Dieta e mollës për të humbur kilograme dhe detoksifikuar plotësisht trupin…

Dieta e mollës për të humbur kilograme dhe detoksifikuar plotësisht trupin…

Eshte folur shumë për dietat e shpejta: ato nuk janë ideale për sa i përket shëndetit dhe mund ta riktheni shpejt peshën e humbur dhe, në shumë raste, ato as nuk ju ndihmojnë të humbni peshë.
Dieta që sugjerojmë më poshtë, ajo e mollës, është e njohur pikërisht sepse është efektive dhe e shëndetshme.

Dita 1.
Vetëm mollet duhet të hahen gjatë gjithë ditës, të shoqëruara nga të paktën 2 litra ujë. Nuk ka kufizime në sasinë e mollëve.

Dita 2. Vetëm mollë për mëngjes dhe darkë. Për drekë, një sallatë me marule ose spinaq dhe rakula, me vaj limoni dhe ulliri dhe një copë djathë me pak yndyre.

Dita 3. Për mëngjes një mollë, një fetë bukë integrale dhe një cope mish gjel deti. Për drekë një sallatë jeshile me karota dhe selino. Për darkë vetëm mollë.

Dita 4. Për mëngjes një mollë dhe një fetë bukë integrale me një cope mish gjel deti. Për drekë, një sallatë me perime të ziera dhe pak ton. Për “snack”vetëm mollë, për darkë një filxhan driterash integrale me pak qumësht.

Dita 5. Për mengjes nje molle, një vezë të zier dhe një fetë bukë integrale. Për drekë një pjesë të vogël të mishit dhe një sallatë me perime të papërpunuara. Për “snack” dhe darkë, përsëri mollë.

© PHD ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

 

error: Nuk lejohet kopjimi!