10 trajtime natyrale për dhimbjen e kokës për lehtësim të menjëhershëm

10 trajtime natyrale për dhimbjen e kokës për lehtësim të menjëhershëm

Jeta mund të jetë shumë e zënë dhe stresuese dhe dhimbja e kokës ndonjeherë “mbulohet” me një aspirinë (e cila kur mbipërdoret mund të shkaktojë probleme të rënda shëndeti), Dhimbja e kokës është një tregues i mirë që trupi juaj ka nevojë për diçka ose ju duhet të ndryshoni mënyrën se si ushqeheni apo të pini më shumë ujë. Mund të keni dhe mungesë nutrientësh ose vitaminash. Dhimbja e kokës mund të nxitet nga stresi, lodhja, alergjitë, qëndrimi i dobët, alkooli, sheqeri i ulët në gjak, hormone, kapsllëk dhe mungesa nutrientësh. Trupi juaj po kërkon të thotë që diçka duhet të ndryshojë, kështu që filloni nga këto sinjale.

Ju mund të vrisni mendjen, si të bëni që dhimbja e kokës të kalojë?

Përpiquni të përdorni këto 10 trajtime natyrale që përfshijnë barnat, vitamina, korrigjimin e qëndrimit, ndryshimet dietike dhe për më shumë luftojnë dhimbjet e kokës në një mënyrë të shëndetshme dhe natyrale.

Llojet e dhimbjes së kokës

Edhe pse janë 150 lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, janë 4 tipe që janë më të zakonshmet. Ato janë:

-Tensioni: Ky është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës ndërmjet të rriturve dhe adoleshentëve. Dhimbjet që sjell tensioni janë të njohura si dhimbje stresi, dhimbje të përditshme kronike dhe kronike joprogresive. Shkaktimi i dhimbjes së butë deri në dhimbje kronike të moderuar, ato vijnë dhe ikin me kalimin e kohës.

-Kluster (Cluster): Këto dhimbje janë më të rënda por pak më të zakonshme. Dhimbja është intensive dhe mund t’ju bëjë të ndjeni një dhimbje djegëse mbrapa syve. Dhimbjet e kokës Cluster ndodhin në grupe gjatë një periudhe kohe disa javore në disa mujore. Ato mund të kalojnë brenda disa muajsh apo vitesh, por rikthehen përsëri.

-Sinusi: Sinusi i inflamuar mund të shkaktojë dhimbje në mollëza, ballë apo në hundë. Zakonisht simptoma të tjera të sinusit si rrjedhje të hundëve, temperaturë, presion në veshë dhe ënjtje në fytyrë, ndodhin në të njëjtën kohë.

-Migrena: Dhimbjet e migrenës mund të zgjasin në disa orë ose disa ditë dhe zakonisht ndodhin një ose më shumë herë në një muaj. Njerëzit zakonisht mund të kenë dhe simptoma të tjera që përfshijnë: ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës, aromave, përzierjeve apo të vjellave, humbje të oreksit, shqetësime në stomak ose dhimbje në bel. Një fëmijë që përjeto një dhimbje koke migrene zakonisht zbehet, merren mendt, ka një shikim të turbullt, temperaturë dhe shqetësime në stomak.

-Sindromë të dhimbjes së kokës së përzier: Kjo lloj dhimbjeje kokë gjithashtu njihet si dhimbje koke e transformuar dhe përfshin simptoma të të dyjave si migrenës dhe tensionit. Të rriturit dhe fëmijët mund ta përjetojnë këto lloj dhimbjeje koke.

