Cfarë ju vendos në rrezik për shfaqjen e presionit të lartë të gjakut?

Cfarë ju vendos në rrezik për shfaqjen e presionit të lartë të gjakut?

Hipertensioni nuk ka ndonjë shkak të qartë. Si rezultat, identifikimi i faktorëve të rriskut mund të jetë i vështirë. Studiuesit kanë zbuluar disa të dhëna të rëndësishme. Disa faktorë mund të jenë gjëra mbi të cilat nuk keni kontroll-si përshembull, ju nuk mund të alternoni gjenet tuaja. Por të tjera, si duhanpirja dhe pirja e tepruar e alkoolit, janë zakone që mund t’i ndryshoni.

Faktorë rrisku të cilat nuk mund t’i kontrolloni
Edhe pse ju nuk mund t’i kontrolloni këta faktorë, kjo nuk do të thotë që duhet t’i harroni. Ndërgjegjësimi lidhur me këta faktorë ju ndihmon të adaptoni më thjeshtë zakone të shëndetshme.

Historia e familjes
Si shumë çrregullime, presioni i lartë i gjakut është i trashëgueshëm. Prandaj, një familjar që ka pësuar atak në zemër, goditje, ka pasur diabet, sëmundje veshkash ose kolesterol të lartë,  rrit rrezikun që një tjetër pjesëtar i trungut familjar të shfaqë presion të lartë gjaku.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që gjenetika luan një rol. Disa nga ngjashmëritë e vëshguara mund të vijnë si rezultat i influencave mjedisore.
Një përqindje e konsiderueshme  e rasteve të hipertensionit esencial që ndodh në familje dhe në rreth 65% të rasteve te binjakët, mund të kenë bazë gjenetike. Shkencëtarët  kanë identifikuar duzina me site gjenesh që lidhen me presionin e lartë të gjakut. Disa janë variante të rralla gjenesh që sigurojnë instruksione për të bërë që proteinat të përfshihen në relaksimin e enëve të gjakut dhe në eliminimin e kripës së tepërt nga trupi. Variante të tjerë lidhen me presionin e lartë të gjakut si dhe me dëmtimin në indet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Mosha
Edhe pse mosha nuk çon domosdoshmërisht drejt presionit të lartë të gjakut, hipertensioni bëhet më i zakonshëm teksa plakemi. Presioni diastolik rritet gradualisht me kalimin e viteve me rreth 10 mm Hg deri në moshën 55 vjeçare te meshkujt dhe 60 te femrat. Ndërmjet moshës 30 dhe 65 vjeç, presioni sistolik rritet me një mesatare prej 20 mm Hg, dhe vazhdon të “kapërcejë” pas të 70-tave. Kjo pjesë shpjegon më së miri hipertensionin sistolik.

Gjinia
Para moshës 55 vjeç, femrat kanë më pak gjasa se meshkujt, që të shfaqin presion të lartë gjaku. Por presioni i gjakut te femrat, rritet ndjeshëm pas asaj moshe. Pas moshës 55 vjeç, femrat janë në rrezik më të lartë për shfaqjen e presionit të gjakut. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht nga diferencat hormonale ndërmjet gjinive të ndryshme. Estrogjeni ka si tendencë të mbrojë femrat kundrejt hipertensionit, por në momentin që prodhimi i estrogjenit bie me menopauzën, femrat humbin efektet e tij beneficiale, dhe presioni i gjakut fillon e rritet.

Faktorët e rriskut që janë të kontrollueshëm

Zakonet e shëndetshme janë faktorët kyçë në përcaktimin e rrezikut kardiovaskular. Në fakt, ju mund të jeni të aftë të kapërceni faktorët e tjerë të rriskut dhe të vendosni presionin e gjakut në rang normal, duke bërë ndryshime në stilin e jetesës, si heqja dorë nga duhani, reduktimi i sasisë së kripës dhe humbja e peshës.

