Diarrea, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet

Diarrea, nga se shkaktohet dhe si mund të trajtohet

Diarrea është një lloj i zakonshëm i shqetësimeve gastrointestinale ose infeksioneve. Shkakton shkarkime të shpeshta të zorrëve në formën e feceve në trajtë uji dhe dhimbje stomaku. Nëse jeni ju apo fëmijët tuaj që kohët e fundit keni pasur diarre, e dimë që pyetja që doni më padurim të thoni është “Mund të më thoni një mënyrë për të ndaluar diarrenë shpejt?” Nëse po përjetoni ndonjë nga simptomat e përshkruara, ju mund të jeni të prekur nga një rast akut i diarresë. Diarrea akute zgjat rreth 1 ose 2 javë kur jeni përkohësisht të sëmurë. Ose mund të keni diarre kronike, e cila zgjat më shumë se disa javë. Kur ke diarre, keni shkarkime të feceve në trajtë uji rreth 3 ose më shumë herë brenda 24 orëve. Besojeni ose jo, diarrea akute mund të jetë një nga mekanizmat më të mira mbrojtëse të trupit kundër infeksioneve ose viruseve të përkohshme. Edhe pse janë të parehatshme dhe të pakëndshme, simptomat e diarresë afat-shkurtër ndihmojnë për të eliminuar substancat e padëmshme nga trakti GI, përpara se të shkaktojnë më shumë komplikacione.

Nga ana tjetër, simptomat e diarresë kronike, janë pak ndryshe. Ato kanë si tendencë të vijnë dhe të ikin, gjithmonë në varësi të faktorëve dietikë dhe të stilit të jetesës. Kjo përfshin sistemin imunitar dhe nivelin e stresit me të cilin po përballeni. Studiuesit tregojnë që diarrea kronike ndodh në të paktën 3% të atyre që udhëtojnë. Diarrea akute është zakonisht më e thjeshtë për ta trajtuar pa mjekime dhe ndërhyrje serioze. Gjithsesi, diarreja kronike është më problematike.  Mund të shkaktojë dehidratim dhe mungesë nutrientësh nëse nuk adresohet si duhet. Lajmi i mirë është që ka një sërë hapash që mund të ndërmerrni për të kuruar në mënyrë natyrale të dyja tipet e diarreve.

Cfarë e shkakton diarrenë?

Diarrea është një reagim natyral i dehidratimit, infeksionit ose toksinave që duhen eliminuar nga sistemi tretës. Shembujt përfshijnë tipe të caktuara bakteriesh, parazitësh, alergjitë ushqimore dhe mikrobe të tjera. Një nga rrisqet që lidhet me diarrenë është mund t’ju bëjë akoma më të dehidratuar edhe nëse jeni i sëmurë. Kjo vjen si pasojë e humbjes së ujit dhe mineraleve të trupit, duke përfshirë dhe elektrolitet në mënyrë të shpejtë.
Ja cilat janë disa nga simptomat më të zakonshme të diarresë:

-Lëvizjet e shpeshta të zorrëve, duke përfshirë të shkuarit në banjë më shumë se 1-2 herë në ditë
-Fece në trajtë uji
-Dhimbje barku dhe ndonjëherë fryrje stomaku
-Ndonjëherë përzierje dhe vjellje
-Dhimbje stomaku dhe ndonjëherë humbje oreksi, humbje peshe
-Etje e pashpjegueshme, për shkak të humbjes së shumtë të ujit kur shkoni në banjo shpesh
-Ndonjëherë simptoma të një temperature por në varësi të asaj cfarë e shkakton diarrenë (si infeksioni dhe sëmundja)
-Simptoma të dehidratimit, që mund të shkaktojë shqetësime në stomak, ndryshime në presionin e gjakut etj.

Celësi për të mësuar si të ndaloni simptomat e diarresë, menjëherë sapo ato kanë filluar si dhe për t’i parandaluar që të rikthehen sërish, varet nga shkaqet që po e shkaktojnë këtë gjendje. Diarreja mund të zhvillohet për shkaqe të ndryshme duke përfshirë dehidratimin, sëmundjen dhe helmimin nga ushqimi.

