Anila Kalleshi: Të jetosh me frikën e fitimit të peshës, sëmundja që po injoroni

Anila Kalleshi: Të jetosh me frikën e fitimit të peshës, sëmundja që po injoroni

Nga ANILA KALLESHI
Dietologe, nutricioniste klinike

Sa i rëndësishëm është ushqimi i shëndetshëm për adoleshentët dhe sa e respektojnë gjatë përditshmërisë së tyre?

– Mënyra e të ushqyerit në adoleshencë natyrisht ka shumë rëndësi që të jetë sa më korrekte, pasi lidhet drejtëpërdrejtë me ndryshimet fiziologjike që pëson trupi gjatë kësaj periudhe, ndryshimet hormonale, zhvillimi i muskujve dhe i kockave, si dhe rritja dhe zmadhimi i organeve trupore.

Për të patur një regjim ushqimor sa më korrekt duhet të kemi parasysh disa tregues shumë të rëndësishëm: intensiteti i zhvillimit, koha gjatë të cilës ndodh ky zhvillim.

Zhvillimi i menjëhershëm tek djemtë shfaqet në moshën 12-15 vjeç, ndërsa te vajzat në moshën 10-13 vjeç dhe është pikërisht kjo periudhë, ku adoleshentët ndalojnë rritje të menjëhershme, por dhe atë të peshës.

Pikërisht ky është moment i saktë ku nevojat ushqimore lidhen drejtëpërdrejtë me këtë zhvillim të tyre.

Personalisht mendoj që pjesa më e madhe e adoleshentëve nuk e respektojnë në përditshmërinë e tyre një ushqyerje korrekte.

Do doja të fokusoheshit në shkolla. Si po ushqehen fëmijët në shkolla?

Kam qenë pjesë përbërësee një sërë projektesh që lidhen me kequshqyerjen dhe kam vënë re se, sa më i lartë niveli ekonomik i tyre, aq më shumë problemet me mbipeshën dhe obezitetin shfaqen.

Sa i respektojnë vaktet e të ushqyerit dhe çfarë po konsumojnë më shumë?

Pjesa më e madhe e tyre fillimisht flenë shumë vonë, pasi kalojnë një pjesë të mirë të natës në celulare apo Ipad-e.

Kështu që mëngjesi i tyre si vakt është i anashkaluar.

Në shkollë përpiqen të gjejnë fast food më të afërt, duke hequr urinë me ushqime pa vlera ushqyese dhe të mbushura në kalori e shoqëruar kjo me pije energjike apo me gaz.

A ka nje edukatë ushqimore për këta fëmijë nga prindërit dhe shkolla?

Mjaft programe në ndihmë të të edukuarit, në mënyrën se si duhet të ushqehen, tashmë organizohen nëpër shkolla, ku një vend dominues përmban ushqyerja korrekte.

Për mendimin tim përgjegjësi të jashtëzakonshme kanë prindërit.

Çfarë kuptojmë me “kequshqyerje”?

Kequshqyerja lidhet me mosmarrjen e mjaftueshme të makronutrientëve dhe mikronutrientëve.

Ushqyerja e dobët mund të çojë në imunitet të reduktuar, ndjeshmëri në rritje ndaj sëmundjeve, zhvillim fizik dhe mendor të dëmtuar dhe reduktim të produktivitetit.

Kequshyerja ka 2 kategori: nënushqyerja (anoreksi dhe bulimi) dhe mbiushqyerja (mbipeshë dhe obezitet)

Cilat janë pasojat shendetësore nga kequshqyerja?

Anoreksia NERVORE – Anoreksia nervore është një çrregullim i te ushqyerit, që konsiston në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe për të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit.

Karakteristikat fillon në adoleshencë, kryesisht tek femrat, por ka edhe meshkuj, dhe sjell:

– mungesë të shprehur të energjisë.

– mungesë të vitalitetit të tyre.

– 800-1000 kalori në ditë.

– shumica ndihen të uritur, por e mohojnë.

– konsumojne porcione të vogla ushqimi.

– konsumojne stimulante: cigare dhe kafe.

– shmangin drekat dhe darkat në ambiente publike kanë në gjakun e tyre një nivel shumë të lartë të hormonit urisë, por thirrja e urisë shtypet dhe injorohet prej tyre.

Çfarë shkakton Anoreksia Nervore?

Komplikacionet specifike për të rinjtë përfshijnë:

– frenimin e proçesit të rritjes,

– humbje të rënda të peshës

– kequshqyerje kronike.

– steatoza hepatike (infiltrimi yndyror i mëlçisë) është një tjetër tregues i ushqyerjes.

– sëmundjet e zemrës,

– çrregullimet neurologjike e deri në vdekje

– anemi e theksuar

2.BULIMIA

Shenjat dhe simptomat e ketij çrregullimi:

Përdorimi i ekzagjeruar i produkteve dietike për të humbur peshën.

Të konsumosh ushqim, deri në ekzagjerim.

Të jetosh me frikën e fitimit të peshës.

Keqpërdorimi i laksativave, diuretikëve ose klizma pas ngrënies, të preokupuar me formën dhe peshën e trupit.

Konsumim i shumë ushqimi dhe vjellja e menjëhershme.

