A ESHTE DANIEL RADCLIFFE POZITIV ME KORONAVIRUS?

A ESHTE DANIEL RADCLIFFE POZITIV ME KORONAVIRUS?

Grupi i “postimit fake” ne Twitter zgjodhen Daniel Radcliffe per shkak se “ai eshte i famshem por jo mjaftueshem sa te mos jete e besueshme”.
Nje postim viral ne twitter thekson qe Daniel Radcliffe eshte personi i pare i famshem qe eshte testuar dhe qe pergjigjet kane qene pozitive, qe eshte mbartes i virusit-por kjo nuk eshte e vertete.
Nje grup chat-i prej 33 personash qe mesa duket gjenden pas llogarise tashme te fshire, thane per “BuzzFeedNews”, thane qe ata zgjodhen Radcliffe sepse ai eshte i famshem por jo aq i famshem sa te dukej e pabesueshme.
Ky grup mashtroi shume njerez, perfshire gazetare dhe mijera perdorues te twitterit qe besuan kete shkrim.
Ne nje postim dashakeq ne Twitter u tha se Daniel Radcliffe ishte personi i pare i famshem qe ishte mbartes i virusit, pozitiv per koronavirus-Postim qe vinte nga nje llogari e fshire tashme pasi “hiqej” si BBC News.
Ne postim thuhej: “BREAKING: Daniel Radcliffe doli pozitiv per coronavirus. Aktori eshte personazhi i pare VIP qe konfirmohet”.
Edhe pse fillimisht dukej nje llogari e besueshme, llogaris nuk ishte e verifikuar. Me shkrimin anash “@BBCNewsTonight” dhe emrin ” BBC Breaking News”, me imazhin e BBC; kaq ishte e mjaftueshme qe lajmi te behej viral. Perfaqesuesit e Radclife konfimuan per “Insider” qe aktori nuk ka koronavirus.
“Buzz Feed News” intervistoi nje grup prej 33 anetaresh qe fshiheshin pas llogarise dhe ketij postimi aspak te vertete. Anetaret e grupit pranuan qe ata kane shperndare lajme te paverteta qe nga 2016, sepse:” eshte argetuese dhe ju pelqen te nderhyjne ne punet e te tjereve”. Nje anetar tha se vendosen qe te targetonin Radcliffe sepse ” Na duhej nje personazh i famshem qe te ishte i famshem por jo mjaftueshem i famshem saqe te mos besohej”. Te tjere personazhe qe mund te targetoheshin mund te ishin David Hasselhoff, Pamela Anderson dhe Megan Fox, tha grupi per “BuzzfeedNews”.
Sipas metrikes, rreth 311,000 njerez e kane pare postimin. Ky postim ka mashtruar shume njerez perfshire dhe profile te larta si korrepondentja e New York Times per Shtepine e Bardhe, Maggie Haberman, e cila postoi artikullin e “BuzzFeed” dhe kerkoi falje per konfuzionin per postimin e meparshem per llogarine fake te BBC.

error: Nuk lejohet kopjimi!