Faktorët e rriskut të diarresë:

Cfarë e shkakton diarrenë më së shumti te të rriturit? Faktorët dhe shkaqet për diarrenë te të rriturit përfshijnë:

-Infeksioni bakterial- Kjo mund të kalohet nga personi në person, ose të marra nga sipërfaqet e ndotura.
-Alergjitë ushqimore si intoleranca e laktozës (një tip sheqeri e gjendur në bulmet). Ekspertët besojnë se intoleranca e laktozës është një shkaqet më të zakonshme për të rriturit dhe fëmijët që vuajnë nga diarrea, vecanërisht nëse është kronike.
-Të pirit ujë të ndotur, i cili përmban parazitë, bakterie etj.
-Helmim nga ushqimi, që vjen si pasojë e konsumimit e ushqimit të ndotur nga mikrobet e dëmshme.
-Dehidratimi (Kur nuk pini mjaftueshëm ujë ose humbni shumë ujë nga të vjellat,sëmundjet etj)
-Tretja e dobët
-Të hani pa kontroll ose kur pini shumë lëngje
-Të hani shumë fruta të papjekura ose të mbi-pjekura
-Të hani shumë ushqim të yndyrshëm që është i vështirë të tretet në mënyrë të rregullt.
-Konsumimi i shumtë i kafeinës dhe i alkolit
-Stresi emocional dhe ankthi
-Efektet anësore të ilaceve të ndryshme.
-Suplementë dhe ilace të tjera

Dhe cili është shkaku i shfaqjes së diarresë te fëmijët dhe të porsalindurve?

Shkaqet mund të përfshijnë:

-Rotavirus, që është një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë te fëmijët në moshën 2 vjec ose më të vegjël.
-Alergjitë ushqimore, duke përfshirë alergjinë nga qumështi ose nga kikirikët, vezët etj.
-Ndonjëherë dhe nga ushqyerja me gji nëse nëna ka konsumuar dicka që është vështirë për t’u tretur.
-Kur nuk konsumoni sa duhet lëngje ose kur konsumoni më shumë sesa duhet.
-Infeksionet bakteriale si të prekin sipërfaqe të ndotura, lodra ose kur njerëz të tjerë vendosin duart në gojën e tyre.
-Të marrin anti-biotikë, që mund të shkaktojnë ndryshime në sistemin tretës

Disa kura për diarrenë

Vetëm nëse keni pasur simptoma të diarresë për më shumë se një ose dy javë, vecanërisht nëse nuk jeni të sigurt pse po ndodhin ose nëse po shihni se situata nuk po përmirësohet, nuk është zakonisht e nevojshme të vizitoheni te një doktor. Nëse vendosni të merrni një opinon professional, doktori me shumë mundësi do t’ju rekomandojë disa nga kurat e mëposhtme për diarrënë:

-Mjekime anti-diarre: Këto mjekime mund t’ju ndihmojnë të eliminoni simptomat e diarresë në mënyrë të shpejtë por nuk është gjithmonë një ide e mirë. Sepse diarreja është një nga mekanizmat natyrale të trupit për të hequr qafe toksinat dhe mikrobet që kanë arritur te trakti GI. Për këtë arsye shumë doktorë tani rekomandojnë që të prisni, të bëni durim, për sa kohë që gjendja nuk është serioze dhe nuk jeni në rrezik për komplikacione të mëtejshme.

Ndiqni një dietë eliminimi: Nëse vuani nga simptomat e diarresë kronike, atëherë doktori juaja me shumë mundësi do t’ju rekomandojë të eliminoni ushqimet që janë problematike për ju që t’i tresni.

5 Kura natyrale për diarrenë

Hani ushqime të buta që janë të lehta për t’u tretur

Cfarë të hani kur keni diarre? Këtu janë disa nga ushqimet më të mira që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni simptomat e diarresë:
-Hani lehtshëm- Sa më shumë ushqime të konsumoni, akoma më shumë duhet organet tretëse të punojnë. Me siguri nuk do të keni shumë uri ndërkohë që vuani nga diarreja, kështu që hani sasi të vogla ushqimi të shpërndara gjatë ditës.

-Ushqimet e thjeshta janë më të lehta për t’u tretur

– Përshtatuni me një dietë që përfshin mollë, banana, oriz, drithëra të plota për ditët e para. Këto ushqime janë më të lehta për t’u tretur nga sistemi tretës dhe mund të sigurojnë disa fibra.
-Fara liri kanë treguar që mund të reduktojnë kohëzgjatjen e diarrëse.
-Frutat dhe perimet- Këto sigurojnë ujë, fibër dhe elektrolite. Mundohuni të bëni një smoothie me fruta dhe perime,që të jenë më të lehta për t’u tretur. Monitoroni simptomat që të siguroheni që ato nuk do të përkeqësohen.
-Mjaltë dhe xhinxher- Disa njerëz preferojnë një sasi të vogël mjalti dhe xhinxher të shtuar në caj herbal, që ndihmon në qetësimin e stomakut dhe redukton irritimin.

Më poshtë do të gjeni ushqimet që duhen shmangur:

Bulmet- Mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe mund të përkeqësojnë akoma dhe më shumë diarrenë. Megjithatë jogurti ose kefiri, kanë sasi të larta probiotikësh që mund të mbështesin funksionin e zorrëve.
-Ndonjë alergji të mundshme- Diarreja mund të vijë si rezultat i alergjive të ushqimit si gluteni, arrat etj.
Yndyrnat e përpunuar dhe vajërat- Yndyra e shumtë mund të shqetësojë stomakun tuaj të ndjeshëm dhe të përkeqësojë akoma dhe më shumë diarrenë. Kjo përfshin ushqime si fast food, ushqime me djathëra, mishrat e përpunuara ose patatet e skuqura.
-Sheqer dhe ëmbëlsues artificial- Bakteriet preferojnë të hanë sheqer dhe sheqeri redukton fuksionin e sistemit imunitar dhe atij tretës në shumë raste.
-Kafeina- Kafeina mund të stimulojë muskujt në traktin tretës
-Pijet e gazuara
-Alkoli

Qëndroni të hidratuar

Doni të dini si mund të ndaloni simptomat e diarresë si marrja e mendve si dhe të mos ndiheni më të dobët që janë të lidhura ngushtë me hidratimin? Të pini mjaftueshëm ujë është esenciale kur po humbni shumë ujë në trup. Të parandaloni përkeqësimin e simptomave, përpiquni të pini shumë ujë cdo gjysëm ore. Mund të merrni gjithashtu lëngje nga lëngu i kockave i përgatitur në shtëpi, që ju siguron një sërë nutrientësh për të cilët keni nevojë. Cajërat herbalë gjithashtu mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut tuaj. Edhe pse nuk është një zgjidhje e mirë për cdokënd, të pini ujë kokosi ( një burim natyral elektrolittesh), lëng të freskët perimesh etj mund të jetë një mënyrë e mirë për të marrë ujë dhe nutrientë në sistemin tuaj. Megjithatë mos konsumoni shumë lëngje, e as t’i pini shumë shpejt, nëse vini re që diarreja përkeqësohet. Pini mjaftueshëm sa që etja t’ju duket normale dhe urina juaj të ketë ngjyrën e verdhë të hapur.

Pushoni mjaftueshëm

Shmangni ushtrimet e shumta fizike kur vuani nga diarreja. Shanset janë që të ndiheni të dobët dhe pak të rënë fizikisht, pasi ju nuk po flini mjaftueshëm. Jepini trupit tuaj shancin që ta marrë veten duke fjetur mjaftueshëm si dhe të mbani stresin në nivelet më të ulëta.

Provoni këto suplemente

Suplemente të caktuara ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tretës, si dhe lejojnë të përpunoni ushqimet dhe nutrientët që po konsumoni sa më lehtë, dhe qëtëson stomakun nga shqetësimet. Rekomandohen të përdoren disa të listuara më poshtë.
-Probiotikët: Probiotikët ndihmojnë në luftimin e infeksionit si dhe të ri-vendosni bakteriet e shëndetshme.
-Enzima tretëse (2 përpara cdo vakti): Këto enzima mund t’ju ndihmojnë me absorbimin e nutrientëve.
-Glutamine poëder (5 gramë 2 herë në ditë): Glutamina është një amino-acid që ndihmon në riparimin e traktit tretës, thelbësore për njerëzit që vuajnë nga diarreja kronike.
-Lëng aloe vera (1/2 e kupës rreth 3 herë në ditë): Aloe Vera ka veti shëruese dhe ndikon në sistemin tretës.

Përdorni vajëra esencialë

Studimet kanë treguar që vaji i mendrës mund të reduktojë inflamacionin e zorrëve dhe të qetësojë traktin tretës. Studimet kanë treguar gjithashtu që vaji i mendrës ka përbërës aktivë duke përfshirë menthol ose monoterpine, të cilët kanë veti anti-spasmotike.

Këshilla kur keni diarre të shpeshte

Zakonisht është më mirë të kuroni diarrenë akute vetë për disa ditë, duke gjurmuar simptomat që keni, ndërkohë që prisni. Gjithsesi, vizitoni doktorin tuaj nëse diarreja ndodh te të porsalindur dhe fëmijët e vegjël më shumë se disa ditë rrjesht, nesë jeni nën-peshë, moshë e tretë si dhe që tashmë po vuani nga probleme shëndetsore, ose dikush që po zhvillon simptoma serioze duke përfshirë:
-Gjak në fece
-Humbje në peshë
-Temperaturë
Kushtojini rëndësi shenjave që po bëheni të dehidratuar dhe merrni hapa të menjëhershëm duke pirë më shumë ujë që të mbani në nivele të qëndrueshme elektrolitet. Nëse po ju merren mendtë, po ndiheni të dobët dhe konfuzë, konsultohuni me një doktor për të shmangur komplikimet.

error: Nuk lejohet kopjimi!