10 RECETA SE SI TË PËRGATISIM PASTA ( MAKARONA) TË FTOHTA

10 RECETA SE SI TË PËRGATISIM PASTA ( MAKARONA) TË FTOHTA

 

Sallatat me makarona ose makaronat e ftohta si dhe sallatat me oriz nuk mungojnë asnjëherë në tavolinat e stinës së verës. Makaronat e ftohta janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe janë të përshtatshme për t’u marrë me vete në punë ,në pushime,etj. Makaronat e ftohta mund t’i përdorim dhe si pjata vegjetariane dhe vegane që mund të shërbejmë për miqtë tanë gjatë një darke në shtëpinë tonë. I përgatisim ato me perime sezonale të ndryshme,fruta të thata,farat e ndryshme dhe erëza aromatike.

1) RECETA UNIVERSALE E MAKARONAVE TË FTOHTA

Nëse jeni fillestarë në kuzhinë kjo është një recetë shume e mirë si herë e parë e përgatitjes së makaronave të ftohta. Për një sallatë me makarona të ftohta gjithmonë të freskëta dhe të lehta kombinoni perime të stinës.

RECETA:

Për makarona përdorni ato integralet
Përsa i përket zierjes së makaronave ato ziejn njësoj si dhe ato të nxehtat,në ujë të bollshëm rreth 1 litër për 100 g makarona,kripa që shtohet gjatë zierjes së ujit. Pas dy ose tre minutave që zien uji shtoni makaronat. Pasi makaronat të jenë bërë ,kur t’i kulloni rekomandohet të vendosen poshtë ujit të ftohtë për të evituar ngjitjen e makaronave.

Përsa i përket përbërësve  këtu mund t’i shtoni gjithçka që sugjeron imagjinata juaj madje dhe kombinimet më të guximshme! Një ide është versioni i makaronave të ftohta me  salmon,avokado dhe rukola. Duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi renditjes së shtimit të përbërësve si përshembull mocarela që kërkon një kujdes të veçantë dhe mos harroni ta kulloni shumë mirë në mënyrë që të evitojmë atë lëngun që krijohet  në fund të pjatës.

Për të shmangur që kjo sallatë të kthehet në një bombë kalorike e pasur me yndyrna ,kini kujdes me vajin dhe jepini më shumë përparësi perimeve. Sasia  e makaronave duhet të jetë e pakët nëse përbërësit janë të shumtë.

2) MAKARONA TË FTOHTA ME PESTO GJENOVEZE DHE POMODORINI

Nëse e dashuroni peston,kjo salcë është e mirë dhe e ftohtë. Përshtatet siç duhet me sallatën e makaronave të ftohta e pasuruar me pomodorini dhe ullinj të gjelbër.

PËRBËRËSIT :

▪400 gr makarona
▪200 gr borzilok
▪1 gotë e vogël vaj ulliri
▪13 lugë djathë i grirë parmixhano
▪4 lugë djath pekorino i grirë
▪4 thelpinj hudhër
▪3 lugë fara  pishe të grira
▪Pak kripë
▪16 pomodorini

Vendosni në zjarr tenxheren e mbushur me ujë për makaronat ndërkohë që prisni që uji të vlojë vendosni në një shtrydhëse 200 g gjethe  borziloku,një gotë me vaj ulliri,13 lugë djath i grirë parmixhano,4 lugë djath pekorino,pak kripë,4 thelpinj hudhra dhe tre lugë arra pishe. Përgatiteni derisa të arrini një masë kremoze,nëse nuk ju del e butë si krem mund të përdorni dhe pak vaj ulliri.

Pasi makaronat të jenë bërë kullojini me ujë të ftohtë ,përzieni vazhdimisht me duart tuaja derisa të jenë plotësishtë të ftohta. Bashkoni makaronat me peston që përgatitët dhe me pomodorinit. Vendoseni në frigorifer dhe konsumojeni të ftohtë.

Ju bëftë mirë!

