5 mite të zakonshme për ushtrimet fizike

5 mite të zakonshme për ushtrimet fizike

Miti i parë: Ushtrimet fizike ju lodhin
Gjatë procesit të fitnesit, shumë njerëz ndihen sikur janë më energjikë pas ushtrimeve fizike. Ushtrimet e rregullta, ushtrimet e moderuara mund t’ju ndihmojnë të reduktoni lodhjen dhe të menaxhoni stresin.

Miti i dytë: Ushtrimet fizike ju marrin shumë kohë.
Ju nevojiten vetëm disa minuta në ditë që të jeni fizikisht aktivë. Për të sjellë benefite në zemër dhe mushkëri, ushtrimet e rregullta nuk ju marrin më shumë se 30-60 minuta, tre-katër herë në javë. Mundohuni të bëni periudha pushimi 10-15 minutëshe. Sa më shumë t’i praktikoni, aq më shumë do të vazhdoni të merreni me sport. Më pas, aktiviteti fizik do të behet pjesë e jetës suaj.

Miti i tretë: Të gjitha ushtrimet ju japin të njëjtat benefite
Të gjitha aktivitetet fizike ju japin kënaqësi. Aktivitetet me intensitet të ulët, nëse bëhen çdo ditë, mund të sjellin benefite shëndetësore dhe mund të ulin rrezikun për sëmundje zemre. Vetëm ushtrimet e rregullta, të shpejta dhe të vazhdueshme si noti, ecja e shpejtë etj mund të përmirësojnë funksionin e zemrës dhe mushkërive si dhe të djegin kaloritë ekstra. Aktivitete të tjera që mund t’ju japin  benefite shtesë si rritja e fleksibilitetit apo forcimi i muskujve në varësi të tipit të aktivitetit.

Miti i katërt: Sa më i vjetër të jeni, aq më pak ushtrime keni nevojë.
Ne kemi si tendencë të bëhemi më pak aktivë me moshën dhe duhet të sigurohemi që po bëjmë mjaftueshëm aktivitet fizik. Në përgjithësi njerëzit në moshë të mesme dhe të moshuar marrin po aq benefite nga ushtrimet fizike sa marrin të rinjtë. Mosha nuk ka pse të jetë limitim. Në fakt, aktiviteti fizik te njerëzit e moshuar rrit kapacitetin e tyre për të performuar aktivitete të përditshmërisë. Cfarë është e rëndësishme, nuk ka rëndësi mosha, por programi i aktivitetit që ju duhet.

Miti i pestë: Ju duhet të jeni atletik të ushtroheni
Shumica e aktiviteteve fizike nuk kërkojnë ndonjë aftësi të veçantë speciale. Në fakt, shumë njerëz të cilët kanë themeluar shkolla sporti kanë zbuluar që këto aktivite janë të thjeshta dhe sjellin shumë benefite. Një shembull perfekt është ecja, një aktivitet që nuk kërkon talent special, aftësi atletike apo pajisje.
Për të marrë të gjitha benefitet shëndetësore nga aktiviteti aerobik, ju duhet të ushtroheni në mënyrë të moderuar.

Për të parë nëse çdo gjë po ecën mirë, masni pulsin tuaj menjëherë pasi të ndaloni së stërvituri.
-Kur ndaloni së stërvituri, vendosni dy gishtat e parë  lehtësisht mbi një nga enët e gjakut në qafën tuaj (arteriet karotide) të lokalizuara në të djathtën ose të majtën tuaj.
-Shumëzoni pulsin tuaj për 10 sekonda dhe shumëzojeni me 6.
-Nëse pulsi bie nën target zonën e lejuar, po ja dilni më së miri. Nëse është nën zonën e lejuar, ushtrohuni pak më shumë herën tjetër. Nëse është mbi zonën e lejuar, ushtrohuni pak më lehtë. Mos u përpiqni të ushtroheni me maksimumin e rrahjeve të zemrës.
-Në momentin që po stërviteni brenda target zonës, ju duhet të kontrolloni pulsin tuaj të paktën një herë gjatë 3 muajve të parë dhe periodikisht pas saj.

Këshillë speciale: Disa njerëz mendojnë që stërvitja brenda target zonës së tyre është shumë e vështirë. Nëse filloni në bazën e ulët, është në rregull gjithashtu. Do të zbuloni që me kalimin e kohës , ju do të ushtroheni më me lehtësi dhe mund të rrisni target zonën në bazë të ritmit tuaj.

Siç mund të shihni, kopshtaria, golfi dhe aktivitete të tjera mund t’ju ndihmojnë të digjni kalori. Ushtrimet nuk duhet të jenë të vështira apo të parehatshme për të qenë efektive.

error: Nuk lejohet kopjimi!