10 RREGULLA PËR NJË MËNGJES TË SHËNDETSHËM

10 RREGULLA PËR NJË MËNGJES TË SHËNDETSHËM

Shtylla e shëndetit tonë është ushqyerja e shëndetshme. Gjithnjë e më shumë persona po e mbështesin këtë besim. Sipas disa studimeve gjatë jetës sonë ne hamë deri në 60 ton ushqime,një sasi e madhe që e ndajmë mes 3 vakteve ne ditë plus dhe midis vakteve që konsumojmë. Po atëherë përse mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm?

Arsyeja e parë ka të bëjë pikërisht me rendin në të cilin hamë: mëngjesi është vakti parë i ditës. Është vakti parë pas orëve të pushimit të natës. Gjatë gjumit sistemi ynë i tretjes si dhe pjesa tjetër e trupit rigjenerohet. Ky proçes zvogëlon rezervat tona të energjisë,prandaj mëngjesi është  një furnizues esencial për t’u përballur me ditën.

Arsyeja tjetër se pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm është: funksionimi trupit tonë ndryshon gjatë orëve të ditës dhe nates siç konfirmohet dhe nga studiuesit mbi mekanizmat që rregullojnë orën biologjike . Orët e para të mëngjesit janë momenti më i mirë për të marrë sa më shumë lëndë ushqyese. Për më tepër një mëngjes i bollshëm ndihmon dhe në humbjen e peshës.

10 RREGULLAT :

1) MOS E MERRNI ME NXITIM: merrni kohë që të përgatisni mëngjesin dhe konsumojeni atë me qetësi. Organizmi ynë nuk i pranon vaktet e konsumuara me shpejtësi. Nëse nuk keni kohë për të përgatitur mëngjesin ,mund të zgjidhni një produkt praktik por të shëndetshëm!

2) SHMANGNI SHEQERIN: Po flasim për sheqerin e bardhë famëkeq i cili është një helm i vërtetë për shëndetin tonë. Zëvëndësimi më i mirë për sheqerin është sheqeri i kokosit është i shëndetshëm dhr ushqyes.

3) MOS E TEPRONI ME KARBOHIDRATET: Biskotat,briosh,ëmbëlsira të tjera dhe buka kanë hyrë në zakonet tona. Dhe pse janë shumë të shijshme nuk janë aspak të mira për shëndetin tonë. Zgjidhni vetëm produkte me drithëra integrale.

4) PA GLUTEN: Duke folur gjithmonë për drithërat zgjidhni ato pa gluten që janë të lehta për t’u tretur dhe gjithashtu ushqyese si: tërshëra.

5) PROTEINAT: Një mëngjes me biskota dhe kafe nuk lejon që trupi ynë të funksionojë në mënyrën më të mirë. Nevojiten proteinat madje dhe më mirë akoma nëse janë proteina vegjetale. Proteinat vegane janë në fakt më pak toksike për mëlçinë  por mund të na japin të gjithë aminoacidet për të cilat kemi nevojë.

6) KAFE APO JO KAFE: Është pija që shumica e njerzëve nuk bëjnë dot ,por që e mira do të ishte të shmanget veçanërishtë në mëngjes dhe ta konsumoni ate disa orë më vonë. Për në mëngjes zgjidhni një zëvëndësues të shëndetshëm dhe ushqyes të kafesë si Macaccino,zgjidhni një pije pa kafeinë që mund t’ju aktivizoje pa ju shkaktuar ankth.

7) VITAMINAT DHE MINERALET: Sapo zgjohemi trupi ynë është si një ‘makinë e thatë’ kështuqë për ta aktivizuar atë duhet ta mbushim me vitamina,minerale dhe mikronutrient si antioksidantë dhe acide yndyrore esenciale si Omega 3. Fara liri dhe fara chia janë burimet më të mira natyrale të këtyre yndyrnave të mira!

8) QUMËSHTI: Shmangeni qumështin pasi është i vështirë për t’u metabilizuar mund të rëndojë tretjen, kështu dhe të gjithë ditën tuaj. Zgjidhni një qumësht vegjetal për pijen tuaj të ngrohtë.

9) MËNGJESI FAMILJAR: Fillimi ditës me të dashurit tuaj është thelbësor për shëndetin e trupit dhe mendjes. Përbiles sipas disa studimeve tregojnë që konsumimi i ushqimiy vetëm rrit rrezikun e obezitetit ,kolesterolit dhe sindromës metabolike.

10) SHIJE DHE NGJYRA: Mëngjesi para së gjithash duhet të jetë i mirë dhe pse jo i këndshëm për t’u parë. Një mëngjes i shëndetshëm është i shijshëm dhe ushqyes duhet të jetë i kënaqshëm për syrin dhe për shijen.

error: Nuk lejohet kopjimi!