimore të trupit, me vitamina, proteina, minerale dhe yndyra, duke i marrë këto kryesisht nga produktet bimore të freskëta dhe jo nga ato shtazore.
  • Te konsumoni vakte të vogla e të shpeshta gjatë ditës.
  • Eshte mire te konsumoni peshk 1-2 herë në javë, gatimi ka shume rendesi – jo i skuqur.
  • Te konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës .
  • Te konsumoni uje të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu i rekomanduar për të ndihmuar funksionet e mëlçisë.
  • Te rrisni konsumimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe zarzavateve të freskëta e të gjalla, ose të ziera pak, veçanërisht: karrotën, pataten e ëmbël (të kuqe), rrepën, domatet, fasulet e jeshile (bishtajë), brokoli, fasulet, thjerrëzat, dritherat e plota (me gjithë krunde: grurin e zi, bukën e zezë, elbin), orizin e zi. Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me hurdhër ose qepë, dy faktorë shumë të rëndësishëm kundër infeksioneve dhe tumoreve.
  • Zierja e perimeve mbi avull është më shëndetësore.
  • Te përdorni vetëm vajin e ullirit ekstra te virgjer në gjellë.
  • Te konsumoni së paku 3 kokrra hurma arabie para buke, sidomos në mëngjes
  • Qumështi i sojës, susamit dhe i orizit janë shumë ushqyes dhe të dobishëm.
  • Rrushi i njomë, ose i thatë, lëngu i rrushit dhe melasa e rrushit janë shumë të dobishëm dhe të nevojshëm për problemet e veshkave dhe të mëlçisë, kështu qe duhet konsumuar çdo ditë prej tyre. Po kështu edhe lëngu i shegës.
  • Ushtrimet fizike, aerobike dhe ecja janë të domosdoshme.
Terapia me lëngje:
Per personat qe vuajne nga hepatiti keto kombinime të lëngjeve janë mjaft të dobishme:
  • panxhar,karrote, lëngu i embrionit të grurit.
  • hudhër dhe stafidhe e zezë.
  • lëng limoni, mjalte blete natyral,vaj ulliri, përziehen në përmasa të barabarta dhe pihen menjëherë pas ngrënies së drekës.
Nuk keshillohet
  • Mos konsumoni asnjë lloj mishi, e ne veçanëti mishin e viçit dhe të deles, por mund të hani mishin e pulës dhe të zogjëve duke i hequr lëkurën para zierjes. Gatimi eshte shume i rendesishem, preferohet të mos skuqen.
  • Shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën, të cilat shkaktojnë stres në mëlçi.
  • Qumështi dhe produktet e tij nuk rekomandohen. Mund te konsumohen në sasi të vogla dhe të skremuara, me përjashtim të qumështit të devesë dhe të dhisë.
  • Shmangni ushqimet e skuqura dhe të shpejta.
  • Ndalohen të gjitha erëzat,
  • Ndalohen yndyrat dhe vajërat, përveç vajit të ullirit, i cili gjithashtu duhet konsumuar pa e tepruar dhe duhet pasut kujdes të mos ziehet dhe as të mos skuqet, por duke ia shtuar gjellës apo sallatës në pjatë.
  • Të gjitha llojet e bukëve të bardha, paninet, etj, por hani vetëm bukë të zezë.
  • Të skuqurat, patatinat, çokollatat janë të ndaluara.
  • Ndalohen turshitë dhe të gjitha pijet me gaz .
  • Të konservuarat, ngjyrat artificiale, janë të ndaluara.
  • Mos ha ushqim veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.
  • Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por bej disa hapa.
Program udhëzues
Mëngjesi: Fillo me një leng frutash (banane, mollë, etj) me qumësht soje, kjo do ishte më e mira.
Paradite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera.
Në drekë: Shumë perime të gjalla ose të ziera pak, me oriz, ose fasule, ose thjerrëz, peshk, bukë e zezë, sallatë, etj. Sallata është e domosdoshme sidomos kur gatuhet mish ose peshk.
Pasdite: Një frut i freskët dhe pak bajame ose fara të tjera. Disa ushtrime fizike, aerobike, ecje, etj.
Darka: Darka duhet të hahet rreth dy orë para fjetjes. Perime të gatuara mbi avull (ose të ziera pak); zgjidh karrotat, broklin, bathë, kërpudhat, specet e jeshile, kungullin e njomë. Nëse i gatuan mbi avull, nuk duhen lënë më shumë se 5 minuta. Shoqëroji me oriz të zi ose me ndonjë produkt integral, etj.
error: Nuk lejohet kopjimi!