Dieta e pre-diabetikëve që të gjithë duhet të ndjekin

Dieta e pre-diabetikëve që të gjithë duhet të ndjekin

Ekspertët besojnë se numri i njerëzve që jetojnë me diabetin do të ngrihet dramatikisht 40 vitet e ardhshme.  Sipas “Centers for Disease Control and Prevention (CDC)” , të paktën 1 në 3 të rritur mund ta kenë këtë sëmundje në 2050. Dhe rreth 79 milionë amerikanë të rritur mund të kenë pre-diabet, një gjendje që shkaktohet kur nivelet e sheqerit në gjak nuk janë aq të larta sa për t’u diagnostikuar me tipin 2 të diabetit. Ka plot statistika alarmuese, por ka kaq shumë për ta parandaluar këtë sëmundje dhe për të ngadalësuar progresin, duke përfshirë konsumimin e një diete të shëndetshme.

7 rregulla për një ushqyerje të shëndetshme

Këtu janë 7 rregulla ushqyerje që mund ta mbajnë nivelet e juaja të sheqerit në gjak të normalizuar

1. Eliminoni pijet me gaz
As cajëra me sheqer. Jo lëngje. As soda. As limonadë me sheqer. As kafe me qumësht. Pijet me sheqer nuk sigurojnë asgjë më tepër se kalori boshe dhe janë një rrisk që ndikon në shfaqjen e obezitetit.
2. Kujdes me procionet
Ju sërish mund të hani ushqimin që doni por me sasi më të vogla. Duhet të reduktoni ushqimet me kalori të larta, ushqimet e perpunuara, dhe ëmbëlsirat t’i ruani për raste speciale. Mbani mend që edhe ushqimi i shëndetshëm mund të cojë një shtim peshe nëse hani shumë prej tij, dhe obeziteti është faktori kryesor për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

3. Mbushuni me fibra

Hani ushqime që përmbajnë sasi të larta fibrash si perimet, frutat, fasulet dhe drithërat e plota. Fibrat mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe shmangin shtimin në peshë. Të paktën gjysma e pjatës suaj duhet të ketë fruta dhe perime. Këto mund të jenë të freskëta, të  ngrira ose të konservuara.Shmangni ato me shumë kripë.

4. Zgjidhni me kujdes yndyrnat
 Dieta juaj duhet të ketë disa yndyrna por kërkoni për burimet më të shëndetshme; ullinj, arra,fara dhe avokado.

5. Pini alkol në mënyrë të moderuar
Burrat nuk mund të pinë më shumë se dy gota në ditë, gratë jo më shumë se një. Një pije është 354 ml birrë, 147 ml verë, dhe 44 ml pije të tjera.

6.Zgjidhni me kujdes mishin

Për të identifikuar me kujdes mishrat, kërkoni për fjalët rrethore ose fileto në emrat e tyre. Një opsion është mishi i bardhë i pulës apo gjelit të detit pa lëkurë. Të shtoni peshk në dietën tuaj 2-3 herë në javë është një zgjidhje e shkëlqyer thotë Borcik, pasi ndihmon në parandalimin e diabetit.
-Qëndroni të hidratuar. Pini shumë ujë. Njërëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë, e cila mund të cojë mbi-konsumim dhe shtim të peshës. Ndiheni më mirë kur jeni të hidratuar pasi ul sheqerin në gjak, e cila ju duhet domosdoshmërisht.

Dieta dhe ushtrimet
Regjimi i një pre-diabetiku duhet të përfshijë dhe ushtrime rregullisht si aerobika dhe trajnimi i forcës, që ju ndihmon të keni një peshë të shëndetshme thotë Borcik. Planifikoni të paktën 30 minuta në ditë ushtrime.
Mënyra më e mirë për të parandaluar tipin 2 të diabetit është të ndiqni një jetëse të shëndetshme, e cila përfshin zgjedhjet e duhura ushqimore. Nëse dieta juaj kërkon ndryshime, mos prisni vetëm “alarmin”, për të bërë ndryshime.

error: Nuk lejohet kopjimi!