5 keshilla per te filluar nje diete te shendetshme

5 keshilla per te filluar nje diete te shendetshme

Nëse jeni duke ndjekur një dietë, atëherë më poshtë po ju shkruajmë 5 këshilla, që duhen patur parasysh gjatë gjithë kohës. ?

1. Mos lini asnjë vakt pa ngrënë. Është gabim të mos hani p.sh. mëngjes, sepse do të detyroheni të hani në drekë me uri dhe do të merrni shumë ushqim njëherësh. Po kështu, nuk rekomandohet të mos hani darkë.

2. Gjatë ditës duhen ngrënë sa më shumë vakte por nga pak. Pra hani pak dhe shumë herë. P.sh. merrni mëngjesin, pastaj një frut ose kafe në ora 10-11, drekën, një frut pasdite, darkën dhe një frut ose filxhan kos para se të flini.

3. Duhet të bëni kujdes që përveç këtyre vakteve nuk duhet të “çukisni” apo të përtypni ushqime në dukje të parëndësishme si bajame, arra, gështenja, ndonjë biskotë etj, sepse ato përmbajnë kalori dhe pengojnë rënien e peshës.

4. Në rast se ndieni uri të madhe mos hani bukë ose gjëra me sheqer por një vezë të zier ose një filxhan kos, domate, kastraveca, të cilat na presin oreksin dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

5. Ushqimet që duhet të përdorni më shumë në dietën për të rënë në peshë janë: zarzavatet jeshile (si të freskëta ashtu dhe të ngrira e të konservuara), mishi pa dhjamë, peshku, gjiza, veza, qumështi i skremuar dhe kosi. Mund të përdorni dhe fruta por jo më shumë se 2-3 kokrra në ditë.

error: Nuk lejohet kopjimi!