Bakri – i mirë dhe i keq

Bakri – i mirë dhe i keq

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Bakri është ushqyes dhe një element toksik i mirë. Ai është i kërkuar nga trupi i njeriut në doza të vogla, 2 mg në ditë. Shumë rrallë në trupin e njeriut rezulton në mungesë. Ai është i nevojshëm ndërmjet mineraleve të tjera. Bakri dhe zinku janë të dy shumë antagonist, dhe mungesa e hekurit mund të sjellë në një rritje të madhe të bakrit. Në të njëjtën mënyrë, suplementet e shumta të zinkut mund të rrisin mungesën e bakrit.
Në të vërtetë sasia e tepërt e saj është më problematike sesa mungesa. Nëse ushqeheni mirë, nuk keni nevojë që të merrni suplemente të bakrit, edhe pse zakonisht ajo është e përfshirë në tabletat e multimineraleve. Një tabletë e mirë multiminerale duhet të përmbajë afërsisht 10 herë më shumë zink sesa bakër (përshembull, zink 10 mg, bakër 1 mg). Konsumimi i pilulave që kontrollojnë lindjen mundet gjithashtu që të rrisë depozitat tuaja të bakrit. Të gjithë këto faktorë e bëjnë më të lehtë për të akumuluar më shumë bakër, që është i lidhur me skizofreninë, sëmundjen kardiovaskulare dhe mundësisht me artritin rheumatoid. Bakri është një zëvendësues i një enzime antioksidante të përfshirë në disa reaksione inflamatore. Kjo mund të jetë arsyeja se përse shumë ose pak mund të rezultojë në një inflamacion më të madh në vuajtësit nga artriti rheumatoid. Nivelet e bakrit rriten gjatë shtatzënisë, dhe është spekuluar që luan një rol madhor në depresionin e madh postnatal.
error: Nuk lejohet kopjimi!