Shkaqet e dhimbjes se kokës dhe faktorët e rriskut

-Sëmundje si infeksioni në sinus, ftohje, temperaturë ose infeksion në fyt

-Stres

-Tendosje

-Shkaqe mjedisore si tymi i duhanit, aroma nga kimikate apo parfume

-Të trashëguara sidomos migrena

-Alergji ushqimore

-Mosbalancë hormonesh

-Mosbalancë vitaminash ose mineralesh

10 trajtime natyrale

1. Magnezi

Magnezi është një nga trajtimet natyrale më të suksesshme për sa i përket dhimbjes së kokës, dhe është më i sigurtë . Njerëzit që vuajnë nga dhimbje serioze të kokës si migrena, shpesh kanë nivele të ulëta të magezit dhe shumë studime kanë sugjeruar që magnezi mund të reduktojë frekuencën e sulmeve të migrenës në njerëzit me nivele të ulëta. Ata që janë të prirur të kenë nivele të ulëta të magnezit përfshijnë njerëz me diabet, sëmundje zemre, të alkoolizuarit etj. Magnezi mund të parandalojë valën e sinjalizimeve të trurit, të quajtur depresioni i përhapjes së korteksit, i cili prodhon ndryshime vizuale dhe ndryshime të sensorëve të cilat janë të zakonshme kur përjetohet një dhimbje koke, vecanërisht një migrenë. Magnezi mund të bllokojë kimikatet që shkaktojnë dhimbje në tru dhe mund të përmirësojë funksionin e trombocideve, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të reagojë kundrejt plagëve dhe të parandalojë gjakderdhjen. Të merrni 200-600 mg magnez në ditë mund të reduktojë frekuencën e sulmeve të dhimbjes së kokës. Të dyja format e magnezit si orale dhe intravenoze janë të disponueshme, të sigurta dhe nuk kushtojnë shumë. Magnezi mund të përdoret dhe nga gratë shtatzëna. Efekti anësor më i zakonshëm i magnezit është diarrea, por të ulni dozën mund ta eliminojë këtë problem.

2. Dietë pa gluten

Kur njerëzit me ndjeshmëri ndaj glutenit hanë ushqime që e përmbajnë atë, mund t’u shkaktojë dhimbje koke. Sipas “National Foundation for Celiac Awareness”, pacientët që kanë sëmundje celiak të padiagnostikuar dhe migrenë, shpesh shohin një reduktim të frekuencës apo forcës së simptomave, pasi pacientët heqin dorë nga gluteni. Ju ndoshta mund të mos keni sëmundje celiac, por ndjeshmëria ndaj glutenit ju jep dhimbje koke. Në këtë rast nuk ka nevojë të hiqni dorë plotësisht nga gluteni por thjesht ta reduktoni.Filloni këtë trajtim duke eliminuar glutenin për 3-6 javë, pastaj mund të filloni gradualisht të konsumoni ushqime që përmbajnë gluten. Kushtojini rëndësi mënyrës se si ndiheni kur shtoni më shumë gluten në dietën tuaj dhe gjeni një balancë të lumtur. Dëgjoni trupin tuaj dhe ju do të zbuloni se sa shumë duhet të konsumoni nga një grup i caktuar ushqimesh pa nxitur simptomat tuaja.

3.Vajërat esencialë të mentes dhe livandos

Vetitë qetësuese dhe një sërë benefitesh te tjera i kanë bërë këto dy vajëra një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar dhimbjen e kokës. Vaji i mentes gjeneron një efekt më afatgjatë në lëkurë. Studimet tregojnë që vaji i mentes stimulon një rritje të konsiderueshme në rrjedhën e gjakut të ballit dhe zbut kontraktimet e muskujve. Një studim tregoi që vaji i mentes në kombinim me etanolin, reduktonte ndjeshmërinë ndaj dhimbjes së kokës. Vaji i livandos përdoret më së shumti si një stabilizues humori dhe qetësues. Studimet kanë treguar që përdorimi i vajit të livandos është një trajtim efektiv dhe i sigurtë për migrenën. Një studim i 2012 mati rezultatet shëruese të vajit të livandos për 15 minuta. 47 pjesëmarrësëve ju kërkua të regjistrojnë efektet çdo gjysëm ore, për dy orë me rradhë. Nga 129 sulme të dhimbjes së kokës, 92 ju përgjigjën me vaj livandoje. Të dy këta vajëra esencialë janë tejet efektive, kështu që shijoni benefitet e tyre duke hedhur disa pika në duart tuaja dhe duke fërkuar ballin ose pjesën e pasme të qafës. Nëse aroma është shumë e fortë për ju, hollojeni duke i përzier vajërat esenciale me vaj bajameje, farave të rrushit apo vaj kokosi. Duke shtuar vaj kokosi, shtohen dhe benefitet e shumta që ai ofron-si balancimi i hormoneve, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i rrudhave.