Ndjenja që nuk mund të kontrolloni sjelljen tuaj me ushqimin.

FAKTORËT E RRISKUT: Të qënurit femër: Femrat kanë një shans më të rritur të bëhen bulimike në krahasim me meshkujt.

– Biologjikisht: ata që kanë patur prindër ose familjarë me bulizëm, kanë shans më të rritur për buliminë, për shkak të trashëgimisë gjenetike.

– Nëse ju keni defiçence në tru të kimikatit serotoninë.

– Psikologjikisht dhe emocionalisht.

– Media dhe presioni shoqëror.

– Sporti, puna dhe presioni artistik: kërcimtarët, aktorët, modelet dhe atletët janë pre e bulimizmit, pasi trajnerët e tyre kërkojnë që këto persona duhet të humbasin peshë për të qenë më mirë.

MBIPESHA/ FAKTORËT QË NDIKOJNË NË OBEZITET

Mosha – dhjamosja te burrat rritet në moshën deri në 60 vjeç, kurse tek gratë rritet me kalimin e moshës.

Raca dhe vendi – tek Kaukazianët e SHBA-së obeziteti përbën rreth 20 % të tyre, ndërsa në Kaukazianët e Europës janë të prekur rreth 40 % të tyre, në Kongo 12 %, në Kinë 7.2 % në Indi 35 % .

Gjëndja ekonomiko-shoqërore: në vëndet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe.

Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë. Zakone të ndryshme, mungesa e ushtrimeve muskulore, përdorimi i pijeve alkolike, përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës.

– Shkaqet e obezitetit: marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh d.m.th. rriten kaloritë ushqimet e ndryshme janë të shijshme më shumë, kështu rritet sasia e yndyrnave.

– Faktorët gjenetike: në shumicën e rasteve me obezitet, të paktën njëri nga prindërit ka qënë obez.

– Dëmtimet endokrine: obeziteti në shumicën e rasteve shoqërohet nga: hiperinsulinemia.

SHENJAT E DHJAMOSJES/ SIMPTOMAT:

– Vështirësi në frymëmarje – pa patur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë).

Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave (mbipeshë) dhe metabolik (shtohet nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit, si rezultat i metabolizmit të rritur.

– Prishja e gjumit – “Sindroma e apneas ose Sindroma Pickwick”.

Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën, ose në zyrë në karrige.

Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës, shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat.

– Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit rritet më shumë me rritjen e peshës , dhe arrin 60 % tek gratë me BMI > 33.0

Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë – kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës.

– Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjëndje depresioni.

Çfarë rekomandoni të përmirësohet për një kulturë më të pasur ushqimore?
Disa keshilla per prinderit, mesuesit dhe nxenesit?

Ushqime të pasura me vlera ushqyese, të freskëta dhe të përgatitura në shtëpi…

Dhjamosja që po ju sëmur, 15 gjendje të rënda që shkakton obeziteti

Dhjamosja, faktor rrisku për shfaqjen e gjëndjeve patologjike. E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe… vret!

Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit.

Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë.

Ky është një mekanizëm fiziologjik mbrojtës i organizmit për t’i përdorur rezervat në rastet e mungesës së ushqimit.

Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami.

Duke mos u marrë me aktivitete, duke qenë pasiv, po ashtu duke u ushqyer më tepër nga sa duhet, një pjesë e kalorive të marra nuk digjen por shtresohen në formë dhjami.

Depozitimi i kalorive kur shtohet progresivisht, arrin deri në obezitet.

E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike.

Ai krijon sëmundje dhe vret.

Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e disa sëmundjeve, si më poshtë…

DIABETI I SHEQERIT TIPI II: 80 % e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë.

HIPERLIPIDEMIA: tek obezitët kemi rritje të triglicerideve, ulje e lipoproteinës, rritje e dëndësisë së HDL.

SËMUNDJET KARDIO-VASKULARE: shumë studime epidiemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore, apo vaskulare.

Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50 % të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50 % vihen re çregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë, pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit, e cila shpesh përfundon me pamjaftushmëri kardiake.

Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur, si rezultat i aritmive kardiake. .

HIPERTENSIONI: shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit.

Shpeshtësia e hipertensionit është 2 – 5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur.

MËLÇIA – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit.

Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike.

ARTRITET: shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore (shkaqet janë mekanike), ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët.

SINDROMA E APNISË NË GJUMË – karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës.

Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet, sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarjes gjatë natës dhe jo personi vetë.

Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare, dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes, si rezultat i gjumit jo të qetë të natës .

EDEMA E GJYMTYRËVE TË POSHTME është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrnave.

CELULITI – është ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor rrisk tek njerëzit me obezitet të lartë.

TROMBOFLEBITET DHE TROMBOZAT – hasen shumë shpesh në personat obezë (si edema, mosqarkullim i gjakut), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës.

RREZIKU KIRURGJIKAL: rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët.

Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.

NEOPLAZMAT: Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës (zorrë e trashë), traktin gjenital (gjoks, mitër, vezore, prostatë).

ÇREGULLIMET HORMONALE – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë.

SHFAQJE PSIKO-TRUPORE: Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik.

Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.

VDEKSHMËRIA: Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë.

Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit.

Botuat në Supershendeti.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!