3 vajërat esencialë me efektivë për humbjen e peshës

3 vajërat esencialë me efektivë për humbjen e peshës

Shumë njerëz duan të humbin peshë në ditët e sotme në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Për këtë arsye, vajërat esencialë për humbjen e peshës janë një nga zgjedhjet më të mira. Nuk do të humbni në mënyrë direkte 10-15 kile, por do t’ju ndihmojë në shkrirjen e kilogramëve të tepërt, plus do të ndihmojnë trupin me mënyra të shëndetshme për humbjen e peshës.

Humbni peshë me këto 3 vajëra esencialë

1. Vaji i grejpfrutit
Vaji esencial i grejpfrutit punon në trupin tuaj duke aktivizuar enzimat që ndihmojnë në thyerjen e yndyrnave. Të gjithë e dimë që grejpfruti ka benefite në humbjen e peshës prandaj dhe vaji esencial i grejpfrutit, që vjen nga lëkura e grejpfrutit, ka sasi të larta të përbërjeve të caktuara si D-limonena, dhe ndihmon në mbështetjen e metabolizmit si dhe me pastrimin e gjendrave limfatike. Kur aplikohet në lëkurë me sasi të vogla, vaji esencial i grejpfrutit është një stimulus i shkëlqyer diuretik dhe limfatik. Kjo është një nga arsyet pse përfshihet në kremrat e celulitit. Për arsyet e lartpërmendura, vaji esencial i grejpfrutit është vaji numër 1 që ndihmon trupin tuaj në djegien e yndyrës dhe humbjen e peshës për shkak të mënyrës se si aktivizon enzimat,që ndihmojnë trupin tuaj të thyejë yndyrën. Kur përzihet me vaj patchouli, vaji i grejpfrutit është i njohur për uljen e urisë, gjë që e bën një mjet efektiv për humbjen e peshës në një mënyrë të shëndetshme. Shtoni disa pika në ujë, masazhojeni në kraharor dhe brinjë për të reduktuar dëshirat ushqimore.

2. Vaj kanelle
Vaji i dytë esencial që ndihmon në humbjen e peshës është vaji i kanellës. Vaji i kanellës ka treguar që ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe dickaje të quajtur GTF, faktori i tolerancës së glukozës. Për këtë arsye, vaji i kanellës është gjithashtu fantastik për njerëzit me diabet. Ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak, në humbjen e peshës dhe në reduktimin e dëshirave ushqimore për sheqer. Niveli jo-i rregullt i sheqerit në gjak con në mbi-konsumim, energji të ulët dhe shtim në peshë, por të shtoni vaj kanelle në fruta, cajëra, tërshërrë, smoothie si dhe ndihmon në ngadalësimin e ritmit në të cilën glukoza clirohet në gjak.

3. Vaji i xhinxherit
Vaji i tretë esencial që ndihmon në humbjen e peshës është vaji esencial i xhinxherit. Xhinxheri redukton dëshirat ushqimore për sheqer si dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit në trup. Eshtë e rëndësishme të dini që jo vetëm do të humbni peshë, por do të reduktoni inflamacionin, suporton tretjen dhe absorbimin e nutrientëve. Përbërjet në xhinxher quhen xhinxherols. Xhinxherols janë provuar shkencërisht që reduktojnë inflamacionin që shkakton sëmundje dhe absorbimin total të vitaminave dhe mineraleve që konsumoni. Nëse absorboni më shumë vitamina dhe minerale, atëherë ju po ndihmoni energjinë e qelizave të trupit dhe të krijoni hapësirë për humbjen e peshës.
Një studim i vitit 2013 i publikuar në “Indian Journal of Physiology and Pharmacology” doli në përfundimin se vaji esencial i xhinxherit posedon aktivitet anti-oksiduese, si dhe veti anti-inflamatore dhe antinociceptive. Pasi u trajtuan me vaj esencial xhinxheri për një muaj, nivelet e enzimave u rritën në gjakën e minjve. Doza gjithashtu eliminonte radikalët e lirë dhe prodhonte reduktim të konsiderueshëm në inflamacionin akut.

Si të përdorni vajërat esencialë për humbjen e peshës

Nëse po kërkoni vajëra esencialë për të humbur peshë, rekomandoj vajin e grejpfrutit, kanellës dhe xhinxherit. Ose mund të përdorni këto të treja individualisht. Ju mund të vendosni nga një pikë në ujë dhe ta pini, ose mund ta vendosni në zona të caktuara. Rekomandohet dhe përdorimi i vajit të kokosit, sidomos nëse po përdorni vajin e kanellës. Një nga mënyrat më të njohura është thjesht t’i merrni erë për shkak të aromës së mrekullueshme që ka. Në këtë mënyrë aktivizon pjesë të trupit që suportojnë humbjen e peshës. Vajërat esencialë janë përdorur për rreth 5 mijë vjet. Ato janë një nga format më të fuqishme të mjekësisë në botë, por grejpfruti, kanella dhe xhinxheri janë me shumë mundësi vajërat esencialë me efektivë për sa i përket humbjes së peshës.

error: Nuk lejohet kopjimi!