4. Kujdesi kiropraktik dhe qëndrimi

Një nga gjërat më të mira të kujdesit kiropraktik është për shkak se nuk është medikament as kirurgji por thjesht një metodë natyrale shëruese. Kiro-praktikuesi mund të reduktojë stresin oksidativ në trup, thjesht si një antioksidant. Stresi oksidativ dëmton të gjitha komponentët e qelizave të trupit si proteina, lipidet dhe ADN-ja. Prova të ndryshme klinike treguan që një terapi “manipuluese” e shtyllës kurrizore mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjes së kokës. Në një studim të tillë, 22% e atyre që e ndërmorrën këtë terapi raportuan 90% të reduktimit të dhimbjes së kokës, ndërkohë që 49% raportuan që intensiteti i dhimbjes së kokës u reduktua në mënyrë të dukshme pasi morën kujdesin/trajtimin kiropraktik.

5. Akupunktura

Një tjetër trajtim holistik është  akupunktura që origjinën e ka në Kinë para 2500 vitesh më parë, është përdorur për të trajtuar shumë sëmundje, duke përfshirë dhimbjen e kokës dhe migrnën. Akupunktura kërkon të gjejë balancën e energjisë së trupit , duke stimuluar pika specifike në trup. Eshtë provuar që siguron lehtësim për dhimbjen dhe sëmundjet kronike.

6. Pushimi

Veçanërisht nëse keni probleme me migrenën, pushimi ose të rrini në një dhomë të errët mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat dhe mund të jetë një trajtim bazik në shtëpi. Mbyllni sytë dhe fokusohuni në çlirimin e tensionit që gjendet në qafë, shpinë dhe shpatullat e juaja.

7. Kompresa

Kur vjen puna te kompresat, shumica e njerëzve fillojnë te mendojnë nëse duhet të përdorin kompresë të ngrohtë apo të ftohtë. Përgjigja është: te dyja mund të funksionojnë në trajtimin e dhimbjes së kokës. Shumë njerëz me tension preferojnë të përdorin kompresë të ngrohtë, ndërkohë që shumë njerëz me migrenë e preferojnë të ftohtë. Ndërkohë që secila ofron lehtësim të dhimbjes, nëse njëra nuk ju bën efekt provoni tjetrën.

8. Qëndroni të hidratuar

Efekti dehidratues i kafesë, pijeve me gaz dhe alkoolit mund të na lërë me dhimbje koke të fortë. Shumë prej amerikanëve thjesht nuk po pinë mjaftueshëm ujë, dhe në këtë mënyrë dhimbja e kokës fillon. Ky trajtim i thjeshtë do t’ju mbajë plot energji dhe larg dhimbjes së kokës. Ju mund të qëndroni të hidratuar duke konsumuar fruta dhe perime-disa prej tyre kanë 90% ujë. Provoni të shtoni këto fruta dhe perime në dietën tuaj që të qëndroni të hidratuar përgjatë gjithë ditës: kastravec, selino, rrepa, speca jeshilë, lakër, kunguj ,lulelakër , patëllxhan ,spinaq ,shalqi, luleshtrydhe ,portokall,  Një studim i bërë në “National Hospital for Neurology and Neurosurgery” doli në përfundimin se ekziston vërtet një lidhje mes ujit dhe dhimbjes së kokës. Studimi thekson që dhimbja e kokës e shkaktuar nga mungesa e ujit përfshin përqëndrim të dëmtuar dhe nervozizëm gjithashtu. Kështu që nëse ndjeni dhimbje koke, konsumoni mjaftueshëm ujë. 9. Banjë detoks për të reduktuar tensionin. Një banjë detoks nuk është vetëm për të pastruar trupin tuaj por gjithashtu dhe për të hequr qafe toksinat e trupit që mund t’ju sëmurin. Për të sjellë toksinat në sipërfaqen e lëkurës suaj, bëjeni ujin aq të nxehtë sa mund të toleroni, dhe më pas qetësohuni në të, ku në këtë mënyrë trupi juaj do të lirojë toksinat.