Obeziteti
Pesha e tepërt dhe hipertensioni shpesh shkojnë dorë më dorë, pasi pesha e tepërt bën që zemra juaj të punojë më fort. Të qenit mbipeshë rrit rrezikun për shfaqjen e presionit të lartë të gjakut. Rreziku vazhdon për sa kohë që indeksi i masës trupore shkon drejt rangut të obezitetit. Si kontrast, presioni i gjakut sistolik dhe diastolik bie në një mesatare prej 1 mm Hg për çdo kg peshë të humbur, megjithëse kjo varion nga personi në person.

Jeta sedentare
Krahasuar me njerëzit të cilët janë fizikisht aktivë, ato që kanë një jetë sedentare kanë më shumë gjasa që të shfaqin hipertension ose të vuajnë nga ataku në zemër. Si çdo muskul, zemra juaj forcohet me më shumë lëvizje. Një zemër e fortë pompon më shumë gjak në mënyrë efiçiente, me më pak forcë, përgjatë trupit. Benefite të tjera kardiovaskulare të ushtrimeve përfshijnë rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë si dhe shumë të tjera.

Duhanpirja
Doktorët e kanë thënë prej kohësh që duhanpirja sjell sëmundje zemre, por një duhanpirje afatgjatë nuk tregoi që kishte lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen e hipertensionit. Kjo nuk është më çështja. Doktorët tani e dinë që nikotina në tabako stimulon sistemin qëndror nervor. Nëse pini cigare, përtypni tabako ose absorboni nikotinën, trupi juaj përgjigjet duke çliruar një hormon stresi të quajtur epinefrina (adrenalina), e cila rrit ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut, ndërkohë që ju pini duhan.

Kripa e tepërt
Doktorët fillimisht vunë re një lidhje ndërmjet hipertensionit dhe kripës së tavolinës që në 1900, kur ata zbuluan që limitimi i kripës te njerëzit me probleme me veshkat dhe hipertension të rëndë, përmirësoi gjendjen e tyre shëndetësore. Kur një përpjekje masive filloi në 1960 për të edukuar publikun për uljen e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, një rekomandim ishte që të gjithë Amerikanët të reduktonin konsumin e kripës për të parandaluar hipertensionin. Megjithatë, në vend se të ulej, sasa e konsumit të kripës është rritur ndjeshëm, një shkak ka qenë pikërisht dhe sasia e “fshehur” e kripës në ushqimet e gatshme që blejmë në supermarkete.

 

Konsumi i tepërt i pijes
Të konsumoni tre ose më shumë pije rrit rrezikun për presionin e gjakut. Përgjatë kohës, konsumi i tepërt i pijes ka efekte shkatërruese në presionin e gjakut. Konsumi i tepërt i pijes mund të ndërhyjë në mjekimet e presionit të gjakut si dhe mund të rrisë rrezikun për shfaqjen e atakut në zemër apo dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

Si e demton presioni i lartë i gjakut shëndetin tuaj?
Megjithëse presioni i lartë i gjakut rrallë shfaq simptoma, intensiteti i gjakut lidhet gradualisht dhe dëmton muret arterialë. Më të dispozuara janë arteriet e vogla. Muret përgjigjen duke u trashur dhe humbur elasticitetin e tyre si dhe forcën. Si rezultat, më pak gjak mund të kalojë përmes tyre, duke i kufizuar indeve rethuese furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese.  Muret e enëve janë më të prekshëm për t’u dëmtuar. Eventualisht, presioni i lartë i gjakut dëmton jo vetëm enët e gjakut, por gjithashtu dhe zemrën, trurin, veshkat dhe sytë. Ato janë “organe target” të presionit të lartë të gjakut. Sa më gjatë të keni presion të lartë gjaku, aq më të larta janë shanset që të zhvilloni gjendje më të rënda shëndetësore si sëmundje zemre, goditje, sëmundje veshkash dhe humbje shikimi.

error: Nuk lejohet kopjimi!