Celuliti 

Celuliti 

Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës ,që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet.

Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave.  Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit. Kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës shtresat e lëkurës hollohen, gjë që rezulton më pas në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit.

Celuliti ka të bëjë detyrimisht me peshën. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyrna të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshë dhe strukture trupore.

Llojet e celulitit janë : celuliti i fortë ose solid, celuliti i shkrifët. Celuliti i fortë ose solid, zakonisht gjendet në gratë aktive si balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti është i vështirë të eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër në disa raste është i vështirë dhe të diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifët, nuk është aq i përqëndruar dhe është më i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjendet në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktojë atoni muskulore (rënie të tonusit). Edhe pse më i dukshëm, celuliti i shkrifët mund të eliminohet më lehtësisht.

Kush preket nga celuliti dhe pse?

Zakonisht janë gratë ato që preken më shume nga celuliti. Ai fillon të shfaqet tek vajzat rreth moshës 14 vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes së shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet tek gratë pas lindjes dhe në ato që marrin kontraceptivë oralë .Kjo ndodh pasi sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose në ato që bëjnë jetë sedentare (pasive). Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.

Faktorët që kontribuojnë në formimin e celulitit janë:

  1. Trashëgimia – Por ndryshe nga tipare të tjera të trashëgueshme si forca apo thinjat e flokëve dhe fortësia e thonjve, shumë gjëra janë të mundura në luftën kundër celulitit.
  2. Marrja e pamjaftueshme e ujit Uji ndihmon në sistemin e eliminimit të mbeturinave ,duke nxjerrë jashtë toksinat nga trupi. Këshillohet mundësisht të merren 6-8 gota ujë në ditë. Konsumi i 3 litrave ujë në ditë është optimale.
  3. Dieta – Zakonet e dëmshme të ngrënies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) , ndihmojnë në formimin e celulitit sepse toksinat që ato prodhojnë, mbeten në indin dhjamor. Të ngrënit pak , konsumi i alkolit, kafeines dhe ushqimeve pikante , ndikojnë në formimin e celulitit, sepse helmi që ato prodhojnë ngel në qeliza. Dieta  nuk e lufton celulitin , perkundrazi e rrit mundësinë , sepse trupi është i etur për ushqim dhe duke kërkuar kompensim, ndikon në formimin e celulitit. Ky lloj shëndeti bllokon arteriet dhe ngecet midis indeve, duke parandaluar eleminimin e substancave të papërdorshme dhe helmeve.
  4. Pirja e duhanit – Nuk është e dëmshme vetëm për lëkurën dhe mushkëritë, por gjithashtu ngushton kapilarët e gjakut dhe dëmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike të celulitit. Dobëson lëkurën për shkak të ngushtimit të kapilarëve. Ai dëmton shumë indet lidhore që shkaktojnë efekte gropëzimi dhe celulit.
  5. Tensioni dhe stresi – Bëjnë që muskujt dhe indi lidhor që i mbulon ato, të trashen. Nga ana tjetër tensioni bllokon qelizat, duke dëmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
  6. Marrja e medikamenteve – Mund të dëmtojë proçeset natyrale të organizmit të njeriut. Barnat për dobësim, sedativët dhe diuretikët, mund të çojnë të gjitha në krijimin e celulitit, kontraceptivët oralë, që rrisin nivelin e estrogjeneve në gjak, shkaktojnë zmadhimin e qelizave yndyrore që çon në mbajtjen e ujit në organizëm. Mbajtja e ujit në organizëm pengon trupin të eliminojë toksinat dhe krijon celulitin.

7.Mungesa e ushtrimeve dhe jeta sedentare – Ushtrimet ulin rreziqet  e shëndetit dhe ndihmojnë  në luftën kundër celulitit. Ato përmirësojnë tonet e muskujve , qarkullimin dhe mirëqënien në tërësi, duke ndihmuar në thyerjen e blloqeve të  indeve dhe purifikimin e trupit.

Eliminimi

Nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik të duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund të rezultojë në zbutje të lëkurës. Rritja e qarkullimit të gjakut përmes masazhit, padyshim që ndihmon në eliminimin e celulitit. Çelësi në parandalimin dhe luftimin e celulitit është pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietë të shëndetshme, reduktim të tensionit dhe përmirësim të qarkullimit të gjakut.

