Benefitet e ushtrimeve fizike në shëndet

Benefitet e ushtrimeve fizike në shëndet

Të qënit pasiv ju bën më të predispozuar për t’u prekur nga një sërë gjendjesh mjekësore përfshirë sëmundjet koronare të arterieve, hipertensionin, diabet mellitus që nuk varet nga insulina dhe osteoporozën. Siç e dimë, sëmundjet koronare të zemrës janë shkaku kryesor që çon në vdekjen e parakohshme.
Studimet kanë treguar që meshkujt të cilët janë fizikisht aktivë rregullisht kanë rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme sesa ata që janë pasivë në aktivitet fizik. Ushtrimet shfaqen të jenë mjaft efektive në përmirësimin e statusit shëndetësor  në 6 zona specifike: sëmundjet e zemrës, hipertension, obezitet, diabet, osteoporozë si dhe mirëqenie psikologjike.
Personat pasivë kanë dyfish më shumë shanse të kenë sëmundje zemre sesa personat që angazhohen në aktivite të rregullta fizike. Provat nga studimet kohort kanë treguar një lidhje konsistente ndërmjet aktivitetit fizik dhe reduktimit të incidencës për sëmundje zemre. Benefite të ngjashme nga ushtrimet janë raportuar dhe nga meshkujt më të mëdhenj në moshë.  Studimet kanë treguar që ushtrimet mund të kenë efekte beneficiale ose koncentrime të plazmës së lipo-proteinës.
Ushtrimet e rregullta janë një mënyrë për përmirësimin e balancës kalorike dhe parandalimin e obezitetit. Prova të mëdha epidemiologjike suportojnë një lidhje ndërmjet ushtrimeve fizike dhe kontrollit të peshës edhe pas kontrollimit të faktorëve dietikë. Kontribimi i aktiviteti fiik ndaj harxhimit kalorik ditor është shpesh relativisht i ulët. Për shembull, një shëtitje ditore (1 milje) është shpesh 4% kontribues ndaj harxhimeve totale ditore. Shtimi në peshë shpesh ndodh si një rezultat i diferencave të vogla ndërmjet marrjes së kalorive dhe harxhimeve, është e mundur përmes ushtrimeve të rregullta fizike të arrihet një balancë kalorike që parandalon rritjen progresive në peshë. Megjithatë ushtrimet mund të rrisin marrjen kalorike, që shpesh shoqërohet me harxhimin e madh të kalorive kështu mbahet  një balancë kalorike negative.

Ushtrimet mund të reduktojnë rrezikun për zhvillimin e hipertensionit dhe diabetit. Studimet kohort sugjerojnë që personat pasivë mund të kenë 35-52% më shumë rrezik për zhvillimin e hipertensionit sesa ato që ushtrohen; ky efekt shfaqet të jetë i pavarur nga faktorë të tjerë rreziku për hipertensionin. Reduktimi mesatar në presionin e gjakut arrihet përmes ushtrimeve fizike. Aktiviteti fizik gjithashtu lidhet me rritjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe gluozës, dhe studimet e “South Pacific” sugjerojnë që diferencat në aktivitetin fizik mund të kontribuojnë në rritjen e prevalancës së diabetit në këtë popullsi. Provat më tej sugjerojnë që ushtrimet përmirësojnë tolerancën e glukozës ose që reduktojnë rrezikun për zhvillimin e diabetit.

**Fakte interesante: Në moshën 65 vjeç, njerëzit të cilët nuk janë marrë me aktivitet fizik do të fillojnë të kenë një reduktim të forcës së tyre muskulare me 80%.

Aktiviteti fizik mund të reduktojë humbjen e kockave në femrat post-menopauzale. Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të provuar që përmbajtja e mineraleve të kockës është përmirësuar mjaftueshëm për të reduktuar incidencën e osteoporozës dhe frakturave që lidhen me të.

Megjithatë studimet sugjerojnë që rreziku për fraktura te ijet është më i ulët në persona që ushtrohen rregullisht, por provat janë të nevojshme për të provuar që ky efekt është në sajë të ushtrimeve.

