CORONAVIRUS MBERRIN NE SHQIPERI. 2 RASTET E PARA!

CORONAVIRUS MBERRIN NE SHQIPERI. 2 RASTET E PARA!

Zyrtare/ Konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të Koronavirusit në Shqipëri.

Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri. Babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç. I biri ka qëndruar disa ditë në Firence dhe ka udhëtuar në rrugë tokësore nga pika kufitare e Muriqanit ku ka vazhduar udhetimin e tij drejt Tiranës, me makinë personale me te atin. 

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të Urgjencës Kombëtare në nr. 127 iu janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan dje në  8 mars  nga laboratori i virologjisë në ISHP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve”,  MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët do t’i përgjigjen çdo rasti.

error: Nuk lejohet kopjimi!