-Disa mënyra për të fuqizuar aftësitë për reduktimin e tensionit:

-Shtoni një kupë sodë buke në një dush me ujë të ngrohtë. Soda vret bakteriet, lë lëkurën tuaj të pastër e të butë, dhe minimizon irritimin-një produkt që mund ta gjeni lehtësisht në kuzhinë dhe pa kosto të madhe.

-Shtoni vajëra esencialë në ujin e ngrohtë- Janë kaq shumë efekte surprizuese që përdorimi i vajërave esencialë sjell. Zbutja, qetësia dhe efektet qetësuese të këtyre vajërave, sjellin lehtësim të dhimbjes. Provoni livandon, menten etj.

-Shtoni dy kupa uthull molle në një banjo të ngrohtë. Uthulla e mollës tërheq acidin urik të tepërt jashtë trupit dhe siguron lehtësim të dhimbjeve të kyces, artritit dhe dhimbjes së kokës. Uthulla e mollës mund të lehtësojë djegien nga dielli, të vrasë kërpudhat dhe të ndihmojë lëkurën tuaj.

10. Lëvizja

Të qëndroni në një pozicion për një periudhë të gjatë kohë, si të qëndroni përpara tavolinës apo kompjuterit mund të cojë në tension të trupit dhe simptoma të dhimbjes së kokës. Plus le ta pranojmë , shumë prej nesh kalojnë shumë kohë përpara celularit tonë. Ky pozicion sjell shumë presion në qafën tuaj. Nuk është çudi që një pozicion i tillë të cojë në dhimbje të mëdha koke. Një mnëyrë e mirë për ta shmangur është të merrni një pushim cdo 30-60 minuta, bëni pak stretçing dhe lëvizni kokën me lëvizje rrethore. Kjo do të lehtësojë stresin e formuar dhe do t’ju ndihmojë të shmangni dhimbjet e kokës. Të bëni joga është një tjetër mënyrë e mirë për të lehtësuar tensionin e krijuar. Joga qartëson mendjen dhe lehtëson muskujt e tendosur- përmirëson frymëmarrjen, vitalitetin, fuqinë e muskujve dhe është e mrekullueshme për sistemin qarkullues. Nëse ndjeni që një dhimbje koke po afron, provoni disa lëvizje joge për të parandaluar simptomat të përkeqësohen.

Ushqimet për muskujt  në kushte shtëpie

Provojeni pasi funksionin! Penetron thellë në muskuj duke sjellë një ndjesi të butë dhe relaksuese. Koha totale-20-30 minuta Përbërësit:

-1/2 e kupës vaj kokosi

-1/4 e kupës dyll blete i grirë

– 2 lugë çaji pluhur cayenne

-2 lugë çaji pluhur xhinxher ose shafran

-15 pika vaj esencial menteje

-15 pika vaj esencial livandoje

-kavanoz qelqi

Udhëzimet: -Vendosni të gjithë vajërat (përvec atyre esencialëve) në një kavanoz. Vendosni një tigan me dy inc ujë në një nxehtësi të mesme të ulët. -Vendosni kavanozin në tigan dhe lëreni përbërjen të shkrijë. Përziejeni që të kombinohet. Shtoni pluhurin cayenne dhe shafran/xhinxher. Ndërkohë që kombinohet, lëreni të qetësohet më pas shtojeni në vajërat esencialë. Përziejeni mirë. Vendosni përzierjen në një ene për ruajtje të mëtejshme.

error: Nuk lejohet kopjimi!