3 MAJ – DITA BOTERORE E TE QESHURËS

3 MAJ – DITA BOTERORE E TE QESHURËS

DITA BOTÊRORE E TË QESHURËS

Çdo vit e diela e parê e muajit maj njihet si Dita Botërore e të Qeshurês për tê bërë koshient njerëzit se çfarë vlerash tê jashtëzakonshme ka e qeshura. Qëllimi tjetêr I kêsaj dite ështê të njohësh vlerat e jashtëzakonshme shëndetësore që ka një e qeshur.

Ju me siguri keni dëgjuar të thuhet “ e qeshura është Ilaçi më I mirë”. Madje dhe psikologët dhe mjekët e thonë dhe e vërtetojnë këtë të vêrtetë. Kjo pasi ekzistojnê evidenca qê e qeshura mund të bëjë shumë gjëra të mrekullueshme.

Ja disa nga përfitimet që sjell e qeshura:

  • Ndihmon të zvogëloher dhimbja dhe lejon njerezit të tolerojnë parehatinë
  • Zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak dhe rrit tolerancën e glukozës
  • Përmirëson performancën e punës
  • I bën më të shëndetshme martesat dhe marrëdhëniet intime
  • Sinkronizon trurin e folësve dhe dëgjuesve
  • Rivendos një klimë pozitive emocionale mes dy personave
  • Ndihmon që enët e gjakut të funksionojnë më mirë, gjë që është e mirë për zemrën dhe trurin
  • Heq stresin dhe ndihmon trupin të relaksohet
  • Për më tepër, e qeshura rrit sistemin imunitar dhe shkakton lëshimin e endorfinave që promovon një sens të përgjithshëm të mirëqenies. Një përfitim më i mahnitshëm i të qeshurave është se digjet kalori! Nëse qeshni për 10 deri në 15 minuta në ditë, do të digjni rreth 40 kalori.

SI TË VËZHGOJMĒ   #WorldLaughterDay

Ështê e thjeshtë dhe gazmore të marrësh pjesë në këtê ditë. Gjithçka çfarë ju duhet është që këtë ditë të jeni sa mê te qeshur. Nëse ju ndiheni I trishtuar ose në depresion shikoni nje komedi, nje skeç.   

HISTORIA E DITËS  BOTËRORE TË SË QESHURËS

Dr Madan Kataria, themeluesi i lëvizjes Yoga dhe të qeshurës, themeloi Ditën Botërore të Qeshjes. Ngjarja e parë u mbajt në Mumbai, në Indi më 10 maj 1998. Dr. Kataria është një mjek familjeje në Indi. Ai filloi lëvizjen Yoga të qeshurës bazuar në idenë se shprehjet e fytyrës kanë një efekt tek emocionet.

error: Nuk lejohet kopjimi!