Anila Kalleshi Center – Brand unikal i dobësimit

Anila Kalleshi Center – Brand unikal i dobësimit

Intervistë në Revista StarPeople  Mars 2018

 

Nuk është e thjeshtë që për 20 vjet të gdhendësh në Shqipëri një emër suksesi. E duket se Anila Kalleshi ia ka dalë! Drejtuesja e Anila Kalleshi Center ka festuar mbrëmjen e djeshme 20-vjetorin e qendrës së saj. Në një mbrëmje me shumë miq edhe VIP-a, Anila ka patur shumë arsye për të festuar. Pas 20 vitesh, dietologia mbetet ende destinacioni i duhur për të gjitha femrat që duan të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshme.Këngëtare, moderatore, aktore, modele, gazetarë, ishin disa nga të ftuarit e Anilës, që fal saj kanë mundur të kenë një formë perfekte. Përditë e më shumë, ajo konfirmon se edhe pas 20 vitesh kjo qendër përmbush ëndrrën e çdo femre për t’u dukur më bukur. Vetëm se me kalimin e viteve, dietologia e mirënjohur shton çmimet kombëtarë dhe ndërkombëtare në karrierën e saj. Ndaj në këtë 20-vjetor, Anila Kalleshi ka shumë arsye për të festuar, por me një premtim edhe më të madh, që do të vijojë misionin e saj, në funksion të së bukurës.


 

’Anila Kalleshi’s Center’’, një brand i përbotshëm!

Nuk ka asgjë që të ketë bërë të ndihet e papërshtatshme për gjërat që bën në jetë, nuk ka asgjë që e ka penguar të shkoj me ngulm dhe në mënyrë të merituar atje ku është sot. Në punë dhe në jetë ajo nuk ka pasur si definicion të jetë e para; thjesht ka bërë gjërat më të mira dhe kur historia kthehet mbrapa kupton se në fakt, ajo ka qenë dhe është e para për gjithçka, vend të cilin sot e mban falë profesionalizmit dhe respektit që gëzon në radhët e pacientëve dhe specialistëve të fushës.
Anila Kalleshi edhe fizikisht të përcjell respekt dhe profesionalizëm, idenë e njeriut që di të bëjë mirë punën e tij dhe që është mësuar të qëndroj në krye. Ndërsa e takojmë, nuk ngurojmë ta përgëzojmë për sukseset e arritura në 20 vjet karrierë dhe ajo me modestinë dhe të qeshurën e ëmbël na falënderon sikur të ishte duke na thënë se ajo çfarë bën është një gjë normale. E duartrokitur në shumë vende të botës dhe fituese e disa kupave, ndër më prestigjozet e fushës së saj Anila Kalleshi e ka kthyer emrin e saj në një brand të cilin duhet ta marrim në referencë.
“Pas kësaj udhe të gjatë 20-vjeçare fshihet një punë e palodhur, rritje profesionale, punë shkencore, arritje të jashtëzakonshme, për të bërë njerëz të lumtur, të motivuar dhe me buzëqeshje të rikthyer”. – tregon Anila ndërsa e takojmë në hapësirën e qendrës së saj, aty ku duket sikur gjithçka shkon në sinkron me energjinë e mirë dhe pozitivitetin që vetë Anila transmeton.
“Ai që ka një synim të qartë dhe durim, nuk dorëzohet lehtë. Dhe unë ia kam arritur më së miri të jem një lider në fushën e dobësimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” – thotë Anila, si për të treguar edhe një herë vetëbesimin e saj që ka qenë përcaktues i sukseseve të njëpasnjëshme.
Sfida dhe risi
Tanimë Anila Kalleshi ka prekur një tjetër risi. Është e para që ka sjellë në qendrën e saj të dobësimit, aparaturën më të re, Eximia, e cila është fjala më e fundit e teknologjisë. Sikundër na shpjegon Anila gjatë bashkëbisedimit me të, EXIMIA HR 77 PLATINIUM është një sistem unik multi-teknologjik, ekstremisht i avancuar dhe i veçantë në llojin e vet, e projektuar dhe studiuar nga ekspertët dhe specialistët e konturimit të trupit. EXIMIA HR 77 PLATINIUM në vetëm 7 ditë jep rezultate të jashtëzakonshme. Është një pajisje avangarde multi-teknologjike, e cila të bën të arrish perfeksionin kundrejt efekteve të saj të jashtëzakonshme në konturimin e shpejtë të trupit. E shpejtë dhe jo invazive, inovative dhe evoluese në reduktimin e dhjamërave, përmirëson oksigjenimin e qelizave, eliminon centimetrat e tepërt, të modelon dhe të ngushton, kundërshton efektet e celulitit dhe të mbajtjes së lëngjeve në trup, tonifikon dhe rinon lëkurën. Redukton më shumë se 40% yndyrën e trupit në vetëm 7 ditë. E ardhur nga një eksperiencë e madhe, pasioni i vazhdueshëm për kërkimin dhe zhvillimin e metodave më të fundit, teknika “stimulimi sekuencial i metabolizmit të qelizave” i quajtur Lipolifting, lejon të trajtohet në një mënyrë ekstremisht efiçente dhe natyrale (100%) pa kirurgji.

20 vjet sukses, 20 vjet “Anila Kalleshi’s Center”
’’Anila Kalleshi’s Center’’ , është qendra e dobësimit më e madhe në Shqipëri me një eksperiencë prej 20 vitesh në treg, duke ditur t’i përgjigjet nevojave të çdo pacienti. Ajo nuk është vetëm një qendër dobësimi, por një institucionin i shëndetit të mirë, i rifitimit të formave trupore në mënyrë sa më natyrale dhe pa dëmtuar metabolizmin. Në karrierën e saj 20-vjeçare Anila numëron shumë çmime ndërkombëtare për kontribute të veçanta në radhët e njerëzve, të cilët i kanë shpallur “luftë” dukurisë më dominuese të viteve të fundit, mbipeshës. Anila Kalleshi është padyshim nga ato femra me një talent të habitshëm njerëzor dhe profesional. Më datën 1 mars shënohet edhe 20 vjetori i qendrës së njohur, një festë ku do të jenë të pranishëm personalitete të njohur të jetës publike në Shqipëri. Jeta e Anilës është një projektim i vazhdueshëm, ku ajo organizon punën e saj, kohën e saj, u jep kuptim gjërave, krijon një model suksesi dhe lumturon njerëz, duke bërë të mundur që ata të dobësohen në mënyrë të shëndetshme. Ajo çfarë ‘’Anila Kalleshi’s Center’’ ofron është një zgjidhje për të gjithë, një mundësi për tu trajtuar profesionalisht dhe për të gjetur një ekuilibër estetik në trupin tuaj.
“ Ambiciet e mia më bëjnë që të jem gjithmonë e përditësuar me të rejat më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. E padyshim, çdo gjë e re më ngacmon të eci më shumë përpara e të kërkoj të pamundurën ta bëj të mundur”.- shprehet Anila edhe pse numëron me dhjetëra çmime ndërkombëtare që i kanë vlerësuar punën dhe kontributin e saj në dietologji.
“Kam qenë me shumë fat që kam qenë pjesë e eventeve më të rëndësishme botërore në fushën e shëndetësisë dhe biznesit. Vlerësimet dhe trofetë kanë qenë një shtysë për të vazhduar të punoj më shumë në rritjet e mija profesionale, në investimet në teknologjinë më të fundit, në të qenit shumë afër atyre që kanë besuar në aftësitë e mia. Jam e lumtur që ia kam arritur më së miri”, thotë me tej Anila.
Kur e pyesim se cila ka qenë motoja e saj në jetë Anila na përgjigjet : “Motoja që më ka udhëhequr në jetë ka qenë: Një mbështetje profesionale për të rigjetur mirëqenien që t’i meriton. Ndërsa qëllimi im: Të mësuarit si ta ushqeni trupin tuaj ju lejon jo vetëm të qëndroni në formë e pa kilogramë të tepërt, por dhe të bëni hapin e parë drejt mirëqenies personale. Një stil jetese i shëndetshëm, pa privime dhe ndalime absolute, është thelbësor në parandalimin e sëmundjeve të llojeve të ndryshme. Interesi im parësor është e mira e pacientit: aftësia ime empatike dhe komunikuese është pjesë e profesionit tim. Kuptimi i gjendjes psikologjike të pacientit dhe motivimi i tij gjatë udhëtimit të tij janë baza e punës sime”.
Ajo çka e diferencon duket se është integriteti si njeri dhe si profesioniste, si edhe raporti gjithnjë i hapur me pacientët: “Ndihem mjaft mirë, – thotë Anila. – Kam një faqe personale në Facebook me 345.000 ndjekës, ku çdo ditë përpiqem me këshillat e mija t’i jap zgjidhje mjaft problemeve që i shqetësojnë. Dhe shpërblimi i kësaj pune të mrekullueshme duket në komentet, mesazhet, dhuratat pafund që marr çdo ditë. Ndihem e lumtur dhe mjaft e privilegjuar që kam fatin të prek gjithçka me dorë në kohë reale, dhe kjo besoj është kënaqësia më e madhe që mund të marrë një profesionist i vërtetë”.