Kur nuk mund t’i nënshtroshesh  trajtimit  anticelulit

  1. kur personi vuan nga zemra dhe sëmundjet kardiovaskulare
  2. kur personi ka problem me organet e frymëmarrjes

3.personi vuan nga sëmundja e diabetit

  1. Në trupin e personit ka variçe
  2. Kur personi vuan nga mëlçia kronike apo epilepsia

6.Kur trupi ka shfaqje të puçrrave  masive

  1. Në rastet kur lëkura është e dëmtuar
  2. Në rastet e një shtatzënie
  3. Gjatë ciklit menstrual
  4. Menjëherë pas ndërhyrjeve kirurgjikale etj.

Ndryshimi midis celulitit dhe dhjamit

Edhe  pse të gjithë kemi nga një shtresë dhjamore, sasia individuale e tij varet nga pesha, mënyra e jetesës dhe faktorët gjenetikë. Kjo shtresë dhjami është një lloj mbrojtësi për trupin dhe mbështjellëse për organet,muskujt e nervat. Celuliti nuk bëhet pjesë e organeve siç bëhet dhjami. Ai gjendet vetëm në disa zona të trupit: në kofshë,vithe ,bark dhe gjoks.

Burrat në pergjithësi nuk kanë celulit por dhe në qoftë se i shfaqet, ai vihet re në bark dhe në qafë. Celuliti nuk është patjetër një faktor peshe. Nuk është e thënë të kesh peshë të madhe që të kesh celulit. Megjithëse dieta dhe mënyra e jetesës ndikon në formimin e celulitit një pjesë e madhe e celulitit krijohet nga helmet dhe dhjamërat që ndërtojnë trupin. Celuliti shfaqet tek gratë pavarësisht nga pesha , përmasat dhe strukturat e trupit.

Kush vuan nga celuliti dhe pse?

Gratë janë viktimat e celulitit. Ai shfaqet tek vajzat në moshën 14 vjeçare dhe rritet me maturimin tonë, ndërsa shtresat e lëkurës hollohen dhe formohen. Celuliti shpesh formohet në gra që e shtyjnë periudhën e shtatëzanise dhe në ato që marrin pilula sepse sistemi i tyre i konsumit nuk mund të çlirohet nga fluksi i madh i estrogjenit në trup. Celuliti mund të zhvillohet pas një plagosje traumatike, nëse sistemi i qarkullimit është  çrregulluar. Një jetë sedentare çon në një forcim te indeve lidhëse duke shkaktuar gropa nën  lëkurë. Tek burrat celuliti duket shumë rrallë sepse qelizat dhjamore tek ata ndodhen thellë nën lekurë. Tek gratë qelizat janë më të buta në një formë  dhe janë më afër sipërfaqes të lëkurës duke shkaktuar kështu gropa.Tek burrat qelizat janë më të prera dhe janë të vendosura më në thellësi te lëkurës, pra i shkaktojnë rrallë ato gropa që ne ia dedikojmë celulitit.

Të dish gjithçka për celulitin do të thotë të kesh më shumë armë për ta luftuar, ose të paktën për të ndalur keqësimin e tij. Le të shohim, nëpërmjet pyetjeve më të zakonshme identitetin e këtij ndryshimi që e privon :

 

1 – A është celuliti shqetësim i vërtetë?
Mjekët e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë që përfshin shtresat e lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë, është pasoja më e dukshme e një shtimi vëllimi anormal të qelizave që përbëjnë indet depozituese, në prani të të cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti “lëkurë portokalli” fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore si përgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese.

2 – Dobësimi ndihmon në pakësimin e tij?
Grumbullimi i indeve depozituese që shfaqen pashmangshëm nga shtimi në peshë, shkaktojnë e favorizojnë shfaqjen e celulitit, e nga ana tjetër pengojnë zhdukjen e tij, qoftë edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Pa dyshim që dobësimi deri në arritjen e peshës ideale në proporcion me gjatësinë e përbërjen fizike, këshillohet si strategji anticeluliti e madje tepër efikase. Për të bërë një llogari të përafërt, numri i kilogramëve që duhen humbur në raport me cm e gjatësisë, përtej 1 metri, është 7 nëse trupi është i hollë, 5 nëse është normal, e 3 nëse është i fortë (i mbushur). P.sh. pesha ideale e një femre në konstrukt të hollë, e gjatë 1,70 m është 70-7=63 kg.