3) MAKARONA TË FTOHTA ME PJEPËR

Për përgatitjen e makaronave të ftohta me pjepër nuk keni nevojë për ingredientë të gatshëm ,vetëm duhet prerë pjepri në formë kubi. Shtojmë edhe  mocarelën.

PËRBËRËSIT:

▪400 gr ujë
▪1 pjepër
▪200 gr mocarela
▪kripë
▪vaj ulliri

Presim imët mocarelën në kubikë. Pastrojmë edhe pjeprin duke hequr mirë farat brenda. Më pas në një tas të madh përziejmë mocarelën dhe pjeprin . Gjatë kësaj kohe gatuajmë makaronat në ujë të zier  me kripë.
Përziejmë makaronat bashkë me mocarelën, pjeprin dhe pak vaj ulliri . Dhe ja ku është gati për t’u konsumuar.

4) MAKARONA TË FTOHTA  ME QIQRA,ULLINJ DHE DOMATET NË FURRË

Për të përgatitur një pjatë me makarona të ftohta pak ndryshe nga të tjerat mund të provoni këto përbëres : pomodorini ne furrë,qiqra ,ullinj jeshilë ose të zinj per të pasuaruar dietën.

5) MAKARONA TË FTOHTA ME SHAFRAN,KUNGUJ DHE PATËLLXHAN

Nëse jeni vegan ose keni miqtë që keni ftuar vegan për darkë dhe dëshironi diçka të shpejtë për të përgatitur makaronat e ftohta me shafran,kunguj dhe patëllxhan është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.

PËRBËRËSIT:

▪250 gr kunguj
▪350 g patëllxhan
▪1 qepë
▪0.1 g shafran pluhur
▪500 g makarona
▪1 gotë uji
▪Vaj ulliri
▪Kripë

Pastrojmë kungujt, patëllxhanët dhe qepën i presim të gjitha dhe i përziejmë në një tiganë të madh së bashku me vaj ulliri.
Filloni gatuani me zjarr të lartë duke përzier shpesh për 5 minuta,hidhni dhe kripën bashkë me ujin dhe gatuajeni dhe për 10 minuta të tjera. Pasi të jetë gati lëreni të ftohet.

Zieni ujë të bollshëm me kripë dhe shtoni shafranin. Në të njëjtin vend do të përgatiten dhe makaronat. Më pas kullojini me ujë të ftohtë.

Në fund i përzieni të gjitha bashkë ,shtoni pak vaj ulliri. Vendoseni në frigorifer deri në momentin që do ta konsumoni.

6) MAKARONA TË FTOHTA ME KURKUMA DHE  DOMATE TË THATA

Përveç domateve klasike dhe domatet e thata janë një ide shumë e mirë për t’i përdorur në pjatat tuaja. Në këtë recetë të kombinuara dhe me kurkuma pjata juaj do ketë një dukje shumë verore dhe me shumë ngjyra.

PËRBËRËSIT:

▪170 gr makarona
▪6 copë domate të thara
▪70 gr djathë pekorino i ëmbël
▪10 bajame
▪Vaj ulliri
▪1 lugë kurkuma

Zieni makaronat në ujin me kripë ku do të shtoni edhe kurkuman. Përgatisni domatet e thata dhe prisni në kubikë djathin pekorino. Shtoni dhe bajamet bashkë me këto që përgatitët dhe lërini pak me vaj ulliri. Bëni gati dhe makaronat dhe më pas hidhini në tasin ku përgatitët përbërjen dhe lëreni në frigorifer derisa ta konsumoni.

7) MAKARONA INTEGRALE  TË FTOHTA ME MASHURKA DHE ASPARAG

Rukola e freskët për të përgatitur një pesto të lehtë ,mashurka të qëruara dhe ashparag. Gatuani mashurkat e qëruara dhe asparagët për disa minuta në tigan me pak vaj  dhe lërini të ftohen përpara se të fillojmë përgatitjen.

