Cfarë duhet të dini për Hipertiroidizmin?

Cfarë duhet të dini për Hipertiroidizmin?

Hipertiroidizmi
Si një prefiks, “hiper” do të thotë “mbi ose shumicë”. Si anekse, është çrregullimi në të cilin antitrupat synojnë të jenë të forta dhe të lidhura. “Të dyja përkufizimet përshkruajnë efektin që  hipertiroidizmi ka në në trupin tuaj.  Një person me tiroide nën-aktive prodhon më pak hormone dhe ka një metabolizëm të ngadaltë, ndërsa një person me tiroide mbi-aktive prodhon shumë hormone dhe ka një metabolizëm më të shpejtë. Ndërkohë që simptomat tipike të hipotiroidizmit janë pagjumësia, intoleranca ndaj të ftohtit, lëkurë e thatë, shtim në peshë humbje oreksi dhe kapsllëk, simptomat tipike të hipertiroidizmit janë: pagjumësia, intoleranca ndaj nxehtësisë, humbje e peshës dhe probleme me zorrët. Por këto sëmundje kanë shumë të përbashkëta.
-Shkaku i përbashkët që i shkakton të dyja këto sëmundje janë çrregullimet auto-imune në të cilën anti-trupat targetojnë dhe sulmojnë gjendrën tiroide. Në hipotiroidizëm, siç është diskutuar më parë, anti-trupat stimulojnë gjendrën.
-Megjithëse hipertiroidizmi konsiderohet më pak i zakonshëm se hipotiroidizmi, të dyja janë më të zakonshme te femrat sesa te meshkujt, dhe rreziku për këtë sëmundje rritet me moshën, përveç një përjashtimi. Sëmundja e Graves, shkaku më i zakonshëm i hipertiroidizmit, ka si tendencë të prekë femrat ndërmjet moshës 20-50 vjeç.
-Ashtu si hipotiroidizmi, hipertiroidizmi shkakton disa simptoma në njerëzit e moshuar,dhe për shkak se simptomat janë të heshtura mund të “maskohen” si sëmundje tjetër, si sëmundje zemre, probleme me zorrët, ankth ose depresion.
Hipertiroidizmi mund të ketë pasoja serioze. Nqs nuk trajtohet, rrit rrezikun për osteoporozën dhe mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës për shkak se shumë hormone të tiroides  bëjnë që zemra të punojë më shpejt dhe më fort.
Shumë njerëz që përjetojnë simptoma klasike të hipertiroidizmit trajtohen-ose me mjekime që shtypin prodhimin e tiroides, jod radioaktiv që shkatërron pjesë të gjendrës së tiroides, ose kirurgjia-përpara se komplikacione të rrezikshme afatgjatë ose të përkohshme të ndodhin.