Një benefit i zakonshëm i ushtrimeve të rregullta fizike është dispozicioni i përmirësuar (humor pozitiv, depresion i reduktuar, ankth i ulët). Natyra e kësaj lidhjeje ndërmjet ushtrimeve dhe shëndetit mendor është pak e kuptueshmme.  Eshtë e njohur që personat fizikisht aktivë raportojnë nivele të larta të vetë-besimit në përgjigje për të përmirësuar pamjen personale dhe vetë imazhin.
Për të përmirësuar fitnesin kardiovaskular, është e ditur që ushtrimet nuk mund të performohen rastësisht ose me shkëputje të gjata, por duke u ushtruar rregullisht. Efektet kardiovaskulare në rritjen e niveleve të intensitetit të ushtrimeve shfaqen duke operuar në një lidhje dozë-përgjigje me benefite modeste dhe me harxhime të ulëta kalorike ditore (150-500 kcal/në javë) dhe benefite maksimale në nivele të larta (2000-3500 kcal/në javë).  Rritja e aktivitetit fizik te njerëzit pasivë lidhen me magnitudë të madhe në reduktimin e rrezikut.

Gjithashtu benefitet nga ushtrimet fizike mund të vijnë edhe nga nivelet me intensitet të ulët. Për më tej, ushtrimet intensive nuk janë të këshillueshme për disa individë, sidomos për atë që janë në rrezik të lartë për komplikacione kardiovaskulare nga aktiviteti intensiv fizik (si prsh të moshuarit). Një numër i madh studimesh sugjerojnë që aktivitete si ecja e shpejtë,ngjitja e shkallëve dhe nqs merreni me kopshtari mund të jetë shumë beneficiale. Këta benefite janë nxjerrë nga studime të cilat kanë përfshirë aktivitetin me intensitet të ulët në personat e moshuar dhe ato me bazë të ulët në fitnes.  Personat me aktivitet të ulët fizik, si ato hipertensivë apo obezë, mund të kenë benefite, madje edhe rritje modeste në aktivitetin fizik. Personat të cilët angazhohen në ushtrimet me intensitet të ulët mund të kenë benefite të ushtrimeve fizike: që lidhen me përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit (e cila mund të reduktojë rrezikun e rënieve te të moshuarit), rritja e densitetit të kockave, humbjes së peshës dhe përmirësim të humorit.

Benefitet e ushtrimeve duhet të peshohen edhe kundër efekteve potenciale negative sic janë dëmtimet, osteoartrit si dhe më e ralla, vdekje e papritur. Megjithëse dëmtimet janë ato që raportohen më së shumti, ka pak studime të besueshme që tregojnë për incidencën e dëmtimeve gjatë ushtrimeve që janë të parandalueshme. Ato shpesh ndodhin si rezultat i niveleve të tepërta të aktivitetit fizik, ndryshimeve thelbësore dhe dramatike në nivelet e aktivitetit (sidomos në personat që merren shumë pak me sport) si dhe teknikat e ushtrimeve jo të duhura apo pajisjet jo-të rregullta.

Një tjetër shqetësim që lind me aktivitetin fizik afatgjatë mund të përshpejtojë zhvillimin e osteoartritit në pjesë të trupit si (ijet, gjuri etj). Studimet e kryqëzuara në distancë  nuk kanë treguar ndonjë lidhje të fortë ndërmjet ushtrimeve dhe osteoartritit.

Shqetësimi i tretë është rreziku për vdekje të papritur, e cila nxitet nga aktiviteti fizik me intensitet shumë të lartë. Studimet sugjerojnë që njerëzit sedentarë të cilët e nisin direkt me aktivitet  me intensitet të lartë janë në rrezik më të lartë për vdekje të prapritur se ata që janë rregullisht aktivë. Në fakt, në sajë të benefiteve kardiovaskulare të ushtrimeve, rreziku i përgjithshëm për vdekje të papritur (gjatë ushtrimeve dhe jo gjatë ushtrimeve) në meshkujt të cilët ushtrohen me intensitet të lartë të aktiviteteve fizike, është më i ulët sesa te meshkujt sedentarë.

Të paktën 40% e popullsisë në SHBA konsiderohet sedentare, dhe rreth 80-94% dështojnë në ushtrimet fizike në nivelet adekuate për të mbajtur benefitet kardio-respiratore. Eshtë  e njohur  nga studimet që percepsionet negative të aktivitetit fizik (prsh parehatia, kostoja e pajisjeve, diskomforti) shpesh mund të sillen si nxitës të fuqishëm. Personat që kanë më shumë gjasa të adaptojnë programe ushtrimi janë ata që aktualisht po ushtrohen në një model të moderuar.

error: Nuk lejohet kopjimi!