Fillojmë me peston me rukola. Shpëlani mirë rukolën,thajeni dhe vendoseni në një mikser ,shtoni arrat e pishës rreth 50 gr dhe djathin parmixhano me djathin pekorino. Bashkoni hudhrën e qëruar dhe kripë. Filloni t’i përzieni të gjitha bashkë derisa të përfitoni një krem. Ziejmë makaronat integrale në ujë me kripë. I përziejmë makaronat me peston që përgatitëm dhe me asparagët dhe mashurkat e qëruara.

8) MAKARONA TË FTOHTA ME PERIME TË PJEKURA DHE ME SHAFRAN

Për të përgatitur makaronat e ftohta përgatisni perimet e pjekura në piaster. Mund të pjekim speca,patëllxhan dhe kunguj .

PËRBËRËSIT:

▪250 g makarona
▪1 patëllxhan
▪1 qepë
▪1 spec
▪2 kunguj
▪Majdanoz
▪Piper
▪Pak djathë dhie
▪1 bustinë shafran

PËRGATITJA:

Ziejmë makaronat në ujin me kripë . Gjatë kësaj kohe shpëlajmë të gjitha perimet dhe i presim në feta të holla. I pjekim të gjitha perimet dhe pasi të jenë gati i vendosim në një pjatë me pak vaj ulliri dhe majdanoz. Përpara se të kulloni makaronat ruani pak nga uji i makaronave në një tas të vogël dhe shpëlani makaronat dhe me ujë të ftohtë.

Vendosni makaronat në një tas së bashku me perimet e pjekura hedhim djathin përsipër,bustinën e shafranit dhe për ta bër më kremoze shtoni dhe ujin e makaronave që ruajtëm në tasin e vogël dhe përziejeni derisa të bëhet krem.

9)MAKARONA TË FTOHTA ME KUNGUJ, DJATHË DHIE DHE RRUSH TË THATË

PËRBËRËSIT:

▪200 gr makarona
▪Djathë i bardhë dhie
▪1 lugë rrush i thatë
▪Vaj ulliri
▪1 kungull

PËR PESTON:
▪1 tufë borzilok
▪5 gjethe mente
▪1 tufë majdanoz
▪Disa fije qepë e njomë
▪1 lugë arrë myshk
▪2 lugë vaj ulliri

Vendosim në një tenxhere ujin me kripë ku do ziejmë makaronat. I hedhim të ziejnë dhe pak para se t’i heqim makaronat nga tenxherja shtojmë rrushin e thatë.

Ndërkohë përgatisim peston:
I presim të gjitha erëzat që përmendëm më lartë dhe i vendosim në një tas ,i hedhim kripë i përziejmë dhe bashkojmë  arrat e myshkut. Presim djathin në kubikë  dhe grijmë kungullin.

Pasi kemi kulluar makaronat i bashkojmë me peston,shtojmë kungullin e grirë  dhe pak vaj ulliri . E përziejmë ,i hedhim kripë ,piper dhe e lëm të ftohet.

10) MAKARONA TË FTOHTA ME BIZELE DHE  KUNGUJ

PËRBËRËSIT:

▪300 g makarona
▪350 g bizele
▪2 domate
▪2 kunguj
▪Lëvozhgë limoni
▪Majdanoz
▪Vaj ulliri
▪Kripë

Ziejmë bizelet në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta pasi janë gatuar i transferojmë në një tas me ujë të ftohtë.

Presim kungujt përsëgjati në feta të holla dhe i pjekim në një piastër për pak minuta nga secila anë. Kur të jenë ftohur i presim në copa. Në ujin ku ziejmë bizelet vendosim makaronat. Në enën ku do të servirni makaronat hidhni pak vaj ulliri dhe dy copë lëvozhgë limoni. Bashkoni bizelet dhe kungujt ,hidhini kripë i marinojmë për disa minuta. Në një enë tjetër presim domatet në copë të vogla shtojmë majdanozin dhe kripë. Kullojmë makaronat dhe e përziejmë me miksin  e bizeleve dhe kungujve ,më pas shtojmë dhe domatet. Nëse ju del e lëngshme mund të shtoni bukë të thekur.

error: Nuk lejohet kopjimi!