Shenjat dhe simptomat
Simptomat e hipertiroidizmit kanë si tendencë të vijnë ngadalë dhe variojnë nga personi në person.
Simptomat si etja e tepërt ose rritja e oreksit nuk janë përherë të dukshme. Shpesh, njerëzit nuk shkojnë te doktori në rast se nuk përjetojnë simptoma serioze, si palpitacione ose shkurtim frymëmarrje.
Shenjat që tiroidja juaj mund të jetë mbi-aktive përfshijnë:
-Zmadhim të gjendrës së tiroides: Ndonjëherë gjendra e tiroides bëhet e zmadhuar dhe krijon gunga. Nëse këto zmadhohen më shumë seç duhet, filloni të keni shqetësime.
-Intoleranca ndaj nxehtësisë: Një metabolizëm i përshpejtuar çon në rritje të temperaturës së trupit.
-Lodhje: Ju mund të lodheni shumë shpejt si prsh thjesht duke kaluar rrugën ose duke mbajtur ushqimet.
-Ndryshimet emocionale: Lodhja e trupit plus sistemi nervor qëndror i mbi-stimuluar, mund të çojë në një sërë ndryshimesh emocionale. Një person me hipertiroidizëm mund të përjetojë ankth, depresion, probleme me gjumin ose irritim.
-Etje: Në momentin që temperatura e trupit rritet, gjëndrat e djersitjes kanë si tendencë të punojnë më shumë seç duhet dhe ju ndjeni nevojën për t’u furnizuar vazhdimisht me lëngje.
-Uri e vazhdueshme: Disa njerëz me hipertiroidizëm kanë një uri të paparë.
-Humbje e pashpjegueshme peshe: Edhe pse hani shumë, ju mund të humbni peshë. Madje disa njerëz mund të humbin peshë në mënyrë ekstreme.
-Rrahje të shpejta zemre:  Hipertiroidizmi mund të shkaktojë ritëm zemre anormal. Ju mund të ndjeni vazhdimisht rrahje të shpejta zemre. Kjo mund të ndodhë edhe kur të jeni mjaft të relaksuar.
-Puls i shpejtë: Nëse ju masni pulsing, do të vëreni që është më i shpejtë se zakonisht. Nëse ritmi normal i zemrës në të shkuarën ishte 60-70 rrahje për minutë, tani mund të jetë 80-100 herë në minutë.
-Dridhje duarsh: Nervat e mbi-stimuluara mund të bëjnë që duart tuaja të dridhen vazhdimisht.
-Dobësi muskujsh: Hormonet e tepërta të tiroides kanë si tendencë të ndikojnë te muskujt. Ju me shumë gjasa mund të përjetoni një ndjenjë dobësie, sidomos në këmbë ose duar.Nëse jeni një person aktiv mund të vëreni ndryshime në performancën atletike.
-Diarre: Një tiroide mbi-aktive mund të shkaktojë që sistemi juaj tretës të përshpejtojë, duke çuar në probleme të vazhdueshme me zorrët.
-Probleme me sytë: Te disa njerëz, me shpesh te ata që kanë sëmundjen e Graves, problemet me syrin mund të ndodhin dhe të jenë mjaft të rënda. Problemi më i zakonshëm te sytë është përpëlitja e vazhdueshme e qepallave.  Sytë tuaj mund të jenë të fryrë dhe mund të përjetoni shikim të dyfishtë.
-Ndryshimet menstruale dhe infertilitet: Ndryshimet në cikël mund të bëjnë që periodat tuaja të jenë të lehta madje dhe të rralla si dhe të çojnë në infertilitet.
-Infertiliteti te meshkujt: Hipertiroidizmi gjithashtu ndërhyn në prodhimin e spermës te meshkujt, duke shkaktuar infertilitet të përkohshëm.
-Puçrra: Mund të vini re puçrra ose njolla në lëkurë.

Shenja dhe simptoma të hipertiroidizmit në personat e moshuar

Diagnoza e hipertiroidizmit shpesh diagnostikohet me vonesë te të moshuarit për shkak se ata nuk kanë shumë simptoma. Individët e moshuar gjithashtu kanë gjasa të kenë simptoma klasike si rritja e djersitjes, intoleranca ndaj nxehtësisë, dridhje duarsh, nervozizëm, etje të tepërt, rritje të oreksit dhe reflekset hiperaktive. Simptomat më të zakonshme në këtë moshë janë:
Depresioni: Një person i moshuar me hipertiroidizëm ka më shumë gjasa se sa një i ri/re, që të shfaqet depresioni.
Probleme me zemrën: Shenja më e zakonshme e hipertiroidizmit  te të moshuarit është dështimi i zemrës, që shpesh përfshin simptoma si probleme me frymëmarrjen, djersitje në nyje, dobësi dhe lodhje. Në rastin e një tiroidje mbi-aktive, hipertiroidizmi çon që zemra të pompojë në mënyrë jo-efektive.
Puls i shpejtë: Disa njerëz të moshuar përjetojnë një puls të shpejtë anormal (takikardi) me rreth 100 rrahje për minutë, por ata nuk mund ta kuptojnë pa kontrolluar pulsin më parë.
Nervozizëm dhe lodhje: Nervozizmi dhe ankthi tipik i përjetuar nga të rinjtë ndodh në 20% të të moshuarve me një tiroide mbi-aktive.  Disa njerëz me këtë sëmundje janë thjesht letargjikë.
Humbje peshe: Një person i ri/re me hipertiroidizëm mund të përjetojë humbje peshe, ndërkohë që të moshuarit humbasin aq shumë peshë, sa arrijnë në një pikë sa mund të duken të kequshqyer.
Dobësi muskujsh: Të moshuarit që humbin shumë peshë, me shumë gjasa fillojnë të kenë probleme dhe me muskujt.

