Benefitet që menteja sjell për shëndetin tonë

Benefitet që menteja sjell për shëndetin tonë

Nëse doni t’i shtoni gatimeve tuaja një shije freskuese në sallata, supëra, cajëra apo dhe ujë, disa gjethe menteje janë zgjidhja ideale. E njohur për shijen dhe aromën e mrekullueshme, menteja gjen vend në botën kulinare për shkak të përdorimeve të shumta. Por e dinit që menteja ofron dhe shumë benefite shëndetësore gjithashtu? Kjo barnë qetësuese  ka një kapacitet të madh anti-oksidues të cdo ushqimi. Për shkak të kësaj, menteja ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve.

=Menteja sjell shumë benefite për shëndetin

Ka një përmbajtje të lartë anti-oksiduese që është një nga karakteristikat më bazë që e bëjnë menten kaq beneficiale për shëndetin tuaj. Kjo bimë aktualisht përmban vitamina A, B2, dhe C si dhe minerale si zinku, kalciumi, kopër dhe magnez.  Mentoli, përbërja në gjethet e mentes që u jep aromën e këndshme, ka gjithashtu veti analgjezike, locale, anestetike dhe jo-irrituese. Me një përmbajtje të lartë nutrientësh dhe veti për përmirësimin e shëndetit, nuk është cudi që menteja është një bimët më me benefite në ditët e sotme. Ja cilat janë disa nga benefitet që sjell konsumimi/përdorimi i gjetheve të mentes:
Ndihmon në zbutjen e simptomave të alergjisë: Acidi rosmarinik, një agjent anti-oksidues dhe anti-inflamator në mente, është studiuar për shumë kohë për potencialin që ka në lehtësimin e simptomave të alergjisë sezonale dhe të astmës. Ky antioksidant punon duke parandaluar enzimat COX-1 dhe COX-2. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Biofactors”, të merrni 50 miligramë acidë rosmanarik ndihmonte në reduktimin e nivelit të molekulave inflamatore dhe alergjisë që lidhet me qelizat e gjakut, duke cuar në një reduktim të dukshëm të simptomave.
Lehtëson problemet e tretjes-Kjo barnë është përdorur për mijëra vjet si një kurë për dhimbjen e stomakut dhe mos-tretjen, pasi ndihmon n rritjen e sekretimit biliar dhe inkurajon rrjedhjen biliare, duke cuar në një lehtësim për një tretje më të shpejtë dhe të lehtë. Pepermint (një lloj i mentes) në vecanti është zbuluar që lehtëson dhimbjen dhe parehatinë të shkaktuar nga gazrat dhe fryerja. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e ulcerës së stomakut dhe sindromën e zorrëve të irrituara.
-Ndihmon në lehtësimin e të përzierave dhe dhimbjes së kokës. Era freskuese e mentes siguron lehtësim të shpejtë të të përzierave dhe në fakt është mjaft e përdorur si shtesë në  zbutësit e buzëve. Por sidoqoftë një thithje e aromës së mentes mund të sigurojë të njëjtin efekt. Menteja mund të zbusë inflamacionin dhe rritjen e temperaturës që lidhet me dhimbjen e kokës apo migrenën.
-Ndihmon në pastrimin e kongjestionit dhe crregullimeve të tjera të frymëmarrjes. Menteja zbut dhe qetëson fytin, hundën dhe pjesë të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
-Siguron lehtësim nga dhimbja dhe lodhja. Nëse ndiheni të depresionuar, të lodhur etj menteja mund të jetë vërtet e dobishme.
-Nëse përdoret në një zonë të caktuar, menteja mund të sigurojë një numër të madh benefitesh, për shkak të vetive qetësuese dhe freskuese. Mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga pickimet e insekteve,  pucrrat, djegiet e diellit dhe dëmtime të tjera në lëkurë. Gjithashtu punon si freskues për frymën e keqe-thjesht përtypni disa gjethe menteje dhe do të vini re diferencën menjëherë.
Por megjithatë një grup personash duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e kësaj bime. Për shembull, menteja mund të përkeqësojë simptomat e sëmundjes së refluksit gastroezofageal (GERD), kështu që njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të frenohen në përdorimin e mentes. Ata që kanë pasur gurë në tëmth duhet të jenë të kujdesshëm gjithashtu.

error: Nuk lejohet kopjimi!