Asparagu dhe benefitet që sjell në shëndet

Asparagu dhe benefitet që sjell në shëndet

Asparagu
Familja e bimëve të cilës asparagu i përket është nga ato që janë rritur për kryesisht për dekor, por ashparagu është nga të paktët që është kultivuar për ushqim. Që në momentin që është zbuluar, u bë një nga të preferuarit për shkak të shijes së ëmbël dhe cilësisë së butë, e cila e lejon të përgatitet në një sërë mënyrash. Ju mund ta përdorni si përbërës në recetat tuaja pasi i jep një shije të vecantë gatimit.

Benefitet shëndetësore të asparagut
Përpos shijes së mrekullueshme, asparagu ofron një sërë vitaminash dhe mineralesh, përfshirë kalciumin, folatin, hekurin, magnezin, fosforin, kaliumin dhe vitaminat A, K dhe C. Përmban gjurmë niacine dhe vitamine E. Pra është e qartë që asparagu përmbajnë një sërë vitaminash dhe mineralesh. Për shkak të këtyre nutrientëve, të shtoni ashparagun në dietën tuaj mund të ofrojë shumë benefite si:

– Suport ndaj shëndetit kardiovaskular– Në një studim të 2017 nga “Nutrients”, u theksua që një sërë perimesh (përfshirë asparagun) mund të mbrojnë dhe të suportojnë shëndetin e zemrës. Kjo për shkak të sasive të mëdha të fibrave dietike dhe vitaminave në këtë perime.

-Ndihmon në zhvillimin e fetusit-Si një nga burimet më të mira me bazë bimore të folatit, ashparagu mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për abort dhe reduktimin e defekteve të tubit neuralë.

-Ulja e rrezikut për shfaqjen e osteoporozës- Asparagu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës K dhe kalciumit, nutrientëve esencialë për një shëndet të mirë të kockave. Nivelet adekuate të vitaminës K në trup sigurojnë absorbim efektiv të kalciumit, duke ulur rrezikun për frakturë kockash.

Faktet nutricionale: (100 gr i zier/i kulluar)
Kaloritë: 22 gr
Yndyra totale: 0.22 gr
Yndyra e ngopur:  0.048 gr
Kolesterol: 0 mg
Kripa: 14 mg
Karbohidrate totale: 4.11 g
Fibra dietike: 2 g
Sheqeri: 1.3 gr
Proteina: 2.4 gr
Vitamina 1006 IU: Vitamina C- 7.7 mg
Kalcium 23 mg: Hekuri: 0.91 mg

Studime mbi asparagun
Përbërjet aktive të asparagut kanë qenë subjekt i shumë studimeve shkencore specifike, kryesisht të fokusuara përmbajtjen e saponine steroid. Një studim në 1997 nga “Planta Medica”, shkencëtarët izoluan dy oligofurostanoside nga farat e asparagut, të cilat kanë efekte citotoksike në qelizat e leucemisë te njerëzit. Kjo koincidon me një studim të 2010 të publikuar në “Phytochemistry Revieës”, ku triterpene dhe saponinet steroidë shkaktuan apoptozë në qelizat e tumorit dhe shpërbërje të citoskeletit.
Ekstrakti i asparagut officinalis mund t’ju mbrojë nga stresi oksidativ dhe dëmtimi i mëlcisë dhe veshkave sic u raportua në një studim të 2018 nga “Toxicology Reports” që u bë te kafshët. Minjve iu dha bisphenol A (BPA) dhe ekstrakt asparagu officinalis (AOE)  me BPA duke shkaktuar stres oksidues si në mëlçi ashtu edhe në veshka. AOE-ja i siguroi minjve mbrojtje të mëlcisë dhe veshkave, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme efektet e BPA-së. Ekstraktet e asparagut gjithashtu u zbuluan se kishin benefite dermatologjike gjithashtu. Një studim i 2018 nga “Environmental Health and Preventive Medicine” tregon që ekstraktet e asparagut mund të ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Në agrikulturë, frenimi i rritjes së asparagut është konsideruar një problem madhor në Japoni. Për shkak të kësaj, bimët e asparagut u “diagnostikuan” për të zbuluar arsyen. Ende një temë e diskutueshme pasi ekspertët diskutojnë mundësinë e patogjenëve kimikë ose ushqimorë, studimi i publikuar në “Microbes and Environments”, i cili u krye duke përdorur studime të tokës në disa fusha në 2007 dhe 2008, arriti në përfundimin se pengimi i rritjes ishte për shkak të korrjeve të vazhdueshme të asparagut.

Recetë: Sallata e asparagut dhe avokados
-4 ose 5 dege asparag
-1 avokado e ndarë në gjysëm
-16 gjethe menteje të copëtuara
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-Kripë himalaje për shije
-Gjysëm lime

Përgatitja:
1. Prisni pak bazën e secilit asparag.
2. Hiqini pjesën e jashtme asparagut.
3. Ndani asparagun në shirita.
4. Ndani secilën gjysmë të avokados në katër seksione.
5. Hidhini menten dhe shtrydhni pakëz limon mbi sallatën, si dhe pak vaj e kripë.
Ju bëftë mirë!

Asparagu konsiderohet si një nga perimet më të vjetra që janë kultivuar, pasi kultivimi i parë i tyre daton që në 200 vjet P.E.S. I moshuari Cato thekson që asparagu ka nevojë për vëmendje shumë delikate kur vjen puna te kultivimi i tij. Fillimisht u prezantua në Amerikën Veriore në vitin 1700 nga koloniarët Evropianë, dhe tashmë kultivohet kudo.

error: Nuk lejohet kopjimi!