Dieta e 40 vjeçareve: këshilla për t’u dobësuar

Dieta e 40 vjeçareve: këshilla për t’u dobësuar

Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktik per t’u dobësuar:
Pas të 40-ave, në fakt, është më e lehtë të akumulohen disa kg pasi metabolizmi ynë ka tendencën të ngadalësohet, trupi i nënshtrohet ndryshimeve hormonale dhe djegia e yndyrave bëhet gjithmonë e më e vështirë. Në këtë gjë shpesh ndikojnë të tjetë faktorë që kontribuojnë në lëvizjen në krah të gabuar të gjilpërës të peshores siç janë: një stil jo korrekt dhe shume sedentar i jeteses, pak ushtrime fizike, ose një ushqyerje jo e kujdesshme. Si mund të heqesh kalorite e tepërta dhe të modifikosh këtë zakon jo të drejtë?
Zvogëloni porcionet
Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore. Por duke jetuar së bashku shpesh herë tendenca është të uniformizohen sasitë, ora si burri ashtuedhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kg të tepërta pa e menduar. Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrene pak dhe gjithçka në sasi të moderuar. Per të patur në kontroll sensin e bollëkut është mire te konsumoni perime te gjalla ose te ziera ndoshta perpara se te filloni pjaten kryesore. Proteinat, djatherat dhe bishtajoret janë të domosdoshme per te humbur peshe, dhe duhet te jene gjithmone ne tavoline, por duke qene te kujdesshem me masën.
Bëni lëvizje
Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojne te rrisesh metabolizmin, të forcosh muskulaturen, te zvogelosh perimetrin dhe mos te akumulosh dhjame. Ne alternative me palestren per te qendruar ne forme e te dobesohesh duhet te besh not, te ecesh me hap te shpejte, te ngasesh bicikleten. Gjysem ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditëmund te jete I mjaftueshem per te garantuar benefite te dukshme në organizëm.
Konsumoni vakte të ndërmjetme
Per t’i rezistuar tentativave e mos te arrish tek vakti tjeter pa nje uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë eshte te konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës. Çdo 4-5 ore, është mire të konsumoni fruta te fresketa, nje copë te vogel djathë grana, ndonjë fete proshute magro, nje kos natyral ose nje biskote intergrale . Embelsirat, te skuqurat ose ushqimet e paketuara kane sasi te teperta kalorish dhe sheqererash dhe duhet te konsumohen rradhe ose te eleminohen per te mos rrezikuar ne rritjen e sasive kalorike.
Kujdesuni me ushqimin
Kujdesi me ushqimin eshte shumë i rëndësishëm nëse kerkoni të dobësoheni pas moshës 40 vjeçare. Tërshëra për shembull është një aleat i shkëlqyer pasi limiton absorbimin intestinal te kolesterolit dhe acideve biliare. Qershitë frutat me pak kalori janë të pasur me antioksidantë, ndihmojnë në shqetësimet e artikulacioneve dhe janë shumë të këshilluara si një vakt i ndërmjetëm. Bajamet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në të njëjtën kohë reduktojnë kolesterolin. Peshku blu i varfër me yndyra, ju ndihmon te dobesoheni në sajë të pëmbajtjes të lartë me Omega 3.
error: Nuk lejohet kopjimi!