Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore te frutave te Aronia-s organike dhe te frutave te fresketa te saj?

Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore te frutave te Aronia-s organike dhe te frutave te fresketa te saj?

Aronia ky frut i mrekullueshëm ka vlera të jashtëzakonshme. Konsumimi i saj ka këto vlera:

 

1.Infeksionet e traktit urinar.
Një studim i fundit ka vlerësuar përdorimin e lengut te frutave te Aronia-s në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar në mesin e banorëve në nje shtëpi pleqsh, të cilët ishin shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tilla. Studiuesit zbuluan se thjesht konsumimi i 85-140 gr lëng aronia çdo ditë për tre muaj u shoqërua me një reduktim 38 -55% te rasteve te infeksioneve të traktit urinar.

2.Forcon imunitetin
Në një studim të kohëve të fundit të botuar , frutat aronia jane veprim antimikrobial ndaj 11 bakterieve patogjene të njeriut dhe ka veti te fuqishme antioksidante.

3.Lufton celulitin
A keni celulit? E pra, frutat aronia mund të jene shpëtimi juaj. Merrni leng aronia rreth 100 ml per 45-90 dite dhe do te shihni ndryshime te pabesueshme ne lekuren tuaj .

4.Lufton gjendjet virale.
Në studimet e fundit, përdorimi i aronia ka mbrojtur kafshët nga sfidat vdekjeprurëse të virusit të gripit. Dy perberesit qe gjenden ne “ellagic dhe myricetin”- “kanë potencial terapeutik .

5.Kolesteroli dhe presioni i gjakut.
Studimet kane treguar se ekstrakti i aronia-s mund te ul vlerat e kolesterolit total dhe ndihmon ne uljen e presionit te gjakut.

6.Parandalon kancerin
Konsumimi I aronia-s në përgjithësi është një nga këshillat më të mira për njerëzit që kërkojnë të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.Një ekip shkencëtarësh nga Departamenti i Ushqimit dhe Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Merilendit analizuan aktivitetin kimopreventiv kundër kancerit të zorrës së trashë te ekstrakteve të pasura me anthocyaninë të prodhuara nga rrushi, boronica dhe aronia .Të tre ekstraktet frenuan rritjen e qelizave të kancerit, por ekstrakti i aronia-s ishte inhibitori më i fuqishëm.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!