3 – A ekziston ndonjë dietë anticeluliti?
Dieta ideale për të luftuar celulitin, që nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete që çdo femër duhet të mbajë për të ruajtur peshën, duke garantuar njëkohësisht mirëqenien dhe efikasitetin e organizmit. Më saktë, për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.

4. Përse duhet pakësuar konsumimi i kripës?
Në prani të celulitit është mirë të pakësohet konsumimi i kripës pasi natriumi që e përbën provokon grumbullimin e lëngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve që shoqërohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lëngjeve të organizmit, duke i bërë më pak fluidë, në qarkullimin e tyre. Për të kthyer lëngjet në shkallën normale të densitetit, në organizëm lindin dy mekanizma mbrojtës: grumbullimi hidrik dhe etja. Për shkak të së parës, organizmi mban sa më shumë të jetë e mundur lëngjet e tij, (urina pakësohet), ndërkohë që për të dytën merret aq ujë sa të shkrijnë si duhet lëngjet e organizmit. Në momentin që shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon të shkojë në kapilarë më shumë se zakonisht e kësisoj shton sasinë e lëngjeve prezentë midis qelizave, grumbullimi i të cilëve shfaqet me fryrjet e lëkurës. Nevoja ditore e natriumit, përgjithësisht mbulohet nga konsumi i vegjetalëve, djathit, peshkut, mishit. Për të mos ngrënë më shumë se ç’duhet është mirë që pjatat të aromatizohen me barishte e erëza.

5. Cili është aktiviteti fizik më i përshtatshëm?
Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga walking, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Shpejtësia e duhur është ajo që të lejon të ecësh pa t’u marrë fryma. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta, pa t’u marrë fryma. Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve. Ndërsa sportet e rënda, s’bëjnë dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojë djegien e yndyrave, por atyre të sheqernave. Organizmi varfërohet kështu nga burimi i tij energjik: rezultati është një lodhje e shpejtë, që nuk të lejon vazhdimin e aktivitetit të paktën 35-40 minuta pa ndërprerje. Me pak fjalë: një aktivitet muskulor pak intensiv, por i zgjatur, dobëson më shumë se një aktivitet i fuqishëm, pasi lejon përdorim si burim energjie depozitat e yndyrave.

6. Më mirë çorapët apo getat?
Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrëngojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekte çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

7. Ç’lloj këpuce duhet zgjedhur?
Edhe zgjedhja e këpucëve përbën element të rëndësishëm në luftën kundër celulitit, pasi këpuca kushtëzon lëvizjen e këmbës dhe vendosjen e saj korrekte, nga ku varet edhe presioni i mjaftueshëm për ngjitjen e gjakut lart. Këpucët ideale, janë ato që janë të rehatshme për këmbët dhe me taka midis 3-5 cm. Në të vërtetë, një takë më e lartë, i detyron këmbët të marrin pozicion jo të natyrshëm, të papërshtatshëm për mbajtje e peshës së trupit. Dhe, nga ana tjetër, një takë më e ulët, e detyron këmbën të rrijë shesh, d.m.th. në një pozicion që e pengon këmbën të kryejë lëvizje të natyrshme e të lehta. Në të dyja rastet, gjaku qarkullon më me vështirësi, e me kalimin e kohës, favorizojnë keqësimin e celulitit.

8 – Cilat janë mënyrat “shtëpiake” për ta luftuar?
Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulë fryrjet e dukshme. Kompresat me ujë e kripë, duhet të përshijnë të gjithë këmbën (nga kavijet, tek vithet). Për këtë të përdoren copa të lagura, përreth 15-20 minuta do ditë, akoma më mirë nëse bëhen para gjumit. Ndërsa argjila, duhet përgatitur në 2 lugë vaj, një lugë vaj ulliri e 4 lugë argjilë, e cila duhet bërë një masë e trashë e homogjene që aplikohet direkt mbi zonën që duhet trajtuar rreth një orë dhe 2-3 herë në javë.

