Anila Kalleshi, pjesë e shkencëtarve të shekullit

Anila Kalleshi, pjesë e shkencëtarve të shekullit

Anila Kalleshi, duket se tanimë nuk është vetëm dietologia më e njohur në Shqipëri, por emri i saj është padiskutim edhe një brand i përbotshëm. Në karrierën e saj 20-vjeçare ajo numëron shumë çmime ndërkombëtare për kontribute të veçanta në radhët e njerëzve, të cilët i kanë shpallur “luftë” dukurisë më dominuese të viteve të fundit, mbipeshës. Jo më larg se pak ditë më parë ajo është vlerësuar e nderuar me çmimin e madh “The Name in Science”. Anila Kalleshi është padyshim nga ato femra me një talent të habitshëm njerëzor dhe profesional , që karakterizohet gjithmonë nga një shpirt i pavarur, luftarak dhe kërkues. Jeta e saj është një projektim i vazhdueshëm, ku ajo organizon punën e saj, kohën e saj, u jep kuptim gjërave, krijon një model suksesi dhe lumturon njerëz, duke bërë të mundur që ata të dobësohen në mënyrë të shëndetshme. Lexoni mes rreshtash Anilën dhe do të kuptoni se puna që ajo bën nuk është një zgjedhje vetëm për veten e saj, por për të gjithë, një mundësi për tu trajtuar profesionalisht dhe për të gjetur një ekulibër estetik në trupin tuaj.

Anila, “The Name in Science”, është çmimi i fundit që ju keni marrë. Çfarë është ky çmim? Sa i rëndësishëm është për ju? A e prisnit?
Çmimi ” The Name in Science” është një vendim i Komitetit të ‘Socrates’ i përputhur në paragrafet një dhe dy të tij ku emri im Anila Kalleshi është regjistruar në regjistrin botëror të shkencëtarve të shekullit të XXI, me motivacionin për kontribut në botën e shkencës, dhënë nga presidenti i Komitetit të ‘Socrates’ John Netting në Oksford. Jam shumë e lumtur natyrisht për këtë çmim sepse më bën të ndihem krenare për punën dhe atë çfarë unë kam arritur në jetë.
Keni sjellë në Tiranë një serë çmimesh prestigjoze. Si ndihet Anila tashmë që e vlerëson gjithë bota?
Natyrisht jam njeriu më i lumtur në botë për faktin se kam arritur të vlerësohem përkrahë njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre special në disa fusha të shëndetësisë dhe unë kam arritur të jem pjesë e këtij kontributi botëror. Për këtë jam shumë e lumtur, ndjehem me shumë fat, edhe pse jo e privilegjuar, duke pasur parasysh që Shqipëria është një vend kaq i vogël e duke u radhitur në mes të emrave kaq të mëdhenj, vërtetë që jam shumë e lumtur dhe ndihem shumë mirë. Është e vërtetë që çmimet kanë qenë të pafundme, duke filluar që tek “World Business Leader”, ”Elite Member “, “Best Enterprise”, “Inspiration the company” …çmime që më kanë berë të ndihem e vlerësuar në të gjithë botën.
Sa e mbushur ndjeheni kur ktheni sytë nga gjithë këta trofe?
Në 7 tetor jam në një event shumë të njohur , në “Festivalin Botëror të Biznesit” i cili zhvillohet në Code d’Azur, në Kanë të Francës dhe do jetë një pjesëmarrje shumë e madhe e bizneseve të ndryshme, e njerëzve të fushave të ndryshme të artit, të industrisë, të sipërmarrjes dhe aty marr një tjetër çmim prestigjoz dhe shumë të njohur, është çmimi ‘Socrates’ ,që është një çmim vërtetë maksimal për mua dhe më bën të ndihem krenare dhe shumë mirë me këtë vlerësim.
Një karrierë të suksesshme, shumë trofe në arkivën tuaj, çfarë synimesh ka Anila? Sa e njeh bota Anila Kalleshin?
Bota mendoj se më njeh goxha mirë. Mendoj se një vlerësim që do të doja do të ishte nga Shqipëria, vendi im, së cilës i përkas dhe të cilës unë jam përpjekur t’i jap maksimumin se të gjitha këto rezultate dhe arritje unë i kam pasur në këtë vend dhe mendoj se vlerësimi nuk ka qenë i njejtë me atë vlerësim që unë kam marr në arenën ndërkombëtare.
A jeni shndërruar tashmë në një brand të pakonkurueshëm?
Natyrisht që i përkas një brand-i të pakonkurueshëm. Anila Kalleshi tashmë nuk ka rivalë. Nuk më trembin kërpudhat e mbira pas shiut, personat që kanë vendosur për të hapur një biznes dhe duke menduar ndoshta që do jetë një biznes fittimprures pasi mbipesha është e vërtetë që prek një kategori shumë të madhe njerëzish dhe duke qenë se prek kaq shumë njerëz, të gjithë janë të fokusuar në zgjidhjen e këtij problemi si diçka e cila do ndihmoj mjafat njerëz në nevojë. Mendoj se kemi ende shumë për të bërë për këtë gjë dhe jo gjithëkush mund ta bëj. Profesionalizmi është baza e suksesit pa të cilin askush nuk do të ishte i zoti për të qenë një lider. Unë këtë e kam arritur sepse i jam përkushtuar kësaj pune, punoj me orë të zgjatura çdo ditë duke mos e kthyer kokën mbrapa, por duke ecur gjithmonë përpara në kërkim të të rejave të fundit të shkencës,të mënyrave të reja, efikasitetit të rezultateve dhe besoj se ia kam arritur më së miri kësaj gjëje.
Tashmë jeni në ambjentet e reja të “Anila Kalleshi Center”, si po ecën? Sa e vështirë ka qenë për Anilën të shndërrohet në një garanci suksesi?
Ambjentet e reja të “Anila Kalleshi Center” janë ato që mua në njëfarë kuptimi më kanë ndryshuar jetën , jam në një ambjent siç unë e kisha ëndërruar ta kisha, siç kisha ëndërruar t’ua serirja klientëve të mi, janë ambjente shumë luksoze dhe shumë funksionale, janë në shërbim të klientit për t’i dhënë atyre mundësinë për të arritur atë çfarë duan në mënyrën më të pranueshme, në një luks, në një komfort, në një ambjent që me të vërtetë do ta kishte zili çdokush.

error: Nuk lejohet kopjimi!