 

Cfarë e shkakton hipertiroidizmin?
Hipertiroidizmi zakonisht shkaktohet nga një gjendje e fshehur e tiroides. Herët e tjera nxitet nga mjekime të caktuara ose nga doza të tepërta të jodit. Më poshtë do të gjeni shkaqe të hipertiroidizmit:
-Sëmundja Graves: Kjo sëmundje u emërtua sipas Robert Graves , një mjek irlandez i cili e përshkroi fillimisht në 1800. Sëmundja e Graves është një nga shkaqet më të njohura të hipertiroidizmit te njerëzit e rinj dhe të moshuar. Ndodh kur sistemi imunitar sulmon tiroiden. Anti-trupat e quajtura receptorë TSH të anti-trupave (TRAb) lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave të tiroides dhe stimulojnë gjëndrën që të mbi-prodhojë më shumë hormone. Madhësia e gjendrës tiroide dhe shkallës së hipertiroidizmit nuk korrespondojnë gjithmonë. Një gjendër e zmadhuar tiroideje mund të prodhojë një sasi të madhe hormonesh.
-Gungë multi-nodulare toksike: Kjo gjendje, e njohur gjithashtu edhe si sëmundja Plummer, është një shkak i zakonshëm i hipertiroidizmit. Bëhet akoma dhe më e zakonshme te njerëzit mbi 60 vjeç, veçanërisht në rajone ku mungesa e jodit është më e shpeshtë. Gunga multi-nodulare toksike karakterizohet nga një gjendër e zmadhuar tiroideje me nodule që mbi-prodhojnë hormone tiroidesh. Në shumë raste, kjo gungë zhvillohet nga një tiroide e zmadhuar që ka qenë prezente prej vitesh, megjithëse mund të mos ketë qenë e dukshme. Tiroidja bëhet gradualisht gjithmonë e më shumë aktive, derisa ju bëheni hipertiroid. Cfarë e shkakton këtë gjendje, akoma nuk është plotësisht e qartë.
-Nodule të nxehta:  Janë emërtuar kështu nodulat që mund të zhvillohen në gjendrat tiroide dhe më pas në mënyrë të pavarur të prodhojnë hormone tiroidesh duke shkaktuar hipertiroidizëm. Kur një nodulë e vetme shkakton hipertiroidizëm, quhet adenoma toksike solitare.
-Tiroiditi: Kjo sëmundje shkakton tirotoksicozë të përkohshme. Tiroidja rrjedh hormonet e saj në qarkullimin e gjakut derisa arrin në nivele të ulëta dhe prodhon sasi të pamjaftueshme hormonesh, duke çuar në hipotiroidizëm (që është zakonisht i përkohshëm).
-Shumë mjekime tiroidesh: Nëse po trajtoheni për hipotiroidizëm dhe doza juaj zvëndësuese e hormoneve është shumë e lartë, ju mund të prekeni nga tirotoksicoza (thyrotoxicosis). Ky problem zgjidhet lehtësisht duke reduktuar dozën.
-Shumë jod: Duke marr shumë jod, qoftë me dietë ose mjekime/suplemente, mund të çojë në hipertiroidizëm te njerëzit të cilët janë të predispozuar gjenetikisht ndaj kësaj gjendjeje.

Diagnostikimi i hipertiroidizmit
Ashtu si hipotiroidizmi, vetëm analizat e gjakut mund të konfirmojnë praninë e hipertiroidizmit, për shkak se simptomat ndonjëherë janë të turbullta. Megjithatë nëse përjetoni simptoma klasike të hipertiroidizmit-rrahje të shpejta zemre, ankth, shkurtim të frymëmarrjes-duhet të shkoni patjetër te mjeku. Doktori do t’ju bëjë ekzaminimet e nevojshme ose do t’ju drejtojë drejt një specialist konkret për problemin tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi!