Alternativat e suplementëve natyralë për humbjen e peshës

Alternativat e suplementëve natyralë për humbjen e peshës

Që humbja e peshës të jetë e qëndrueshme, duhet të jetë dicka që vërtet t’ju mbajë të gjallëruar, realisht. Duke marrë parasysh kohën dhe përpjekjet që harxhoni për ushtrimet dhe ndryshimet në planin ushqimor, suplementet natyrale mund të duken vërtet si një mënyrë “tërheqëse” për të ndjekur për të humbur disa kilogramë. Suplementet dietike, megjithatë nuk janë të rregullta dhe shumë prej tyre kanë pak prova për të mbështetur efektet që thuhen se kanë. Dhe për më shumë, disa suplemente për humbjen e peshës thuhet se përmbajnë përbërës të ndaluar si (ephedra) dhe më e rëndësishmja shumë prej tyre lidhen me me efekte serioze si dëmtimi i mëlçisë.
Ja cfarë duhet të dini për disa nga përbërësit më të zakonshëm.
?➡️ Uthulla e mollës Edhe pse ka fakte të limituara që sugjerojnë që uthulla e mollës mund të ndihmojë për të reduktuar oreksin, nuk ka asnjë provë që konsumimi i suplementit të uthullës së mollës mund t’ju ndihmojë të reduktoni peshën. Konsumimi i uthullës së mollës në sasi normale në gatim nuk është problem për shumë njerëz por përdorimi i paholluar (në formë pilule ose likuide) mund të dëmtojë ekzofagun dhe pjesë të tjera të sistemit tretës.
?➡️ Chitosan Një suplement dietik i përbërë nga chitin (një substancë i gjetur guackat e gaforreve, karkalecave, karavidheve etj), chitosan thuhet se lidhet me yndyrën dietike në zorrë. Edhe pse thuhet që mund të mund të bllokojë absorbimin e yndyrës, ka pak prova shkencore që mbështesin hipotezën që chitosan mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Chitosan mund të shkaktojë reaksione alergjike nëse keni alergji butakore si fryrje, gazra,kapsllëk, djegie zemre dhe marrje mendsh.
?➡️ Acidi Linoleik i Konjuguar (CLA) Një suplement që përmban përbërje të gjetura në acidet yndyrore që quhet acidi linoleik, acidi linoleik i konjuguar (CLA) shpesh piketohet që ndihmon në humbjen e peshës. Edhe pse studiesit thonë që CLA mund të reduktojë yndyrën ndërkohë që ndërton muskujt, hulumtimet kanë dhënë rezultate të përziera. Efektet anësore të mundshme përfshijnë parehati abdominale, kapsllëk, marrje mendsh dhe disa burime thonë që duhet të keni kujdes me përdorimin afatgjatë për shkak të efekteve të pafavorshme në lipidet e gjakut dhe glukozë.
?➡️ Fucoxanthin Fucoxanthin është një anti-oksidant i gjetur në mënyrë natyrale në alga kafe si ëakame (një formë e algava të detit që përdoren në supëra). Edhe pse prodhuesit e suplementëve thonë që fucoxanthin mund të rrisë harxhimet e energjinë dhe të parandalojë ndërtimin e yndyrës abdominale, testimet që tregojnë për efektet e fucoxanthin (dhe për sigurinë) mungojnë.
?➡️ Glukomanan Një substancë e pasur në fibra të tretshme e nxjerrë nga rrënjët e bimës së konjakut, glukomanani ka fituar popullaritet si ndihmë për humbjen e peshës. Sipas studiuesve, glukomanani redukton oreksin për shkak se fibrat e tretshme tërheqin ujin dhe shëndrrohen në xhel gjatë tretjes. Edhe pse janë disa prova paraprake që sugjerojnë që glukomanani mund të rrisë ndjenjën e ngopjes, është akoma herët të rekomandohet nëse keni diabet. Ky suplement (sidomos në formën e tabletave) mund të ketë një rrisk që mund t’ju shkaktoj mbytje ose bllok të traktit të tretjes.
?➡️ Caji jeshil Janë disa kërkime që sugjerojnë që disa substanca në caj jeshil si teanina, mund të rrisë metabolizmin dhe të kontrollojë oreksin, por rezultatet e kërkimeve janë të përziera. Edhe pse marrja e cajit jesil si suplement mund të mos ju ndihmojë të humbni peshë, të pini caj jeshil mnd të mbështesë përpjekjet tuaja si pjesë të një plani të shëndetshëm ushqimor.
?➡️ Portokall i hidhur Në vitet e fundit, portokalli i hidhur është shitur si kurë natyrale. Mbështetësit tregojnë që kjo substancë (që përmban synephrine, një stimulues i lidhur me përbërjen e ndaluar ephedra) mund të ndihmojë në stimulimin e numrit të kalorive të djegura. Më e rëndësishmja, përdorimi i këtij suplementi është i lidhur me dhimbjen në kraharor, rritjen e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës etj. Janë dhe disa raporte të tjerë që tregojnë për efektet anësore të dëmshme në njerëzit që konsumuan portokall të hidhur kombinuar me stimulante si kafeina apo ilace. Efektet anësore të mundshme Ndërkohë që suplementet natyrale mund të duken të sigurta, suplementet e humbjes së peshës mund të posedojnë një rrezik të madh sesa suplementët e zakonshëm për shkak të mënyrë se si ata punojnë. Disa janë stimulantë ndërsa të tjerët laksativë. Ndotja e suplementëve me përbërës të ndaluar dhe përbërës të tjerë të dëmshëm edhe mund të ndodhë, kështu që kini kujdes. Për shkak të mungesës në raportime, shpesh ngjarje të tilla nuk raportohen, duke e bërë të pamundur të mësohen të gjitha efektet anësore. Disa fjalë të fundit Edhe pse suplementët mund të duken si një alternativë tërheqëse është akoma herët të rekomandohen suplemente për humbjen e peshës për shkak të provave të limituara dhe shqetësime mbi sigurinë. Nëse akoma po mendoni t’i përdorni flisni me mjekun që t’ju thotë mbi të mirat dhe të këqijat që vijnë nga përdorimi i tyre.
error: Nuk lejohet kopjimi!