Presidente nderi e “Albanian Lifestyle Medicine”
Por ajo që e lartëson edhe më shumë gjithë aktivitetin dhe jetën profesionale të Anila Kalleshit është padyshim kontributi i saj si presidente e “Albanian Lifestyle Medicine’’.
‘’Me dietologji kuptojmë gjithçka që lidhet me të ushqyerit. Ushqimi ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mirëqenien tonë, si në anën fizike ashtu edhe në atë psikologjike. Duke i kushtuar vëmendje asaj që hamë, ne kontribuojmë në parandalimin e sëmundjeve dhe zgjatjen e jetës. Që një dietë të jetë efektive duhet të jetë e balancuar dhe të plotësojë nevojat e personit, bazuar në moshën, stilin e jetës dhe shijet e tyre. Një stil ushqimor i saktë duhet të shoqërohet me luftën kundër një stili jetese të ulur dhe tejkalimeve në të gjitha aspektet. Ka shumë gabime dietetike për shkak të paragjykimeve dhe dezinformatave ose në çdo rast rritjes së vazhdueshme të formave të ndryshme në fushën e ushqimit, prandaj është e rëndësishme të ‘edukosh’ edhe në lidhje me evolucionin e zakoneve të ngrënies. Një ambicie që sfidon veten në çdo angazhim a sipërmarrje të re në funksion të mirëqenies e cilësisë së jetës. “- na rrëfen Anila.
‘’Lifestyle Medicine është përcaktuar si një fushë ndërdisiplinore e mjekësisë, shkencave psiko-sociale, shëndetit publik dhe biologjisë. Parimet themelore përfshijnë strategjitë primare të parandalimit që përqendrohen në zakonet e jetesës, dhe në trajtimin e shkakut themelor dhe fiziopatologjisë të përbashkët me sëmundjet që lidhen me stilin e jetës (p.sh. niveli i inflamacionit sistemik). Hipokrati mund të konsiderohet babai i ‘’Lifestyle Medicine’’, pasi ka identifikuar 2500 vjet më parë potencialin e madh të stilit të jetës si ilaç, duke dëshmuar kështu mençurinë dhe largpamësinë e tij. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) më shumë se 70% e sëmundjeve në mbarë botën (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, lloje të caktuara të kancerit, hipertensionit dhe obeziteti) është shkaktuar nga faktorët e jetesës (dieta e sëmurë, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik psikologjik). Shkaqet e para të vdekshmërisë në botë përfaqësohen nga sëmundjet e stilit të jetës. Tani ka prova të forta shkencore që faktorët e jetesës kanë një ndikim të thellë në patogjenezën e këtyre sëmundjeve”- përmbyll Anila.

error: Nuk lejohet kopjimi!