Mjalti i luleshtrydhes

Mjalti i luleshtrydhes

Vetitë dhe benefitet e pemës së luleshtrydhes: Pema e luleshtrydhes është një lloj i një peme të vogël që është burim i një mjalti paksa të hidhur të njohur si pema e mjaltit të luleshtrydhes ose miele di corbezzolo. Ajo cka e bën këtë varietet të mjaltit kaq popullor është shija unike që kombinon të ëmblën me të thartën, por dhe përmbajtja e lartë antioksiduese. Ky varietet përmban veti medicionale në sajë të përmbajtjes së lartë antioksiduese, por gjithashtu është superior anti-bakterial dhe një profil të mirë ushqyesish.
=Cfarë është më saktësisht?
Ky varietet është i përbërë më së shumti nga nektari dhe poleni i luleve që celin nga pema e luleshtrydhes. Janë vetëm disa rajone në botë që rritet pema e luleshtrydhes, të afta për të mbështetur prodhimin e mjaltit: Italia jugore dhe qendrore, ishulli i Sardenjës, Greqia, Portugalia dhe disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Gjithsesi, nëqoftëse ndodh që në të njëjtën kohë të lulëzojnë lule të tjera përvec luleve të pemës së luleshtrydhes, bletët mund të mbledhin nektar dhe aty. Sepse edhe mjalti monofloral nuk janë 100% nga një burim i vetëm.
=A mund të shkaktojnë ndonjë reaksion alergjik?
Teknikisht, të gjithë llojet e mjaltit mund të bëhen shkak për ndonjë reaksion alergjik. Nëse jeni alergjik nga poleni i luleve të pemës së luleshtrydhes me shumë mundësi mund të jeni alergjik dhe mjaltit që del nga ai. Kur bletët mbledhin nektar për ushqim ose për të bërë mjaltë, poleni ngjitet me to, kështu që ato e përdorin jo vetëm për të përgatitur mjaltë. Gjithashtu disa njerëz janë alergjikë ndaj mjaltit sepse ato janë alergjikë ndaj sekrecioneve të bletëve që lenë në mjaltë ndërkohë që e përpunojnë. Kështu nëse jeni alergjik ndaj mjaltit në përgjithësi, shmangni dhe mjaltin e pemës së luleshtrydheve. Sepse ndonjëherë alergjitë mund të jenë të rënda dhe përkeqësojnë shëndetin, kështu që bëni ndonjë test alergjie para se t’i përdorni.
=Si duket mjalti i pemës së luleshtrydhes?
Në përgjithësi ky lloj ka një pigment të errët, të ngjashëm me mjaltin e pyjeve. Ndonjëherë ka një ngjyrë kafe në të errët ose reflekse të kuqe. Ndërkohë që kristalizohet , tonet e ngjyrave bëhen pak më të celëta. Më së shumti duket si ngjyrë karameli ose ngjyrë kakaoje. Por faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në pigmentim.
=Cfarë shije ka mjalti i pemës së luleshtrydhes?
Ky lloj mjalti ka një shije unike që ose do e pëlqeni ose do e urreni. Në fillim ka një shije të butë por më pas mund të ndjeni një shije të athët. Profili i shijes është tejet i pasur dhe përfshin kokrra kafeje, kokrra kakaoje etj.
Nuk është domosdoshmërisht mjalti më i hidhur, por profili i tij i shijes është i fortë, i papritur dhe ndryshe. Ka gjithashtu një teksturë kremoze dhe shija varion nga një lugë në tjetrën. Nëse mjalti është i ëmbël përshëmbull, mund të jetë nga përmbajtja e lartë e nektarit nga lulet e tjera. Ndryshimet klimaterike, moti dhe gjendje të tjera mund të ndikojnë në shije.
=Cilat janë 5 benefitet shëndetësore:
1) Vlerat elarta antioksiduese: Arsyeja kryesore që ky lloj është kaq i fuqishëm është për shkak të vetive antioksiduese. Ky lloj mjalti ka një efekt më të fortë antioksidues së cdo lloj mjalti tjetër. Mjalti është gjithashtu i pasur në përbërje polifenike dhe elementë të tjerë me veti anti-oksiduese dhe efekte që sjellin reduktimin e radikalëve të lirë.
2)Një anti-bakterial natyral: Mjalti i pemës së luleshtrydhes është një nga llojet që ka vetitë më të fuqishme anti-bakteriale. Si shtesë e peroksidit të hidrogjenit, sasia e ulët e lagështirës dhe aciditetit, të gjitha këto ndikojnë në parandalimin e rritjes dhe zhvillimit të bakterieve. Sipas studimeve, mjalti mund të ndihmojë në shërimin e plagëve duke reduktuar bakteriet që gjenden.
3)Efekte përmirësuese imuno-modeluese: Mjalti ndihmon në fuqizimin e imunitetit. Studimet treguan që njerëzit që hanë të paktën 70 gr mjaltë peme luleshtrydheje në ditë, treguan 5% rritje në rruazat e bardha të gjakut, me pak fjalë që mjalti ndihmoi në rritjen e qelizave të sistemit imunitar, të cilat mund të kontribuojnë në një përgjigje më të mirë të sistemit ndaj sëmundjeve apo infeksioneve.
4) I pasur në vitamina e minerale: Ky lloj ka treguar që përmban sasi të mëdha të vitaminës C, hekur dhe mikronutrientë si amino-acidet që kontribuojnë në të mirën e shëndetit në mënyrë direkte. Bashkë me sheqernat natyrale, i siguron energji trupit dhe ndihmon në parandalimin e gjendjeve hipoglicemike dhe ndjenjat e pakëndshme që e shoqërojnë.
5)Veprim anti-inflamator dhe qetësues: Për shkak të vetive anti-inflamatore dhe qetësuese, mjalti i pemës së luleshtrydhes është i mrekullueshëm për infeksionet e traktit të frymëmarrjes, por si dhe gjendjet e stomakut. Mund të konsumohet cdo ditë ose si caj për të reduktuar bakteret dhe inflamacionin dhe të ndihmojë në qetësimin e mukozës së irrituar duke formuar një mburojë mbrojtëse.
Ndihmon dhe me shqetësimet e stomakut: Prsh nqs hani mjaltë në mëngjes me stomak bosh ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, dhimbjeve dhe parehatisë, gastritit madje dhe ulcerën. Duhet të konsumoni apo të pini një orë mbasi keni ngrënë mjaltë. Mund dhe ta aplikoni si maske në lëkurë.
Konkluzioni: Mjalti i pemës së luleshtrydhes mund të mos jetë në preferencat e gjithsecilit. Gjithsesi fiton fakti i aktivitetit anti-bakterial dhe anti-oksidues si dhe vlerat e mira ushqyese që ofron. Mjalti ndihmon në problemet me stomakun, hipogliceminë, problemet me lëkurën dhe infeksionet respiratore por duhet të konsumohet në gjendjen e vetë natyrale për të përfituar nga benefitet e shumta që ofron.

error: Nuk lejohet kopjimi!