5 hapa për një detox pas pushimeve

5 hapa për një detox pas pushimeve

Nëse keni qenë shumë të zënë duke ngrënë vakte të shijshme, ëmbēlsira , duke konsumuar alkool apo pije të tjera, shanset janë që më së shumti jeni gati për një dietë detox pas pushimeve. Jo më ushqime të paketuara! Jo më ëmbëlsira! Jo më ushqime të skuqura! Por jo kaq shpejt:

Studimet e reja tregojnë që një tranzicion i papritur nga ushqimet me yndyrna të ngopura dhe me sheqer mund të shkaktojë simptoma të ndryshme. Lajmi i mirë? Eshtë e mundur që të minimizohen efektet e simptomave të lidhura me pastrimin e vakteve në trup –“Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni është të sigurohuni që po bëni një gjumë të mirë. Nëse ju nuk flini mirë, më tej në mëngjes trupi juaj do të kërkojë sa më shumë sheqerna. Dhe nuk keni pse ndërmerrni hapa drastike për të qenë në rregull me dietën tuaj, ju rekomandoj  një program gradual për ndryshim. Në vend që të fokusoheni në zgjidhjet e shpejta, vështrojeni dietën tuaj si një evolucion. “Ju duhet  të bëni ndryshime në stilin e jetesës, jo ndryshime një mujore.

Ja cilat janë hapat për një detoks pas pushimeve, ndërkohë që stabilizoni dhe përmirësoni humorin tuaj:

1.Këtë javë, rrisni cilësinë e vakteve të juaja. Hani një vakt të balancuar që përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrna të shëndetshme cdo 3 orë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e energjisë suaj dhe të parandalojë rënien e sheqerit në gjak që mund të cojë në rritjen e dëshirës për më shumë sheqerna.

2. Filloni cdo mëngjes me një gotë të madhe me ujë. Provoni gjithashtu probiotikë cdo ditë ose madje një lëng “jeshil”.

3. Merrni suplemente magnezi përpara se të flini. Dhe hidhini një sy ushqimeve të pasura me magnez si farat e kungullit ose bajamet-që do të ndihmojnë trupin tuaj të menaxhojë stresin e krijuar gjatë pushimeve.

4. Shtoni kërpudha në vaktet e juaja. Në vecanti konsumoni shiitake, maitake dhe kërpudha “oyster” këtë javë. Ato përmirësojnë imunitetin.

5. Synoni për ushqime alkaline . Hani më shumë ushqime alkaline si majdanoz, kale, dardhë dhe limona të cilat balancojnë nivelin e pheashit në trup, reduktojnë inflamacionin dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.

error: Nuk lejohet kopjimi!