9 – A funksionojnë kremrat anticelulite?
Ato pa dyshim që përmirësojnë pamjen e lëkurës, si dhe favorizojnë shkrirjen e yndyrave dhe pakësimin e grumbullimeve hidrike. Pa dyshim që jo të gjitha produktet janë njësoj mes tyre. Sipas përbërësve aktivë që përmbajnë mund të kryejnë p.sh. forcimin e enëve të gjakut (periferike), forcojnë e tonifikojë si dhe hidratojnë. Megjithatë, për të parë rezultatet e tyre është mirë që të përdoren për një kohë të gjatë, sidomos çdo ditë 6 javët e para e pastaj 1-2 herë në javë. Pastaj është mirë që të aplikohen duke u shoqëruar me masazh, i cili ndihmon në thithjen e tyre të shpejtë.

10. Po masazhi limfodrenues ç’është?
Ky masazh favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë.

11. A e favorizojnë celulitin disa lloj qëndrimesh?
Disa pozicione jo të rregullta lodhin qarkullimin e gjakut, duke keqësuar kësisoj celulitin. Midis tyre, qëndrimi shtrembër për një kohë të gjatë, këmbët e hedhura mbi njëra-tjetrën, qëndrimi në kurriz. Korrigjimi i tyre është i lehtë. Kur qëndrohet për një kohë të gjatë në këmbë, është mirë që të lëvizet herë pas herë mbi ndonjë bordurë çfarëdo qoftë, këmbët s’duhet kryqëzuar, pasi presioni i njërës këmbë i ushtruar mbi këmbën tjetër ngadalëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, edhe kur qëndrohet ulur, është mirë që këmbët të mbahen pak të mbështetura diku. E në fund, është mirë që të flihet në një jastëk poshtë dyshekut, nga ana e këmbëve.

12. Cilat janë mënyrat natyrale më efikase?
Ndihmë japin çaji me carangth e mëllagë. Gjithashtu e mirë është boronica, e ngrënë si fryt apo e pirë si lëng. Përmban përbërës aktivë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnë enët e gjakut të qëndrojnë tonike e elastike.

 

Dieta kundër celulitit – shtimit të qelizave dhjamore

Çfarë ushqimesh të zgjidhni për të përballuar një problem që varet nga mënyra e të ushqyerit?

Lufta kundër celulitit kalon edhe nëpërmjet tavolinës. Në të vërtetë mbipesha sjell në mënyrë të pashmangshme grumbullim të dhjamërave që e bëjnë më të vështirë qarkullimin e lëngjeve duke rënduar kësisoj problemin. Pra, dobësimi është hapi i parë drejt zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë, dhe një peshë normale s’do të thotë zgjidhje të problemit, pasi edhe femrat e dobëta kanë celulit.

Të arrish peshën ideale nuk do të thotë të ndalosh luftën, por kujdes dietën!

Ushqimet e duhura

Ushqimet që përmbajnë proteinat mund të jenë tej mase të dobishme në kuadrin e një strategjie anticeluliti .Këshillohet që të alternohen çdo ditë: orizi, thjerrëza, soja, mishi i peshkut, veza. Për të arritur maksimumin këshillohet gjithashtu kombinimi i proteinave shtazore me ushqime të tjera si:

  • çereale dhe derivate të qumështit
  • patate dhe derivatet e qumështit
  • mishi dhe drithërat
  • zarzavate dhe peshk
  • bukë e peshk.

Më shumë proteina, më pak yndyra

* Në rastin e celulitit është shumë e rëndësishme pakësimi i përdorimit të sheqerit dhe eliminimi plotësisht i yndyrave. Më mirë preferohet konsumimi i proteinave përbërës të peshkut, vezës, mishit dhe në zarzavatet.

* Këto substanca ruajnë tonifikimin dhe efikasitetin e muskujve si dhe favorizojnë eliminimin e mbeturinave likuide.

* Në të vërtetë gjaku shkon në të gjitha enët e gjakut falë shtytjes së zemrës që e çon atë nëpër arterie e më pas në kapilarë. Nga këtu arrin në vena dhe prej andej kthehet në zemër.

* Kthimi i tij mbrapsht bëhet i mundur dhe nga kontraktimi i muskujve që rrethojnë venat e arterieve. Në të vërtetë gjatë lëvizjeve, muskujt e krahut dhe të këmbëve shtypin venat duke e përcaktuar një presion që lehtëson ngjitjen e gjakut.

error: Nuk lejohet kopjimi!