DEMET DHE PASOJAT E KETIJ ARMIKU TE MADH ME EMRIN CORONAVIRUS. NE FUND TE KESAJ “LUFTE” VIKTIMA E VERTETE DO TE JETE EKONOMIA

DEMET DHE PASOJAT E KETIJ ARMIKU TE MADH ME EMRIN CORONAVIRUS. NE FUND TE KESAJ “LUFTE” VIKTIMA E VERTETE DO TE JETE EKONOMIA

 

Demi i jashtezakonshem ekonomik i Coronavirusit është në mënyrë eksponenciale më i madh sesa rreziqet e tij shëndetësore. Coronavirusi, që ndikon drejtpërdrejte ne  jetën tone , po ndalon njerëzit të punojnë, duke detyruar  falimentimin e bizneseve. Triliona dollarë janë fshirë nga tregjet financiare këtë javë dhe ky do jetë vetëm fillimi.

I përhapur në të gjithë botën, Covid-19 deri sot ne dt 12 mars 2020 ka vrarë 4,964 persona nga keto : Kina 3180, Itali 1205, Iran 504, Korea e Veriut 72, Spanja 117, Franca 74, Gjermania 7, Zvicra 10, Norvegjia 2, Japonia 23, Suedia 1, Hollanda 5, Anglia 12, Belgjika 3, Austria 2, Australia 3, Hong Kong 3, Kanada 1, Greqia 2, Irak 9, Irlanda 1, San Marino 3, Liban 4, Egjipt 1, Filipine 2, Polonia 2, Taivan 1, Irland 1, Indonezi 1, Algjeria 2, Shqiperi 1, Bullgaria 1, Argjentina 1, Azerbajxhan 2, Panamaja 1, Maroku 1, Guajana 2 dhe Amerika 42 . Por ai padyshim do dëmtojë ekonomikisht miliona të tjerë, veçanërisht pasi epidemia ka formuar një stuhi të fuqishme në tregun e aksioneve, një luftë nafte midis Rusisë dhe Arabisë Saudite dhe një lufte aktuale në Siri si një tjetër krizë të mundshme migrantësh.

Coronavirusi është sot kryefjala e momentit, por padyshim  edhe goditja e madhe që po merr ekonomia globale dhe çmimin e vërtetë do të përfundojnë duke e paguar biznesi. Po aq i rëndësishëm sa luftimi i virusit, nëse jo edhe më i rëndësishëm se ai, është të përpiqemi të vaksinojmë ekonomitë tona kundër pandemisë së panikut. Vuajtjet njerëzore mund të vijnë në formën e sëmundjes dhe vdekjes, por gjithashtu provohet se mund të vijnë edhe kur nuk jeni në gjendje të paguani faturat ose të humbisni pronat tuaj.

Bizneset e vogla në veçanti po luftojnë ndërsa zinxhirët e furnizimit nuk funksionojnë më, duke i lënë ato pa produkte dhe materiale thelbësore. Mbyllja e fabrikave në Kinë ka çuar në rekordin më ulët në Indeksin e Blerjeve të vendit, i cili gjithashtu po sheh nivele shumë të ulëta prodhimi. Kina është eksportuesja më e madhe në botë dhe është përgjegjëse për një të tretën e prodhimit global, kështu që problemi i Kinës është problemi i të gjithëve, madje edhe në mesin e një lufte tregtare midis Shtëpisë së Bardhë dhe Pekinit.

E gjithë kjo bëhet edhe më shqetësuese kur qeveritë vazhdojnë ta shohin këtë si një krizë shëndetësore, jo si ekonomike, ndaj tani është pikërisht koha kur ashtu siç mjekët morrën përsipër të kontrollojnë përhapjen e sëmundjes, edhe ekonomistët t’i dalin zot ndikimin ekonomik të pandemisë së vërtetë.

Është e vështirë të imagjinohet që Italia të mos hyjë në recesion, pasi ekonomia e nëntë më e madhe në botë tani është bllokuar. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që gjendja ekonomike e SHBA-ve, partnerit të saj më të madh tregtar, si pasojë e Coronavirusit të mos ndikojë edhe në Europë, ashtu siç shtë e pamundur të shihet se si ndonjë prej këtyre të prekurve të mos shënjojë rënien globale, përveç se nëse qeveritë reagojnë më shpejt sesa vepruan 12 vjet më parë gjatë krizës së fundit financiare.

Sigurisht këtë herë do të nevojiten më shumë veprime, sepse duket se ka një përpjekje të koordinuar për të dëmtuar ekonomikisht shumë vende perëndimore. Megjithëse Kina mbante barrën e kostos ekonomike dhe njerëzore të virusit, shumë janë dëshmitarë të dobësimit të ekonomisë amerikane, edhe pas një faze luftërash tregtare të Trump, që dukeshin se po përshkallëzoheshin pa mbarim.

Pothuajse në mënyrë të përkryer sinkronizuar me koronavirusin, lufta e naftës Rusi-Saudite ka shpërthyer fuqishëm. Në afatshkurtër, Moska dhe Rijadi mund të përballojnë uljen e çmimit me 30%, por Amerika nuk mundet! Ngërçi do të thotë që pjesa më e madhe e sektorit të naftës amerikane thjesht nuk do të ekzistojë nëse çmimet e naftës qëndrojnë në nivelet më të ulëta historike, duke çuar në mbyllje, humbje të vendeve të punës dhe ndoshta edhe recensione të nivelit shtetëror.

Presidenti Trump ka nxitur uljen e taksave të pagave dhe ndihmën për punëtorët, si masa që do të ndihmojnë si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit të mbijetojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i financave Rishi Sunak zbuloi një “Buxhet dedikuar Coronavirusit”, por që status quo-ja të ndryshojë vërtet, kaq nuk mjafton. Duhet të mendojnë më të mëdhenjtë!

Kjo ka të bëjë shumë më tepër sesa me Coronavirusi, çmimet e naftës, apo edhe ekonominë globale. Kjo ka të bëjë me balancën e fuqisë midis Lindjes dhe Perëndimit. Epiqendra e kësaj ka qenë, për 10 vitet e fundit, Siria. Pas një dekade konflikti, fytyra duket se tani është përshkallëzuar nga luftanë letër, në konflikt ekonomik.

Superfuqitë në zhvillim, Rusia dhe Kina dëshmuan në Siri një epërsi që amerikanët e cilësuan si të parëndësishme. Tani ata po përpiqen të çimentojnë vizionin e tyre për një botë vërtetë shumë polare. Në vend që të lejojnë aleatin e Arabisë Saudite, SHBA-në të udhëheqë tregjet e naftës përmes kartonit të OPEC, Rusia dhe Kina duan të riformulojnë tregjet globale dhe ekuilibrat e energjisë në avantazhin e tyre.

Për të mbijetuar nga këto ndërrime loje, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët do të duhet të mbrojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, të mëdha e të vogla dhe të kërkojnë mundësi për të përfituar nga rendi i ri botëror ekonomik, por jo duke e mohouar atë. Injorimi i këtyre ndryshimeve do të jetë edhe më i dëmshëm se çdo pandemi gripi!

error: Nuk lejohet kopjimi!