Alergji apo Intolerancë ndaj laktozes

Alergji apo Intolerancë ndaj laktozes

Intolerancat në produkte të ndryshme ushqimore janë bërë problem global dhe sjellin probleme të shpeshta shëndetësore të cilat me vështirësi kuptohen kur dihet se ne nuk jemi aq të kujdesshëm në ushqimet që konsumojmë. Një ndër këto intoleranca mund të jetë edhe ajo në Laktozë.

Intoleranca në laktozë nuk duhet të ngatërrohet me një alergji në qumështin e lopës. Një alergji në qumështin e lopës përfshin një reaksion nga sistemi imunitar dhe është drejtuar kundër një proteine në qumësht, jo një sheqeri glucoz ose galaktoz i cili krijohet kur laktoza zbërthehet nga enzimi i laktazës. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë laktoza si e tillë kalon nga zorra e hollë në zorrën e trashë ku nën ndikimin e bakterieve zbërthehet dhe nga kjo lirohet gazi i H dhe ac.Laktik të cilat shkaktojnë mosthithjen e kripës dhe ujit për qka pason dhimbja e barkut , diarea, pastaj edhe shenjat e tjera si gazrat/fryerja e barkut, opstipacini etj.

Megjithëse disa nga simptomat mund të jenë të ngjashme, një person me alergji të qumështit mund të ketë një reagim të butë ose ashpër deri në disa orë pas marrjes së qumështit, tek një intolerancë në laktozë shenjat shfaqen 30 min. deri ne 1 ora pas marrjes së laktozës. Përveç simptomave të tretjes, ata me alergji të qumështit mund të përjetojnë shqetësime tjera dhe ëheezing. Intoleranca e laktozës është më e zakonshme tek të rriturit sesa tek fëmijët. Alergjitë e qumshtit janë të zakonshme tek fëmijët e vegjël, por gjithashtu shpesh janë edhe tek të rriturit.

Qëllimet për testim janë që të diagnostifikojmë intolerancën ndaj laktozës dhe ta dallojnë atë nga diagnozat e tjera me simptoma të ngjashme.

Testet e tolerancës së laktozës mund të përfshijnë:

1. Testi me frymëmarrje /hidrogjen – aktualisht, kjo është prova më e besueshme e përdorur për të diagnostikuar intolerancën e laktozës. Mostrat e frymëmarrjes janë marrë para dhe në intervale kohore pas një pacienti që pi një lëng që përmban një sasi standarde të laktozës. Me intolerancë në laktozë, laktoza e padjegur është zberthyer nga bakteret në zorrë të trashë, duke prodhuar gaz të tepërt hidrogjeni dhe ac.laktik. Hidrogjeni shkon në qarkullim dhe përfundimisht del nga mushkëritë. Rritja e nivelit të hidrogjenit në mostrat e frymëmarrjes me kalimin e kohës tregon intolerancën e laktozës.

2. Testi i gjakut të tolerancës së laktozës – ndonjëherë mund te kryhet për të ndihmuar në diagnostikimin e intolerancës ndaj laktozës; mostrat e gjakut mblidhen dhe testohen për glukozë në intervale të caktuara, pasi të jepet një dozë standarde gojore e laktozës. Nëse nivelet e glukozës nuk rriten, atëherë mund të jetë e pranishme mungesa e intolerancës ndaj laktozës. Ky test rrallë bëhet në praktikën klinike.

3. Testi i aciditetit (pH) të jashtqitjes që kryhet herë pas here tek foshnjat ose fëmijët që nuk mund t’i nënshtrohen llojeve të tjera të testimit; jashtqitja mund të jetë me pH acidike me intolerancë në laktoze.

4. Aktiviteti i laktazës analizohet me një biopsi nga zorra e hollë dhe bëhet testimi gjenetik i gjenit LCT (lactase).

5. Testet jo laboratorike . Një praktikues i kujdesit shëndetësor mund ti sugjeroj një pacienti që të abstenojë nga të gjitha produktet e qumështit për disa javë për të parë nëse simptomat zgjidhen (eliminimi dietik), pastaj ripërdorë qumështin për të parë nëse shfaqen simptomat. Kjo nuk është test për diagnostifikim të intolerancës ndaj laktozës, por është në përputhje me të. Intoleranca në laktozë nuk mund të parandalohet ose të “shërohet”, por mund të menaxhohet.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!